Ofensiva e SHBA kundër korrupsionit, jo vetëm Berisha: Sanksione dhe shpallje “non grata” për 11 zyrtarë të tjerë

9 Dhjetor 2021, 17:40Politika TEMA
Ofensiva e SHBA kundër korrupsionit, jo vetëm Berisha: Sanksione dhe

Një ditë pas sanksioneve të shpallura ndaj individësh të ndryshëm në disa vende të botës, SHBA tregoi edhe njëherë se e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari amerikan Anthony Blinken paralajmëroi sanksione të tjera ndaj 11 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë për përfshirje në akte korruptive.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Blinken.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja në Departamentin e Thesarit vendosi sanksione një ditë më parë sanksione ndaj 16 personave dhe 12 entiteteve të ndryshme të përfshirë në aktivitet kriminal në vende të ndryshme të botës mes të cilave dhe organizatën e kriminelit serb Zvonko Veselinoviç, e cila operon kryesisht në veri të Kosovës.

6 komente në “Ofensiva e SHBA kundër korrupsionit, jo vetëm Berisha: Sanksione dhe shpallje “non grata” për 11 zyrtarë të tjerë”

  1. Dashnoret e Meros says:

    Mos trëmb shoku Mero. Edhe kësaj rradhe nuk e ka me ty. Për çdo rast konsultohu me Benetin ku I ka fshehur lekët ai. Dhe nxito ti fshehësh. Lër vetëm pjesën për viagra në bankë. Kanë ardh ca gazetare fshati të freskëta. Sqetullat I kanë të virgjëra.

  2. Don Damiani qe se rrun per Ty says:

    aman mos DonDhamjanin vetem ate jo
    Pirdhuni edhe ju legena

  3. lani says:

    THANK YOU AMERICA ??????

  4. artiles says:

    Nga Shipëria janë këta 11 zyrtarë që do shpallen ” non grata”??!!

    Se po qenë nga vende të tjera, s’na intereson shumë!

  5. Ideali says:

    Njembedhjete??? Njemije e njembedhjete, po. Bashke me mendian dhe shtypin e Tiranes. Lepires, xhepaxhinj dhe horra.Kaq. Po dhe ky Anthony si idiot me duket Produkt i sjkollave te Sorosit me bla bla bla qe perkthehet kap a t kapesh. O te mjere, kur e keni fundin???

  6. PATRONAZHISTI says:

    Lufta kunder korrupsionit nuk mund te realizohet vetem nga SHBA-ja sado e sakte te jete.Eshte drejtesia e cdo vendi qe duhet te flase.Kjo si ne rastet Berisha,Dako,Llalla e te tjere duhet te flase,ndryshe thjesht kemi nje ze te fuqishem qe flet dhe ata qe duhet te flasin heshtin.Drejtesia duhet te flase .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje