Pse Rama e Meta po mbështesin Berishën…sipas Bashës

10 Dhjetor 2021, 12:29Politika TEMA

Mbështetja amerikane që mori nga deklarata e shkurtër, por e drejtpërdrejtë e Gabriel Escobar e ka bindur edhe më shumë Lulzim Bashën që të kundërshtojë Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha ditën e shtunë.

Ai e cilësoi Kuvendin e Berishës një miting që ligjërisht nuk ka asnjë vlerë, ndërsa hodhi akuza se në këtë ndërmarrje, Sali Berisha po ndihmohet madje nga Edi Rama, Ilir Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar.

“Nuk ka Kuvend në datën 11, ka tubim, ku me siguri mund të ketë demokratë të manipuluar nga Berisha. Ka faktorë që duan ta përçajnë PD. Është Rama, trekëndëshi i Bermudës. Krimi, oligarkët dhe trekëndëshi i Bermudës, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do t’ja dalin. E kanë të kotë!”, tha Basha në një ndërhyrje në emisionin Opinion mbrëmjen e së enjtes.

Por cilat janë arsyet që Rama e Meta mbështesin Sali Berishën?

“Sepse Rama e di fare mirë që me një Sali Berisha non grata asgjë nuk mund të lëvizë, sepse e di shumë mirë që pas Berishës siç është paralajmëruar sot nga Esbocar radhën e kanë të tjerët”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha se Kuvendi Kombëtar është vetëm në datën 18 dhjetor dhe ftoi edhe Berishën që t’i bashkohet këtij Kuvendi. Ai akuzoi Berishën se po manipulon demokratët dhe po u përdor për t’iu kundërvënë SHBA.

“Beteja e Berishës është me SHBA dhe përmes konfliktit që ka nisur do të marrin fund më 18 dhjetor dhe së bashku vijomë betejën tonë kundër regjimit të Ramës, më 11 dhjetor nuk do të ndodh asnjë, nuk do të lejoj asgjë që të cenoj dinjitetit të demokratëve, PD dhe unë jemi të përgatitur për gjithçka”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje