Ambasadori gjerman: Partitë t’i zgjidhin problemet paqësisht, po i monitorojmë! Duhet një opozitë e forte

10 Dhjetor 2021, 15:03Politika TEMA

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se Gjermania angazhohet t’i mbrojë këto të drejta në mbarë botën.

Sipas kryediplomatit gjerman, që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre.

“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme.

Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre. Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore”, thekson Zingraf.

 

1 komente në “Ambasadori gjerman: Partitë t’i zgjidhin problemet paqësisht, po i monitorojmë! Duhet një opozitë e forte”

  1. Sali Floriri says:

    Shikoni dhe degjoni se si ajo Kokpalari, si pjesemarrese e pordhores se Berishes do na spjegoje se kjo eshte nje goditje direkte per Bashen….Iken bucja nga Amerika dhe vjen ne Shqiperi per te bere para!
    Eh, mor sali Berisha, mire qe vodhe dhe na shkerdheve, po edhe keto para qe vodhe do ua japesh francezeve dhe amerikaneve si pagese per sherbimet!??
    Ne puno, Saliu dhe Likja vjedh! Paret i gezojne zorraxjinjte nga perendimi…
    Eshte lidhur Saliu me kete kokpalaren nga halli???!!!
    like Floriri eshte lidhur me Rexhen si kusherire e Monikes qe te investoje ne bisnesin e Rexhes. Ai nuk eshte lidhur nga halli por i del hallit perpara…
    Like Floriri eshte me i zgjuar se “maloku”! Mendon Bircja se nuk do ja gjejne parate!
    Maloku do i shpenzoje per idealet e tij. I vendosur deri ne lufte ky malok! Kerkon te na vrase me paret tona! As Hitleri nuk mendonte keshtu. Ai vriste te tjeret per Gjermanet….
    Eh moj Amerike, je kurve e kaluar kurves! Di si te na vjedhesh. Na vjedh duke vjedhur hajdutet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje