Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar shkeli sot në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratkike, Lulzim Basha, në një moment kritik për këtë parti dhe vetë zotin Basha.
Vendimi i muajit maj i Departamentit amerikan të Shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish kryeministrit Sali Berisha e familjes së tij, duke e futur atë në listën e zyrtarëve “të përfshirë në korrupsion në nivel të lartë”, ishte një goditje e rëndë për forcën kryesore të opozitës.
Ndërsa vendimi që pasoi në shtator, nga zoti Basha, për ta lënë ish- kreun e partisë jashtë grupit parlamentar, nxiti një lëvizje të ashpër ndaj tij. Prej atij moment zoti Berisha ju drejtua bazës së partisë në një përpjekje për të rimarrë drejtimin e PD.
Pasnesër ai dhe mbështetësit e tij kanë thirrur një Kuvend të demokratëve, i cili megjithatë nuk njihet nga zoti Basha, që po ashtu ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit, një javë më pas, më 18 dhjetor.
Takimi i sotëm me zyrtarin amerikan ishte parë gjerësisht si një shenjë mbështetje ndaj tij, dhe në fakt zoti Escobar e shprehu hapur një gjë të tillë, kur në përfundim të takimit ai zgjodhi dhe të japë një deklaratë të shkurtër për mediat, përmes së cilave paralajmëroi një vizitë të ardhshme të kreut demokrat në Uashington.
“Pres me kënaqësi të vijojmë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, e po ashtu të shihemi me zotin Basha në Uashington, sa më shpejt që ai ta ketë të mundur”, u shpreh i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Pas tij, zoti Basha konfirmoi se po planifikonte një vizitë në Shtetet e Bashkuara e po ashtu dhe faktin se gjatë takimit ishte folur dhe për rastin e zotit Berisha. “Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”, tha ai në përjigje të një pyetjeje nga gazetarët.
Zoti Escobar po zhvillon dhe një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa më vonë do të bisedojë dhe me kryeministrin Edi Rama.
Siç edhe njoftonte dy ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, temat e bisedimeve me përfaqësuesit shqiptar do të ishin ndër të tjera “rikonfirmimi i mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.
Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.
Nga ana e tij zoti Escobar ndërsa vuri në dukej “përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë dhe sanksionet”, nënvizoi se kjo “kërkon një angazhim të vazhdueshëm nga institucionet shqiptare që ta bëjnë atë një realitet”.(VOA)
TE MBESHTESESH BASHEN DHE TE JESH KUNDER BERRISHES ESHTE NON SENS TE DY JANE KOKA E KRIMIT
Drejt shoku , vec Basha eshte e keqia me e vogel e mundshme ….
Ashtu sic,vazhdimisht ,edhe ne kohen kur Saliu bente hapur krimet ,shkaterrimit,vjedhjet,kur ushqente korrupsionin dhe kontrabanden,deri ne thyerje te embargo,zeri i amerikes mbeshteste Saliun,ashtu dhe sot po zeri i amerikes ,ne emer te luftes kunder korrupsionit mbeshtet lulzim bashen ,te zhytur deri ne gryke ne krim(21janari) dhe korrupsion(liste e gjate e botuar shpesh ne shtyp).a ia vlen ta besosh zerin qe vjen nga amerika kur vete ajo,i perkedhel,toleron,riciklon keta plehra?A nuk bene keshtu 30 vjet me Saliun?Dhe ne duhet te besojme se jane te drejte ne gjykim?Ho,u kane ikur zagaret nga litaret dhe vije here pas here per te bere zhurme.Por denim nuk ka.dhe nuk do te kete.
Bejani te qarte qe e perkrahin kunder Saliut se ky qyqar pret ta bejne kryeminister vitin qe vjen.
Po kjo eshte lojaaaaa, more qerratallare. Pse budallenj jane amerikanet, pse nuk i dine ata zullumet e lul bashes e te saliut, po lulushi duhet ruajtur tani, qe ta haje saliu ne .ythe, ndersa lulin po te kene bythe ata te partise le ta shkarkojne, pse amerika do e shkarkoje.
Pse, u lodhe Amerika me Ramen ? Basha eshte turpi i politikes, apo i erdhi qefi Amerikes per ciklime ?
Te gjithe deputetet pedeiste qe po mbeshtesin Saliun tani.
si “Preshi Trita” , thuthuqi Paloka,krric Kellici, etj.etj. Amerika
duhet t’i fute ne “BlackList” …..! Jane me antiamerikan se sa
vete padroni i tyre……!!!
Te gjithe deputetet pedeiste qe po mbeshtesin Saliun tani.
si “Preshi Trita” , thuthuqi Paloka,krric Kellici, etj.etj. Amerika
duhet t’i fute ne “BlackList” …..! Jane me antiamerikan se sa
vete padroni i tyre……!!!
Shenim: Po ky Elez- udbashi ku gjendet tani ? Pse nuk i del
ne mbrojtje Sali Milloshevicit ne keto kohra te veshtira ?! As
ne “foltoren” ne Nju- Jersey nuk u duk fare apo ishte me Covid-19 ?!
Edhe ky duhet denuar bashke me Saliun dhe banden e tij mafioze.
Sepse parti , aq me pak democratike nuk ka qene ndonje here keto
30 vjet anarkizem i amalgamuar me doza te theksuara te bajraktariz-
mit kanunor e tribalizmit primitiv : 13 Tropojane shkaterruan, vodhen,
plackiten dhe shkaterruan Shqiperine ! Per ta jane pak “kollaret e Sto-
lipinit” ne Sheshin Skenderbej ……!!!!!
Politika Amerikane eshte e qarte: kunder korupsionit, kunder pandeshkuskerise, kunder sabotueseve te demokracise ne vend e rajon. Eshte pro institucioneve dhe ne kete rast me PD dhe me kryetarin e saj si institucion.(deri sa PD nuk ka dale kunder Amerikes) Ngatrimi i Lulzim Bashes si kryetarit te PD, si institucion dhe Lulit si individ, me duket i gabuar, nemos dashakeq. Z Escobar mbrojti PD dhe ftoj per vizite kryetarin e saj ne USA, e theksoj si institucion. Qendrimi i Amerikes ndaj Lulit si person do te bedet ne perputhje me platformen e shpallur nga Presidenti i USA dhe ne kohen e caktuar. Thene me shqip, krimet e kryea nga nje person me pushtet nuk ngaterohen me postin qe mban. Ato jane pergjegjesi personale e tij. Nga kjo kerkon te perfitoje Saliu qe do te vishet me pushtet institucional qe ti shpetoje ndeshkimit, nga kjo trembet dhe Iliri, kur ti bjere kjo “korace”. Saliu “koracn” tenton ta veshe pasi eshte etiketuar “non grata”, pra eshte nje perpjekje e kote, aventureske dhe e pashprese. Iliri dukshem kerkon me cdo kusht te jetegjatesoje “koracen” per te perfituar ne kohe qe te mund te sistemoje perfitimet e nxjerra nga posti. Kjo eshte aventureske dhe e pashprese si struci me koken ne rere. Te tjeret perfitimet do ti kene “sepate Demokleu” qe do ti paguajne me nenet e kodit penal, pamvarsisht nga vizita apo ftesa per vizite ne SHBA dhe aq me pak do mbrohen nga epitetet “tigri” “shqiponja ” apo “gomari”…