REPLIKAT/ Ristani sherr me Salianjin: Je kriminel për çështjen “Babale”. Salianji: Je i dënuar për korrupsion, fute në burg Frangajn

9 Dhjetor 2021, 22:25Politika TEMA

Një debat me akuza të ndërsjellta ka ndodhur në emisionin “Open” mes deputetit të PD-së Ervin Salianjit dhe ish- sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani.

Debati nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel” duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.

Ristani: Ky është kriminel. Ça e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? Është kriminel.

Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sa të shprehet Apeli jam i pafajshëm.

Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Velija. Ke marrë para, se ke fut në burg Aleksandër Frangajn.

Salianji: Ky ka qëndrim që dënimin për mua e quajti politik.

Ristani: Nuk është e vërtetë.

Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkoolit.

Kulmi i debatit ishte kur Ervin Salianji akuzoi Ristanin se futet në kryeministri për të shkuar në zyrën e Edi Ramës me makinën e personave të skeduar. Salianji tha se nëse përgënjeshtroheshin akuzat e tij, ai ishte gati të dorëzonte mandatin.

5 komente në “REPLIKAT/ Ristani sherr me Salianjin: Je kriminel për çështjen “Babale”. Salianji: Je i dënuar për korrupsion, fute në burg Frangajn”

  1. Cudia says:

    Nene moj nene…. ke te qaj me pare…

  2. Hasan says:

    Njeri shurre e tjetri mët.

  3. Fshatari says:

    Mos qaj për asnjerin, i nderuar!
    Këta janë laro, që dinë vetëm të lehin sipas zorrës. Aty e kanë trurin.

  4. Moisi Golemi says:

    “Nëse vërtetoheshin akuzat” dhe jo “nëse përgënjeshtroheshin akuzat”, ooooo gazetar gomar.

  5. Nje mergimtar says:

    PD-ja si fole hienash.Ne te jane te bashkuar shume “LLUM” si keta te dy qe zihen.Nje ngacmim i vogel dhe ata nuk lene te verteta e genjeshtra pa thene per njeri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje