Për ata që pyesin “ç’punë kanë amerikanët me ne” dhe pse SHBA “është” me Ramën?

6 Dhjetor 2021, 11:33Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

E kam ndjekur shpeshherë Ambasadoren amerikane Yuri Kim të ftojë dhe të ulet në kafe me gazetarë të ndryshëm. Nuk e kam kuptuar kurrë kriterin e përzgjedhjes dhe të preferencave të saj mediatike. Janë preferencat e saj, të vendit që përfaqëson apo është e ndikuar nga lobingje të caktuara?

Ndoshta është e shitur te Rama dhe Basha! Ndoshta jam përfshirë në listën e pritjes, që të shpallem ‘non-grata’! Prandaj për të mbrojtur në kohë dinjitetim tim vendosa ta shpall unë i pari të padëshirueshme ambasadoren amerikane për të ndarë një kafe me të deri në largimin e Biden, ndonëse e di mirë që ajo në Tiranë erdhi me firmën dhe me pëlqimin e Trump.

Gjithsesi, muhabet kafenesh!

Pas rrëzimit të komunizmit, në mungesë të institucioneve ligjzbatuese të pavarura që nuk u ngritën kurrë, ose u krijuan sa për sy e faqe siç thotë populli, institucione që u ngritën për arsye të panjohura nga ata që u tallën me shqiptarët dhe demokracinë që iu premtuan atyre, ekuilibrat e shtetit shqiptar për të shmangur kaosin e mundshëm shtetëror po i mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto ekuilibra ndoshta nuk do të kenë më nevojë për ndërhyrjet e SHBA-ve dhe të vendeve të tjera partnere në çështjet tona të brendshme, kur të jenë ngritur dhe të jenë vënë në funksionalitet të plotë institucionet e reja ligjzbatuese dhe të pavarura të drejtësisë.

Prandaj shumë nga ata që pyesin se ç’punë ka veçanërisht më shumë SHBA-ja, më pak Europa me Shqipërinë dhe kombin tonë, për të marrë përgjigjen e duhur të njëjtët duhet të pyesin më mirë veten: Ç’punë kishin ato me Shqipërinë dhe Kosovën, gjatë trazirave të ’97 dhe luftës për liri të shqiptarëve ndaj Serbisë?

Vetëm Milosheviçi ngriti të njëjtën çështje para se te ndërhynin me forcë SHBA-të dhe dihet tashmë fati i tij.

Siç e dimë, për 50 vite me radhë as SHBA dhe as Europa nuk u lejuan të përziheshin me punët e brendshme të Shqipërisë, atëherë kur vendin tonë e drejtonte me ‘dorë të hekurt’ Enver Hoxha.

Që kur nisi Reforma në Drejtësi, një projekt i pastër amerikan, opozita ndryshe nga qeveria ka qenë, ose e rezervuar që nga dita e parë e miratimit, ose ka dalë hapur kundër saj.

Është ky fakti pse SHBA ka anuar gjithmonë nga qeveria, që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet. Perëndimi nuk bashkëpunon me ‘forca të errëta’, të cilat bien ndesh me politikën e tyre të jashtme. SHBA ka edhe inteligjencën e mjaftueshme për të identifikuar në Shqipëri, Ballkan, Europë, dhe më gjerë, në çdo kontinent tjetër të rruzullit çdo faktor politik, individ, apo organizatë, që bie ndesh me aspiratat e saj.

Kushdo që mendon të kundërtën e kësaj është i lirë t’i bindet teorive të shumta të konspiracionit, aq sa të mund të besojë se shtetin më të fuqishëm në botë e udhëheqin dhe e çojnë në rrugë të gabuar individë për ndonjë inat personal që kanë me ‘legjendarë imagjinar’, siç u besojnë fëmijët përrallave.

Opozita e djeshme, që ishte e dyzuar ose kishte dalë kundër reformës, ndryshon për këtë arsye nga opozitarizmi sot. Ajo aktualisht drejtohet nga Lulzim Basha, i cili me përjashtimin e Berishës dhe me distancimin nga Meta, i është përgjigjur pozitivisht politikës amerikane, për t’u tërhequr nga skepticizmi pa arsye ose kundërshtitë e deritanishme të opozitës karshi reformës. Por jo vetëm!

Kështu, Reforma në Drejtësi përveç mbështetjes së pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahjes së vazhdueshme të Bashkimit Europian, për të mos patur kthim pas, ka garantuar në favorin e saj edhe dy nga faktorët kryesorë të politikës shqiptare, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

A mund të ndalet reforma dhe rrezikohet stabiliteti i vendit nga ndonjë revolucion paqësor, i dhunshëm apo sido që të jetë ai? Kurrë! SHBA mund të ndërhyjë në çdo kohë ushtarakisht edhe sikur Rama dhe Basha të dalin nesër kundër projektit amerikan. Mjafton që ata të vlerësojnë se po cënohet siguria e rajonit tonë.

Ndonëse Ilir Meta është deklaruar publikisht kundër Reformës në Drejtësi, as kreu i shtetit nuk po e ndal dot atë. Emërimet e fundit me short të anëtarëve të KED u kryen në Presidencë, në prani, por edhe në heshtje të plotë të presidentit. Nga ana tjetër ato tërhoqën menjëherë vëmendjen nga distanca të ambasadores Yuri Kim, e cila përshëndeti me entuziazëm ngritjen dhe funksionalitetin një e nga një të institucioneve të reja të drejtësisë.

Kaq mjafton për të kuptuar se të pafuqishëm janë krerët e shtetit shqiptar karshi politikës amerikane dhe sa të parëndësishëm janë të tjerë, të cilët nuk gëzojnë asnjë pushtet.

Fakt është se pas ’97 dhe luftës për çlirimin e Kosovës po shihet gjithnjë e më qartë prezenca aspak normale amerikane në Tiranë dhe Prishtinë. Nuk është një prezencë e zakonshme.

Themi aspak normale, sepse vështirë të gjendet një tjetër vend në Europë, ku SHBA-të luajnë një rol kaq imponues dhe vendimtar.

Megjithatë për një vend si yni kjo prezencë është jo vetëm normale, por edhe e domosdoshme.

Prezencën në Tiranë e Prishtinë si dhe domosdoshmërinë e saj Europa Perëndimore e kupton shumë mirë. Prandaj nuk guxon askush ta përmendë dhe jo ta kundërshtojë, pak rëndësi ka nëse ndonjë vend tjetër si Franca mund të fshehë pak xhelozi. Pse nuk ka dalë ndonjë ambasador tjetër në Tiranë, që të shprehet kaq hapur dhe të jetë po kaq imponues ndaj faktorit politik në vendin tonë?

Janë ndërruar gjatë 25 viteve të fundit disa qeveri në Tiranë dhe Uashington, por thuajse asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. As Nano, as Berisha dhe as Rama, nuk e kanë ndalur, as nuk e kanë dobësuar dot rolin Amerikan në Shqipëri. Ky rol ka qenë i unifikuar si kudo në botë, pavarësisht nëse pushtetin e kanë pasur Republikanëve apo Demokratët.

Ambasadorët Amerikanë as i kanë emëruar, as i kontrollojnë dhe as nuk mund t’i shkarkojnë dot politikanët tanë. Pretendimi politik se ambasadorët e huaj të cilët përkrahin qeverinë nuk përfaqësojnë vendin e tyre, por janë të manipuluar nga individë dhe lobingje të caktuara, bëhet me qëllin të caktuar për të gënjyer ose veten, ose elektoratin.

Çdo politikan dhe analist shqiptar ka ende kohë të gjejë qoftë edhe një ambasador, apo diplomat të çdo vendi tjetër të huaj në Tiranë, që të shprehë sikurse ai, qoftë një dhe vetëm një rezervë të vetme për Reformën në Drejtësi. Është kjo reformë që bën diferencën me politikën Perëndimore prej vitit 2014. Nëse ndokush i ka dalë asaj kundër dhe më tej sheh se ka të gjithë botën kundër ai politikan duhet të kuptuar se mund të jetë i izoluar botërisht.

