Nga Adriatik Doçi
Sali Berisha do të mbajë nesër ‘Foltoren e Madhe’ në ‘Air Albania’, arenën e madhe të shqiptarëve, duke finalizuar aksionin për rrëzimin e Lulzim Bashës dhe si kulmim i reagimit ndaj goditjes që mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpalljen non grata në 19 maj 2021 si i korruptuar, shantazhues dhe minues i demokracisë. Aksioni i Sali Berishës është karakterizuar nga një sagë me gënjeshtra të ripërsëritura dhe sidomos nga misteri i burimit të parave për mbulimin e 27 foltoreve, eskortës, truprojave, karburantin, fushatës publicitare, avokatit francez etj.
‘Foltores’ i janë bashkuar kryesisht ish-ministra dhe ish-drejtorë të qeverisë Berisha me dosje dhe rekorde abuzimesh, ish-klientë dhe përfitues të pushtetit të tij, personazhe që u ndalohet hyrja në SHBA, biznesmenë kontroversë dhe një rreth nostalgjikësh pensionistë. Aksioni politik i Berishës kundër SHBA, ‘birit të tij’ politik dhe reformës në drejtësi është karakterizuar gjithashtu nga ekspozimi i luksit, përmes makinave luksoze që kanë shoqëruar Sali Berishën.
Shqiptarja.com sjell sot në vëmendje vlerën e deklaruar të vetëm disa prej makinave, në pronësi të personazheve që janë rreshtuar me ‘Foltoren’. Deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të ‘Foltores’ lëviz me një makinë tip ‘BMW’ me vlerë 40 mijë euro, ndonëse ka përfituar një kredi të butë nga shteti si i pastrehë.
Deputetja Albana Vokshi, e rreshtuar në krah të ‘Foltores’, lëviz me një makinë tip ‘Land Rover’ me vlerë të deklaruar 47 mijë euro. Vetë Sali Berisha lëviz me një Benz luksoz, S 500, prodhim i vitit 2012 me të gjitha opsionet, benzinë, me targë AA932HV, me vlerë 111 milionë lekë. Këtë makinë Berisha pretendon se ia ka blerë Partia Demokratike në vjeshtën e vitit 2013, pasi doli në opozitë. Edhe pse kanë kaluar 8 vite, ende nuk dihet burimi i parave me të cilat është blerë makina për Berishën.
Ndërkaq, i biri, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar dy makina 85 mijë euro dhe 18 mijë euro. Ndërsa Argita ka deklaruar disa makina, një prej të cilave 58 mijë USD. Genc Pollo dhe Edi Paloka, dy mbështetës gjithashtu të zjarrtë të ‘Foltores’, kanë blerë në Gjermani makina me vlerë 29 mijë dhe 25 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Vlera e automjeteve të tyre, pas ardhjes në Shqipëri, është më e lartë.
Deputeti Tritan Shehu, deklaron dy makina ‘BMM X5’ dhe një makinë me ‘BMË X3’ me vlerë dhjetëra mijëra euro. Djali i Fahri Balliut, Klevis Balli, ish deputet i PD-së dhe mbështetës i ‘Foltores’ lëviz gjithashtu me një makinë luksoze, e cila nuk figuron në deklaratat e tij të pasurisë.
Ish-deputeti demokrat, Astrit Veliaj, mbështetës i aksionit të Berishës, ka në pronësi disa makina me vlerë 111 mijë euro, Land Rover 88 mijë euro, Chrysler Vogue 24 mijë euro etj. Rastësi apo jo, ‘ithtarët’ e Foltores rezultojnë me makina luksoze me vlerë deri në 100 mijë euro, shumë të cilën një familje e zakonshme shqiptare, nuk e kursen dot gjatë gjithë jetës.
Makinat e milionerëve të Foltores
Sali Berisha, Benz 111 mijë USD
Flamur Noka, ‘BMW’ 40 mijë euro
Albana Vokshi, ‘Land Rover’ 47 mijë euro
Edmond Spaho, Mitsubishi 23 mijë euro, Opel 11 mijë euro
Shkëlzen Berisha, makinë 85 mijë euro
Argita Berisha, makinë 58 mijë USD
Genc Pollo, makinë 29 mijë
Edi Paloka, makinë 25 mijë
Tritan Shehu, dy makina ‘BMW X5’
Klevis Balli, makinë luksoze e padeklaruar
Belind Këlliçi, BMW 13 mijë euro
Oerd Bylykbashi, Benz 23 mijë euro
Bujar Leskaj, Opel 19 mijë euro, Benz 15 mijë euro, Benz 10 mijë USD
Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, Land Rover 88 mijë euro
Keni harruar dhe tankun e kryeperbindeshit te shqiperise Sali Lushe kundertankut rrembyer ne grushtin e shtetit 1998 tek garda. Vlera e tankut te blere ne Kine nga ushtria popullore e komandant Enverit eshte 36000 dollare. Dhe ky eshte neser pjese e eskortes dhe siper tij disa naziskine nga mamurrasi.
Ne na duhet te vijne te huajt e te na tregojne hajdutet e palacot se ne duam fakte. Sali baba me banditet e tij i ka nxjerre ujin e zi ketij vendi dhe kafshet apo palacot duan fakte. Jetojme ne nje shoqeri te ndyre qe nuk njeh asnje norme ndershmerie. Emrat e ketyre qe permenden ne artikull jane te detyruar te shkojne se vine era mut dhe nuk kane nga levizin por ka edhe shume katundare qe ikin kot pas berihase dhe duan baben. Nuk bie nje rrufe te shuaj faren e keqe.Kjo shoqeri eshte e destinuar te vuaj per sa kohe ndjek pushtetaret tane grykes te pangopur.
Dhe te mendosh se keta birbo politikanesh hajn do ti qajne hallin fukarase per te cilet u ”digjet” zemra qe i ka lene Rama ne kete gjendje…. Hejde gallate per gallataxhinj. Mjere ata qe u shkojne prapa. Eshte fjala per te varferit…ne pritje se mos i bijne ato te pasmet dashit… E meritojne qe te vuajne…..
Astrit Veliaj nga shofer Taxi-e u be President i Universitetit UFO, me nje shkollim minimal se te larten e ketij timit nga mbaruar. A e keni vene re qe nuk di te lidhe dy fjale?? Eshte bryl komplet. Nje here nuk ka folur ne Parlament. Po parate nga i gjeti valle??? Thone qe Genc Ruli eshte aty por me sa duket kane hyre uqrit qe Astriti ju mban anen. Financime kerkoni ju?? Aty i keni. Parate keshtu i kane shperndare politikanet tek brylat e rruges. Te njejten ka bere edhe Agush Meta. Pse Aleksander Frangaj eshte pas???Po Rezart Taci?? Keta dhe disa te tjere njohim ne po sa te tjere “rrine urte” dhe nuk ju degjohet zeri sepse perfitojne edhe nga administrimi i parave te krimit?????
Perpelituni deri neser tema me mero, frroke, Ngjela, Pata ,Doçer e Dobiçer. Neser e merrni pergjigjen.
Neser Sala do haje m… me kova para gjithe shqiptareve.
Keto jane provat e korrupsionit tend o Sali Berisha.Ti mund te kesh me vete keta horrat e tu te korruptuar dhe disa idiote me intelekt zero por jo popullin shqiptar,vetem jashteqitjen e tij.
Shkoni në prokurori, maskarenj. Merreni me marka maqinash. Na keni helmuar gjithgë kto vite. Mero llapazan.
O adi , o plere , nuk i ruhen lesht askujti per market e makina te tyre , po ti kene mare me kredi dhe kredia te kete perqindjen e fitimit ashtu sic e parashikon ligji , asnje problem , po te jete paguar dogana , prap asnje problem ….sot parate cdokush i shpenzon sipas deshires se tine dj kudo ai ka qef , nneri ben vila , tjetri udhetime , nje tjeter blen fabrika ,biznese makina luksoze , dikush tjeter paguan miliona per avukatet franceze per mbrjtjen e te vjedhurave …..ca te tjere si pu.a jote shpenzojne kursimet te shkojne pas foltoreve te hajduteve …vere doren ne zemer dhe mendou , kush eshte i zgjuari dhe kush rot kari …..mos kthe pergjigje vec mendohu…..edhe nje here po te them , si ruben kesht askujti per markat e makinave te tyre , por me menyren se si i kane futur ne Shqiperi , pa paguar dogane , dhe se sa i paqarte eshte perfitimi i kredive te mara prej tyre ….ky eshte thelbi …..une pagova ne dogane 1000 $ per dy i mac te sjalla nga Shtetet e Bashkuara dhe keta trimat te fusin makina luksoze dhe mos te respektojne minimalen ?? Te paguajn tatimin dhe doganen???? Perse ???? Ste ben lerzhtypne qe tjeter ligj per keta , dhe tjeter per ne ???? Pastaj thua te kane helmuar , cte kane helmuar ??? Ti ske tru ne mok , ke kasht ….
Ku i ke degjuar ti keto ??? Ato para te doganave , jane minus ne pensione , ne kopshte ne cerdhe , ne spitale ne sistemin arsimor , e kudo ku duhet te financoje shteti , eshte e vetmja menyre te kuptosh se jo vetem keta , por kush do , dhe ne PS dhe gjetke qe marin neper kembe ligjin , kredite ne kuriz te te tjereve ….e kuptove ????? Sbesoj se e kuptove …..trute e tua janesj te pulave , prandaj te marin neper kembe tipa si Paloka , Noka , Berisha , Vokshi , Tritan preshi e soj e sorollop …..vazhdo o bajge vazhdo , kujton se keta pirankat do te sjellin ty e mua demokracine …..ke demokraci ???? Te Gjirit te Lalzit ???? Noka vile ne Gjirin e Lalzit , kush ????Noka ….Noka dubet te shihte patjeter det , kurre ne jeten e tij skish pare det me sy ……tere jeten hipur ne pemene Malsi dhe hante valanidh …kujtonte se ishin ullinj ….hapi syte adi bajga , hapi
Imagjino keta kane 10 vjet pa pushtet Edhe kane keto makina…. Po keta tjeret qe ndajne buken ne Dubai ca kane???