Nga Vehap Kola
Kur Lulzim Basha riaktivizoi para disa javësh një propozim të vitit 2018 të PD për vettingun e politikanëve, e gjithë klasa politike në sinkron e sulmoi atë si të papërputhshëm me misionin e SPAK.
Edhe Berisha që i kishte bërë thirrje Departamentit të Shtetit më 30 korrik të këtij viti për të detyruar Edi Ramën të pranonte vettingun e politikanëve, e konsideroi atë pisqollë politike të Lulzim Bashës.
E njëjta histeri unanime pasoi edhe paralajmërimet e Bashës për përfshirjen e dispozitave për luftën ndaj oligarkisë në këtë propozim. Argumenti bashkonte sërish Rilindjen me Foltoren: kjo është një nismë marksiste, anti-biznes, anti-sipërmarrje. Veçanërisht nga Foltorja vinte akuza se kjo ishte një gjobëvënie ndaj bizneseve, siç i quajnë ato oligarkët e lidhur mish e thua me qeveritë, të vjetrat dhe të rejat.
Ndërsa raporti i Edi Ramës me oligarkët është i qartë – ndarje e parave të buxhetit dhe liçensave e konçesioneve -, avokatia e Foltores për oligarkët në këtë situatë kur asaj i duhet aq shumë pastërtia morale, është interesante.
Në seancat e saj dy herë në javë, Foltorja nuk bën asnjëherë thirrje për pastrimin e opozitës nga korrupsioni dhe të korruptuarit. Për Berishën, nëse ka të korruptuar në opozitë, ata janë të gjithë me Lulzim Bashën. Ndërsa në shkallët e Foltores dhe prapa kuintave të saj, nuk ka korrupsion, e për pasojë, as nuk është e nevojshme të kërkohet çlirim prej tij.
Të gjitha këto cedime të Foltores në raport me korrupsionin në radhët e saj dhe oligarkinë prapa saj janë të lidhura me nevojën që ka ajo për financim. Asnjë transparencë nuk është parë e nevojshme të bëhet për financimet që merr Foltorja. Dhjetëra salla që janë marrë me qira, mijëra kilometra udhëtim me eskortë dhe shpenzimet shoqëruese të këtyre aktiviteteve kanë një kosto.
Si të mos mjaftonte kjo, eksponentë të saj kanë njoftuar se do ta organizojnë të ashtuquajturin kuvend të tyre në stadiumin “Air Albania”, qiraja e të cilit për një ditë varion nga 50 mijë në 100 mijë euro. Ndërkohë në media kanë dalë edhe pjesë nga materialet e dosjes së pjesëmarrësit, që për 7000 e kusur vetë që do të përgatitet ka një kosto të konsiderueshme.
Kush i paguan këto kosto? A ka ndonjë mënyrë transparente për t’i mbledhur këto fonde? Si kontabilizohen veprimet e tilla ekonomike, përfshirë prodhimin në vlera të konsiderueshme apo dhurimin e tyre, kontratat e qirave dhe faturat e shtrenjta të organizimeve të tilla?
Shumë pyetje kërkojnë përgjigje nga opinioni publik dhe nga demokratët për mënyrën se si u majis dhe po mbahet gjallë me fonde një lëvizje politike anti-opozitë nga ata që u shpallën non-grata nga ShBA për korrupsion dhe pengim të drejtësisë dhe përkrahësit e tyre.
Mediat e mëdha si Wall Street Journal, Reuters, etj kanë njoftuar ditët e fundit se Presidenti Biden do të vijojë ashpërsimin e masave ndaj njerëzve të korruptuar me masa shtesë që synojnë të mbyllin shtigjet e pastrimit të parave të korrupsionit. Kjo nënkupton se bizneset e lidhura me këta politikanë të korruptuar do të vuajnë sanksione të rënda nga ShBA dhe sistemi financiar ndërkombëtar.
Kjo javë do të jetë intensive për zhvillimrt që lidhen me këtë temë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh të premten se Thesari amerikan do të ndërmarrë një varg masash për të shpallur individët e përfshirë në veprimtari malinje që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike nëpër botë, përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe shkeljen serioze të të drejtave të njeriut.
Këto fraza janë familjare për publikun shqiptar dhe është e lehtë që kushdo të bëjë lidhjen me ata që targeton ky varg masash. Por derisa ato të jenë bërë publike, për shqiptarët do të jetë e paqartë se kush e financon Foltoren e Sali Berishës dhe ish-ministrave e ish-drejtorëve të tij.
O shoku, ku pjerdh për lekë ky gerdalla,por do bjer me komt e veta mrena, se do thelloj korupsionin me ato qe thu ti. Leku leter heu bre….
Po për pastrimin e parave në Tiranë ku i jep lejet Lali Eri a ka korrupsion ? Pse nuk flet asnjë media për këtë përfshirë Temën ? Apo vetë ju financohen i nga Soros ??
Mjaft u hap bythesh Armina… le te shtrengoje rripin( jo Shkelzenin) dmth llastikun e brekeve?qe i duhet ti veshe ?
Ore Beni! Sa i mençem qe je.Ku i di ti gjithe keto gjera? Ti i di vete apo ti thot ndonje tjeter si puna e Sali Berishes me “njeriun dixhital”.Bravo je tip i zgjuar.
Salih Vuk Berisha- per sa e kam ndjekur veprimtarine politke, ekonomike dhe ushtarake te tij-
eshte koka e agjentures serbe ne Shqiperi dhe eshte i lare me flori nga National Bank of Serbia.
Ja jep gratis Armando Duke.Ne fund te fundit prone e tij eshte stadiumi.
Është e habitshme se si për 30 vjet rresht Berisha operon si i papërgjegjshëm për gjithçka dhe e ka kthyer në normale këtë lloj sjellje. Berisha i lejojnë vehtes pa ja bërë syri tërr ato për të cilat kundërshtarëve dhe armiqve të supozuar ju shkul dhëmbët kur i bëjnë. Kurrë nuk mund të gjesh armik më të madh të së ligës sa Berisha, por vetëm kur e bëjnë të tjerët, sepse kur e bënë vet ajo nuk mund të quhet më e ligë.Ky fakt përbën bazën e pandëshkueshmërisë në këtë vënd, goditja më e madhe që i është bërë bazës së sistemit demokratik, drejtësisë. Lirinë që gëzon Berisha për të bërë çfarë të dojë në këtë vënd dhe të mos i hyjë gjëmba në këmbë do t’a kishin zili edhe të çmëndurit në një çmendinë, vëndi ku liria lulëzon më shumë se kudo gjetkë.
Duka i krimit do e mbuloje se eshte mik i Metes, Bashkim Ulaj, Stresi, bodigardet hajdute e kriminele te sales, Muli, Pollo, Shehu i prasit, Mediu,boronicat e zenit, TV Sy-derri, Aqif Rakipi, te tjere t i shtoni vete
Si varioka nga 50 ne 100 mije euro cmimi mor debil?
Cmimi eshte kaq ose aq, shkerdhate i qelbur, pleher.
Sinqerisht e kam thënë që në mitingun që bëri meta si president e deri tek foltoret e para të berishës. As nuk ju bën përshtypje ose s’kanë bythë as SPAK e as prokuroria e tiranës. Janë shuma maramendëse që paguhen të blsh llogari deri tek makinat e tek sallat e drekat, plus atyre qe u duhet të firmosin. Berisha po ju bën karshillëk të hapur, tani kë të besojmë berishën apo SHBA. Nëse dikush do kishte sharë komshiun sot do ishte i ndjekur penalisht. Ndërsa berisha bëri atë që ngriti avionët me gaz helmues për në jug, nxori tanket për në jug, e u vranë në bulevard, e u hodh në erë një fshat i tëre, thonë nuk ka prova. Jemi skordancë me drejtësinë, ku po inkurajojnë dhe një rrëmujë tjetër ku pasojat janë për popullin e thjeshtë, ku gjithmon si gjithmon. Me çpo shikojmë duket se ky shtet qënka i përlyer aq sa as amerika si bëka derman. Plehra nga do që të besosh.
Shume e thjeshte ! Komisioni organizator i kuvendit mbase ka hapur nje zyre finance ose kuti per kontribute ku anetaret e kuvendit hudhin leke ! Jane 5000 delegate . ….
“Beni”!
Per lejet e ndertimit ka nje ligj te miratuar nga Parlamenti Shqiptar qe ne vitin e larget 1993 dhe i ndryshuar ( kupto i permirsuar ) disa here ne baze te zhvillimeve dhe problematikave te kohes, pra nese ka nje vend mjaft te dukshem nqs ka abuzime, eshte pikerisht vendimi per dhenien e lejeve te ndertimit dhe se asnje kryetar bashkie nuk ka mundesine te dale jashte ligjit se perndryshe, duke qene se ndertesa ngrihet mbi toke, pra eshte e dukeshme, menjehere duket abuzimi dhe Gaz Bardhi, Ylli Manjani, Jorida Tabaku dhe gjithe lukunia qe jane gati si ata qente para dyqanit te mishit, do ta kishin çuar ne ferr “lali” Erin qe na qenka bere “latifondisti” i Tiranes dhe se po zapton çdo hapsire per te ngritur çdo “oligark” nje pallat.
Dhe kujdes me kete emer “Soros” se djalli nuk eshte aq i keq sa thote baca Saleh dhe ish kryeprokurori Tik Dhalla.
“Beni”, kap “rrenjen”, mos kap “kemben”.
Foltoria e pakontrolluar financiarisht e Berishes trigonometry se ne nuk kemi qeveri qe qeverise por nje qeveri qe livadhise. One qe financon destabilizimin e partise demokratike me paret e buxhetit te shtetit.Nje gjyqtar denote per nje uje dollars ndersa nje deputed he’d migrated dollars dhe shteti me structural e kalbura te tij ben sehir.Kaq go around e konsiderojne kete po pull taksapagues?