E kemi dëgjuar shpesh Yuri Kim dhe paraardhësit e saj të injorojnë faktorët e padëshiruar, kur thonë se SHBA raportin dhe miqësinë e saj e ka me popullin shqiptar. Për të provuar të kundërtën, sikurse ndonjë politikan pretendon indirekt se ka përkrahjen e shumicës së shqiptarëve nuk përkrahin masivisht SHBA-të, të kërkojë dhe të zhvillojë një referendum. Megjithëse nuk dihet pse po të njëjtët politikanë ia hoqën ligjërisht popullit të drejtën e referendumit!

Prandaj çdo gjë tjetër është parrallë. SHBA paralelisht me institucionet e reja të drejtësisë do të investohet për një opozitë të re në Shqipëri, që demokracia të ketë kuptim dhe zhvillim normal.

Lulzim Basha u rreshtua së fundmi me frontin e duhur jo për të fituar, por për mbijetesë, duke e kapur situatën në kohë ndonëse me shumë vonesë. Ata opozitarë që po e kundërshtojnë dhe po e tallin sot, do t’i bashkohen nesër kur të mbeten edhe më të pashpresë.

“Nuk shoh se mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot” – ka thënë Henri Kisinger. Kështu që opozita institucionale e Bashës është e garantuar nga partneriteti Amerikan, të paktën deri në vitin 2025. Ajo mund të jetë e kërcënuar nga ndonjë lëvizje e re e mundshme e paprovuar në politikë, nëse Basha dështon sërish përballë qeverisë. Distafat e së kaluarës nga opozita nuk ishin vetëm të Bashës, por edhe të atyre që e mbështetën dhe e votuan sërish pas 25 prillit.

Sharl De Gol e ka thënë bukur: Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme.

12 komente në “Për ata që pyesin “ç’punë kanë amerikanët me ne” dhe pse SHBA “është” me Ramën?”

  1. "BOHOTINA" says:

    Aranit, jam plotesisht dakort me ty… analize e sakte

  2. biks says:

    Kete pyetje e bejne vetem shpellaret…..
    Amerika eshte lokomotiva e botes dhe ne jemi te privigjiliduar qe na perkrah….

  3. kasemi says:

    Mire mo Adriatik, mire.
    Me sa po kuptoj qenka arsyeja kryesore reforma ne drejtesi.
    A e ke degjuar ate shprehjen, qe gjendet ne gjithe gjykatat : Drejtesi e vonuar, drejtesi e munguar?
    A e din ti se sot ne gjykate te apelit Tirane jane 6 gjygjtare, dhe gjykohen dosjet e vitit 2016? pasi dosjet bejne varavinga nga nje gjygjtar te tjetri, pasi gjygjtaret ikin nga vetingu, japin doreheqjen, hiqen apo e kane mendjen te vetingu.
    Po numri i dosjeve ne gjykate te larte qe presin te gjykohen a ke informacion sa eshte?
    Po qe vetingu ne vleresim ka patur standarte te ndryshme, per fenomene te njejta e din?
    Po a keni pyetur ndonjehere znj. Kim si funksionon ne shtetin e saj drejtesia?
    A ka sado pak ngjashmeri me reformen tone?
    Njerzit pothuaj kane humbur besimin ne zgjidhjen e problemeve te tyre ne gjykate.
    As nje vend tjeter europian nuk ka bere reformen tone, tek ne si njerez te botes se trete, eksperimentohet gjithcka.

  4. shelegura says:

    VETEM DHE VETEM SHBA MUNT TE NA SJELLE NE MBROTH NE SHPELLARET OSE ( SALI ENVER JEMI GATI KUR DO HER).

  5. Teli says:

    Mire iliri dhe Sala se paskan dashur Reformen (megjithse iliri ishte ai qe beri qe votimi te ishte unanim) , po Populli more adriatik qe nga sondazhet doli qe nuk i beson apo kane inat me KIM in ???
    E te thuash se ne Amerike nuk bejne pune lobingjet atehere ti qofsh mor mik.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Kasëm, ose Teii, sepse duket që je i njëjti njeri që ke bërë komentet, a mund t’ më thuash se si e quajnë autorin? Sepse një hajvan i klasit tënd, që nuk di as të lexojë, të bëjë polemikë me njërën nga penat më llogjikë që shkruajnë në këtë gazetë, kjo vërtetë është për të luajtur nga vëndi.

  6. Veritas says:

    Po mire mor Kasemi djali, sipas llogjikes tende meqe ringritja e sistemit te drejtesis kerkon nje rexim te struktures ekzistuese cka krijon nje vakum rrjedhimisht nje vones neper sallat e gjygjeve te mos kryhet asnje here kjo ringritje -Te vazhdojme me gjygjtare te korruptuar me 6 muaj shkoll te plepat qe zbatojne drejtesi kundrejt valutave monetare nen tavoline ose ne baze te interesit te udheheqesit se tyre shpirteror (ne rastet e ceshtjeve madhore) dhe jo ne baze te fakteve dhe te vertetes!!
    Pa vetingun ne drejtesi sala, meta dhe oboret e tyre perkates do siguronin trashgimin e korrupsionit ne kohe, do siguronin nje te ardhme shume te gjate plot sukses per aferat e tyre!!!!

    Dhe kjo sepse ne kundershtim me aktualitetin tone ketu asnje vend europian nuk ka vonesa te tilla ne sallat e gjygjeve !!!

    Njerezve qe i perkasin llogjikes tende duhet ti revokohet e drejta per te votuar!!

  7. Veritas says:

    Teli nese nje politikan si edi rama qe ka shume me pak vite ne politike se saliu arin te loboj me fuqishem se saliu dhe meta bashk ne politiken e jashtme te nje superfuqie nga cdo aspekt, nder te tjera dhe superfuqi inteligjence boterore. Madje lobimi te arij deri ne piken ku te genjehet ky shtet superfuqi dhe te veproj me padrejtesi(non grada) ndaj nje politikani te ndershem sic do doje te ishte sali qeni do thot qe:

    1. SHBA nuk eshte realisht superfuqi
    2. saliu eshte nje politikan naiv qe nuk na dika te loboj per te mbrojtur te verten dhe nderin e tij dhe te familjes se tij!

    Asnjera nga dy pikat me lart nuk rezultojne te verteta ndaj ti besosh vertet teoris tende ti qofsh or mik!

  8. Varja says:

    E paska pi Barin e Sals, ky kazanzi i panjohur!

  9. Histori dhe tradite says:

    Fatkeqesisht deri sa te shterngohen e te vijne ne vend vidat e trunit tone, keshtu zvarre do te terhiqemi ndoshta edhe ndonja njeqind vjet te tjere, duam gjithnje nje tutor mbi krye. Per mendimin tim dy jane shtetet qe na kane per zemer, SHBA per interesat e veta gjeopolitike dhe Turqia per shkak te historise me 37 kryeministra shqiptare. Kurre nuk duhet te shkeputemi nga to.

    1. antiturku says:

      Ike ore pirdhu , megjithe Turqi . Nuk thua Evrope , po na kujton Turqine , haron erresiren 500-vjeçare . Te dhjefsha mu ne 37 kryeministra plehra , qe nuk u kujtuan kurre per popullin e tyre , qe jetonte akoma ne rrendin primitiv dhe kishte filluar t’i rritej bishti nga prapambetja , kur fqinjet ishin ku e ku me perpara .

  10. John says:

    Ka shume debile si puna e ketij komentuesit “Kasem”, qe nga emri qe ka zgjedhur eshte nje ” Kasem” i vertete. Dosjet jane bere kala jo per faj te amerikaneve apo Europes, as per faj te reformes ne drejtesi. Ato jane bere kala nga politika e qelbur e korruptuar shqiptare duke filluar nga krye krimineli Sali Berisha dhe me radhe te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje