Voltana Ademi do marrë pjesë në Kuvendin e Berishës: PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme

9 Dhjetor 2021, 20:21Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë, Shkodër, Voltana Ademi ka konfirmuar se do të jetë në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Radar Informativ, Ademi theksoi se Partia Demokratike ka probleme me demokracinë e brendshme.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. 

Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.

Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. 

Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”– tha Ademi.

E pyetur nëse do t’i bashkohet mocionit për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar, kryebashkiakja tha: “Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11.”

3 komente në “Voltana Ademi do marrë pjesë në Kuvendin e Berishës: PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme”

  1. qytetar says:

    PD – ska pasur demokraci deri tani.

  2. qytetar says:

    Duke pare e duke bere.
    Demokraci ska patur kurre.

  3. E VERTETA says:

    po ke te drejte ti sepse ate vebd te pamerituar e ke nga pastrimi i pareve te liri berishes. ske turp nuk ke flet ti per demokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje