Shef Jani: Kur gatova qofte Korçe, për Berishën me Sorosin

9 Dhjetor 2021, 21:55Politika TEMA

“Tradita që kthehet në markë” me gazetaren Rudina Xhunga ishte në Korçë, për të zbuluar çfarë e bën Korçën, Mekën e turizmit në Shqipëri.

Te bujtina “Sidheri” me mjeshtrin Jani Sidheri, qe ndalesa e parë për tavën tradicionale; Qofte Korçe.

Shef Jani rrëfehu se si e ndan kohën e të gatuarit mes “të ftuarve të shtetit” siç i quan ai, detyrën e tij në Tiranë kur gatuan për politikanë, qeveritarë e shumë të huaj te shërbimet qeveritare dhe kohës që i kushton bujtinës së tij në Korçë, “Bujtinës Sidheri”.

Mes të tjerash shef Jani zbuloi se në eksperiencën e tij të gjatë, i kishte rënë rasti të gatuante edhe për Xhorxh Sorosin.

Madje ai kishte gatuar recetën që përgatiti për emisionin tonë, “Tavë me qofte Korçe”.

“Qofte Korçe kam gatuar kur kemi pasur të ftuar Xhorxh Sorosin. Në atë kohë ishte i ftuar i Berishës, kur ishte kryeministër.”,-tregon ai për drekën e Berishës me Sorosin.

Kjo ngjan e pamundur tani kur Berisha akuzon Sorosin për shpalljen e tij non grata, por ja që ka pasur një kohë kur të dy drekonin me qofte Korçe.

2 komente në “Shef Jani: Kur gatova qofte Korçe, për Berishën me Sorosin”

  1. Cudia says:

    Ne radhe të pare moj zonje mbajte fjalim mu mbi lakror dhe kushdo qe e hengri mori the “ofshamat ” e tua mbi te. Eshte rregulli #1 ne sherbimin ne turizem.

  2. Bato says:

    Po Sali Karaxhiçi kur i sherbejn atij jane miq te ngusht te shqiptarve.kur ata mbajne marrdhenie normale dhe me kundershtaret e tij jane armiqt me te perbetuar te shqiptareve,qe punojne ne bashkepunim me klanet antishqiptare ne ballkan kunder interesave te shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje