Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”: Është antisocial, frenon zhvillimin ekonomik

10 Dhjetor 2021, 13:18Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend buxhetin për vitin 2022. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se buxheti në tërësinë e tij është një plan antisocial.

Sipas argumenteve të Metës, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.

“Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.

Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”, arsyeton Meta në vendimin e tij.

2 komente në “Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”: Është antisocial, frenon zhvillimin ekonomik”

  1. 1 says:

    Politike dhe vetem politike.Presidenti nuk ka pune me buxhetin .Ai eshte program i qeverise dhe kjo per kete mer dhe kostot.Presidenti ben politiken e opozites

  2. Franci says:

    Po 7 % -shin e Likes a e ka vene ne projekt buxhetin Arbeni ?? Po ku e con projekt buxhetin per miratim ne presidence o Arben Ahmetaj , pa qene ngjitur zarfi i 7 %. -shit ….
    Ju qe thoni se Likja nuk mendon per shumicen , e shikoni ?? Na doli dhe social i betuar Likja , po sa para shpenson presidenca dhe se e kalon kuoten pothuajse gjithmone ….nuk na thote gje hajduti ….i vetmi president qe nuk jep llogari se cfare shpenzon ? Ku i shpenzon ? Ku shkon , nga shkon , ke takon ? dhe cbiseda beri ……kur shkon per vizite personale , cdo gje ne regull por kur shkon per vizite shteterore eshte i detyruar te jap llogari qeverise , ku shkoj , ke takoj , cfare u than ….te gjitha ne shesh …..keshtu respekton dhe parane e fukarait me te madh ne EU …..shife nje here presidencen hajdut , shife se e ke bere biznesin tend …….Mbushur presidenca me keshilltare …..pyesni nje here se croge marin konsulentet e hajdutit , pyesni pyesni s ‘hubisni gje , pyesni se sa e ka rogen Panariti ……dhe hajduti na shet terma sociale …ptuuu plere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje