Rama pas takimit me Escobar: Për çfarë diskutuam me zyrtarin e lartë amerikan

9 Dhjetor 2021, 20:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi me zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, Gabriel Escobar. Në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se me Escobar diskutuan për marrëdhënien Shqipëri-SHBA, dialogun Kosovë-Sërbi dhe nismën Ballkani i Hapur.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama.

Kryeministri zhvilloi takim 60 minuta me zyrtarin amerikan Gabriel. Ky i fundit gjatë ditës së sotme në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka. /

1 komente në “Rama pas takimit me Escobar: Për çfarë diskutuam me zyrtarin e lartë amerikan”

  1. DonDamiani mitingash says:

    A ka diskutuar me kete amerikanin sesi ne 28 nentor ne mitingun e tij ne Akerni te Vlores kelushi Don Damianit solli si cele me liste policet e burgut vlore si repart i gatshem i politizituar ne dispozicion te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje