Balla shkon në SHBA me Kodhelin, Naçon dhe Hysenin: Duhet t’i konkretizojmë marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve

6 Dhjetor 2021, 16:16Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington, ku po mer pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në forum po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë.

“Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. “Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Washington????FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej cështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite. ?????

3 komente në “Balla shkon në SHBA me Kodhelin, Naçon dhe Hysenin: Duhet t’i konkretizojmë marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve”

  1. suati says:

    I bete eurot e shtetit bileta avjonesh e djeta te majme nderkohe qe jemi vendi me i varfer ne Europe…

  2. Anes Vjose says:

    Te shkoje Taulanti (ka studiuar ne universitet prestigjoz) Mimi dhe Nasipi OK, por te shkoje nje dallaveraxhi dhe as deputet qe nga kambist drejt e ne washington DC si Alket Hyseni eshte turp, per Albanian por edhe per PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje