Vizita e zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar dje në Tiranë ishte kryefjalë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim në përfundim të vizitës së zyrtarit të lartë të DASH-it shprehet se SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin në BE.
Në postimin e diplomates amerikane ka një mesazh të koduar edhe për Sali Berishën, kur flet për përpjekjet e individëve për të minuar demokracinë, një nga dy akuzat për të cilat ish-kryeministri u shpall “non grata”.
“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të NATO-s; krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022” mbyllet postimi.
Mesazhin tem