Vdekja e senatorit amerikan, ambasadorja Kim: Do mbahet mend për shërbimin në Shqipëri

5 Dhjetor 2021, 20:30Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidati për president amerikan Bob Dole.

Kim shprehet se ai ishte një patriot i vërtetë amerikan duke theksuar se jeta e tij do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës. Postimi i tij i fundit në Twitter lidhej pikërisht me të.

4 komente në “Vdekja e senatorit amerikan, ambasadorja Kim: Do mbahet mend për shërbimin në Shqipëri”

  1. Dardan says:

    Senatori Bob Dole u prehte ne paqe, ndersa Sali Berisha u pervelofte ne ferr!

  2. american16al says:

    Bob Dole me sherbimin ne te miren e USA eshte vertet hero po ashtu nje mik i ngushte i shqipetareve, ngushellime per te dhe ju preht shpirti ne qetesi!

  3. Zaho says:

    Nderime dhe resekt per Bob Dol miku i shqietareve dhe mik i lobit shqipetar Joe dioguardi

  4. albaniafirst says:

    Bob Dole do mbetet ne kujtesen e shqiptareve si nje mik i sinqerte dhe filo-shqiptar i madh.
    U prefte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje