Terror me kallash në një lokal, shpallet në kërkim nipi i deputetit të PS dhe dy shokët e tij

6 Dhjetor 2021, 10:22Politika TEMA

Nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është një prej te personave të armatosur me kallash, që rreth tre javë më parë terrorizuan klientët një lokal në Zejmen të Lezhës.

Sipas policisë, Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve.

Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

“Nga teresia e veprimeve hetimore dhe veprimeve profesionale proaktive, ka rezultuar se autoret e ngjarjes se ndodhur ne date 13.11.2021 jane shtetasit Roan Brahimi, Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi”, bën me dije Policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore policia ka zbuluar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi, këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar).

Njoftimi i Policisë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të armatosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar).

Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

4 komente në “Terror me kallash në një lokal, shpallet në kërkim nipi i deputetit të PS dhe dy shokët e tij”

  1. Muli Noka says:

    Surrat m*ti paska ky Rrahja.
    Sikur e ka te shkruar ne ball BIR K*URVE

  2. Sara says:

    Malokeri hesapi.

  3. kur do zere mend njeriu says:

    Deputeti nuk ka nip me ligjet e reja demokratike ku ne dokumentet zyrtare nuk shkruhet as emri babait e nenes; si mund te kete nip deputeti dhe te jete dajo apo xhaxha kur nuk ka qene e shkruar as dikur?! Jetoni me dokumenta te kohes e jo me zakonet e te shkuares sipas nevojes. Behuni korrekt se Saliu shpetoi nga atesia tani.

  4. Velo says:

    Për këtë tipin Rrahman Rraja ka vite që dëgjojmë çudira, si është e mundur që paska qenë i lirë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje