Perla e Floriana Garos: E kuptova në mes të fushatës se nuk do fitonim, prej ndjenjave të mia

10 Dhjetor 2021, 09:29Politika TEMA

Floriana Garo, ish- zëdhënëse e fushatës së PD dhe tashmë zëdhënëse e Foltores së Sali Berishës, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli edhe për fushatën e Partisë Demokratike dhe momentin kur e kuptoi se Lulzim Basha do të humbiste zgjedhjet.

Garo tha se rreth mesit të fushatës, kuptoi se diçka nuk shkonte. Dhe këtë gjë e kuptoi prej ndjenjave të saj.

Ylli Rakipi: E kuptove që Basha nuk kishte lidhje me zgjedhjet dhe nuk fitonte dot?

Floriana Garo: Po e kuptova. E kam kuptuar nga mesi i fushatës dhe kuptova që diçka nuk shkonte dhe nuk po bëhej puna në ekip. Organizimi i punës, strategjia…

Arjan Curri: Ishte e qëllimshme apo gabim?

Floriana Garo: Të dyja. Ishte një gjë e mbyllur. Mënyra si e ndjeva, ishte kjo.

Bujar Nishani: E dinin që nuk do të fitonin?

Arjan Curri: Nuk donin të fitonin?

Floriana Garo: Përpjekjet për të fituar, nuk ishin ato që duhet të ishin. Këtë kam parë unë.

Bujar Nishani: Sepse e dinin që do të humbnin.

Floriana Garo: Unë jam natyrë që përfshihem shumë.

7 komente në “Perla e Floriana Garos: E kuptova në mes të fushatës se nuk do fitonim, prej ndjenjave të mia”

  1. Trapajane says:

    Po cfare faktoresh ndikuan ne kete ndjesi tenden?Vetem loje fjalesh.Sic duket te mungonte dicka qe e doje .keshtu do thuash edhe per Saliun “me mungonte dicka “puna ne grup”.Tani dil te Edi,atje do i gjesh te gjitha.Mbase dhe postin e …velines.

  2. ce says:

    plasi e shkreta te filloje pune si zv. ministre sic i kane premtuar por nuk duket gje ne horizont se Vicidoli e ka marre rrugen e mutit dhe me foltoren e shpejtoi fundin e tij . Kjo Floriana ke ngelur pa leke ne Zvicer dhe eshte kthyer ne Tirane se ka mbetur troke, eshte ne delir te plote, pa intelekt dhe asnje performance ne studio,,,,

  3. ce says:

    plasi e shkreta te filloje pune si zv. ministre sic i kane premtuar por nuk duket gje ne horizont se Vicidoli e ka marre rrugen e mutit dhe me foltoren e shpejtoi fundin e tij . Kjo Floriana ke ngelur pa leke ne Zvicer dhe eshte kthyer ne Tirane se ka mbetur troke, eshte ne delir te plote, pa intelekt dhe asnje performance ne studio,,,,

  4. Aliu says:

    Paska shume ndjesi kjo garoshja. le te ndroje vend pune mbase ben kariere!.. Mashtruesja!. Aliu

  5. Dauti says:

    Pyesni zenin sa e ka paguar kete gavroshen, se nuk e la zvicren per te bere tifo per nje plak me nje kembe ne varr.

  6. Lida says:

    O ZOT SA MENDJELEHTE ESHTE KJO FEMER !!!

    1. shqip says:

      Po këta sikur e kishin lënë per “masakër zgjedhore”? Të ndjekësh vetëm pak çaste opinionin apo Top-in , kupton fare qartë arsyen e humbjes. Në më shumë se një herë e kam cilësuar PD si konglomerat i njerëzve dhe veseve më të ndyra. Aty bëhen bashkë kasapi dhe budallai. Hajduti dhe intriganti. Komunisti spiun, karrierist, dhe i persekutuari po spiun, dhe çvates. Në këto kushte Rama do thoshte : sherrin s’ju a futa unë, atë e gjeta midis jush ( pedereve). O zot! Ristan hajduti i thoshte kriminel Babale Salianusit. Ky i fundit e etikonte me pijanec e burgaxhi. Pastaj del Sali kafsherori, pa piken e turpit flet për një takim me një doktoreshë që nuk jeton më. Dhe më e bukura, pasi bën atë që di të bëjë më mirë, të gënjejë , thotë aty ka qenë Fevziu si dëshmitar. Fevziu në fillim ngrinte supet. Pastaj regjia i bën me shenjë që të hyjë në lojë. Ah po, thotë Faqeziu. Por detaje… . Robt Saliut dhe të gjithë idiotëve që mendojnë se ky popull është budalla. Lere pastaj kur çorbën e ditës e mbush edhe Kokalari. Kjo ka ardhe me shpatë nga emigrimi. Grua rrangalle. Nuk është kjo Amerika që shihni, u thotë mercenareve . Me demek Amerika e vërtetë është ajo e mësymjes në congres, me armë . Ashtu siç do të bëjë Saliu, të hyjë në Shqup e të marrë zyrat peng. Por idiotet nuk mbushin. Në momentin që kjo ndodh, bota të izolon për 5 minuta. Rri mbaj çelësat e kashtës pastaj. PD zyrtare mund ta ushtrojë funksionin edhe nga shtëpia. Megjithëse më e udhës do jetë të shkrihet fare se vetëm kështu shpëton Shqipëria, shpëtojnë dhe ata vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje