Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione ndaj kryetarëve të bashkive në rast se nuk u përgjigjen interesave të qytetarëve.
Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me qytetarët për “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”, Rama u shpreh se bashkitë janë institucionet më pak aktive në këto katër vite.
Ai theksoi se gjoba do të aplikohet për shkeljet e para dhe në rast se kjo bëhet e përsëritur, do të ketë shkarkime nga detyra.
“Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë.
Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta.
Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama.
Mire e keni ju more Z. Edi Rama po cfare ti besh KLodian Tac,es kryetar i bashkise ne Gramsh qe erdhi ne pushtet duke i dhene leke Taulant Balles dhe sillet si rrugac me qytetaret e Gramshit !! Cafre halli na ka zene !!!
Duke patur parasysh pervojen tuaj te cmuar, a mund te na thoni se me sa here quhesh o gjigand?
deri ne sa here duhen kapur me shkelje dhe e dyta kush duhet t’i kape?
ec piktor ec, se dhe ti pas Sales e Ilirit i ke hapat e nummeruar deri tek porta me numer rendor…
Disa her o mortja shtet nuk behet Shqiperia edhe pik. VK imagjinoje kush na udheheq bobobo turp … mortja