Një incident i rëndë u shmang në “foltoren” e “Nju Gjersit”. Edi Rama në përpjekje për të mbuluar zullumet e Sorosit, kishte marrë avion privat nga Detroiti dhe ishte nisur në drejtim të “Nju Gjersit” për të prishur “Foltoren” e Doktorit. Sapo u mor vesh plani, Muli urdhëroi Qim Pekën të nisej direkt për SHBA për të ndalur incidentin.
Tensioni ishte shumë i lartë, pasi njerëzit dhe mund ta sulmonin Edi Ramën, ndërsa policia amerikane kishte rrethuar vendin për siguri.
Por shfaqja e Qim Pekës i qetësoi gjërat.
Sapo Edi Rama mori vesh mbërritjen e tij u kthye nga rruga dhe shkoi tek shtëpia e Sorosit në New York, i dëshpëruar.
Futja e Ramës në sallë synonte të diskretitonte Doktorin, duke i treguar se ai nuk shkon dot në SHBA dhe për të dëshpëruar demokratët.
Shmangia e incidentit krijoi një atmosferë festive në sallë dhe populli shpërtheu në thirrjet “O Sali o hero, Amerika ty të do”.
I entuziazmuar nga thirrjet, Muli mori deputetin Ruli dhe e pyeti:
-Hë mo zoti Ruli. Si të duket kjo fjalia “O Sali o Hero, Amerika ty të do”.
-Po e mirë më duket mo bir, e mirë. Vetëm se më duket fjali e pambaruar. D.m.th. duhet ta thonë dhe si e do. Se ajo e do, por e do në burg. Mundohuni pak shtojini dhe ndonjë resht.