Një ditë para Kuvendit, Berisha: Ejani te festojmë se bashku ditëlindjen e PD

10 Dhjetor 2021, 10:53Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm një ditë para Kuvendi iu ka bërë thirrje demokratëve që ti bashkohen nesër në ambientet e Stadiumit ‘Air Albania’ në ora 10:00.

“Ftoj te gjithe demokratet te na bashkohen ne Kuvendin e Rithemelimit te Partise Demokratike ne ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kene zonen e tyre te ndare, por pjesa tjeter e stadiumit Air Albania do jete e hapur per gjithe anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike qe deshirojne te behen pjese e ketij momenti historik! Ejani te festojme se bashku Ditelindjen e Partise Demokratike dhe te nisim rrugetimin tone drejt Fitores”, shkruan ish kryetari i PD-së në rrjete sociale.

Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Berisha fton të gjithë demokratët t’i bashkohen në Kuvend, ku delegatët do të kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje