Votuesit e PD pro ‘11 Dhjetorit’, shqiptarët kundër të dy kuvendeve

9 Dhjetor 2021, 22:40Politika TEMA

Më shumë se dy në pesë votues të Partisë Demokratike (43%) mendojnë që Kuvendi i 11 dhjetorit – thirrur nga Sali Berisha – është legjitim.

Një në katër votues të PD-së (25%), mbështesin Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Po aq votues të PD-së (24%) mendojnë që asnjë nga të dy mbledhjet e Kuvendit demokrat nuk është legjitim.

Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.

Rezultati për të gjithë të anketuarit – pavarësisht se për kë kanë votuar – tregon se thuajse gjysma (48%) mendojnë se asnjë nga mbledhjet e Kuvendit Kombëtar nuk ka legjitimitet.

Ata mbështesin më shumë Kuvendi Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha (21%), sesa atë të thirrur nga Sali Berisha (18%).

Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.

4 komente në “Votuesit e PD pro ‘11 Dhjetorit’, shqiptarët kundër të dy kuvendeve”

  1. Kot po them says:

    Kot po them, keshtu si e keni vene ju titullin, i bie qe votuesit e PD nuk jane shqiptare. Eh, koqe, koqe.

  2. Fshatari says:

    Kuvendet e partisë bandë janë aktivitet kar nava lesh. Kjo është një lloj “feste” ose rituali, që ka ardhur kohët e fundit në anët tona, siç hyri dikur duhani, kafeja, hallouini e ku di unë fshatari… Unë veç shikoj ndonjëherë, po interes nuk kam hiç. Ai salihanji më duket çun i mirë, gallatë, për të ruajtur “patat”… Pffff! Larg qoftë!

  3. Neri says:

    Sali Berisha tha se pas Lulit e ka radhen me protesta te pa para ndonjehere Edi Rama.Perse mbedh simpatizanet dhe here te tjera,eshte ceshte te vendosi dhe per shkarkimin e ketij te fundit.Ta shpalle vehten dhe kryetar dhe k/minister.

    1. Kot po them says:

      Kot po them, Neri, mos u cudit nqs te del parashikimi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje