3 doza të vaksinës Pfizer janë efektive kundër Omicron

8 Dhjetor 2021, 16:57Bota TEMA

Doza e tretë e Pfizer arrin të neutralizojë variantin Omicron, sipas një njoftimi të kompanisë Pfizer Inc dhe BioNTech.

Në njoftimin e tyre të parë zyrtar për efektivitetin e vaksinës së tyre kundër Omicron, pas testeve fillestare laboratorike, BioNTech dhe Pfizer raportuan se të dyja dozat e vaksinës prodhonin më pak antitrupa, megjithatë doza e tretë e vaksinës rriti nivelin e antitrupave 25 herë më shumë.

Dy kompanitë,  cituan gjithashtu nëse është e nevojshme mund të zhvillojnë një vaksinë në mars të 2022 – që do të synojë në mënyrë specifike variantin Omicron. CEO i Pfizer, Albert Burla, tha: “Është e qartë nga këto të dhëna paraprake se mbrojtja rritet pas marrjes së dozës së tretë.”

Ai gjithashtu i bëri thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të marrin dozat e treta sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë transmetimin e Covid.

2 komente në “3 doza të vaksinës Pfizer janë efektive kundër Omicron”

  1. Mario says:

    Jo po 15 doza. Kjo nuk eshte me per efektivitet, por per te bere miliarda sic jane bere deri me tani nga keto kompani.

  2. Karagjozet e fundit te diteve te fundit says:

    Mario palla Mario palla – fatkeqesisht na duhet ta ndajme njekohesisht kete bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje