"Me 400 vetë nga Mamurrasi unë marr Qeverinë", tani është koha ta provosh Sali

10 Dhjetor 2021, 18:29Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Kuvendi mbahet nesër.  Por çfarë është ‘nesër’ krahasuar me një ditë të ngjashme të ‘dikur’?! Ka shumë njerëz që tentojnë të kthejnë kohën; por as koha as vdekja nuk kthehet. Nesër mbahet Kuvendi kundër Perëndimit në ish- stadiumin me emrin e Qemal Stafës.

Çfarë na ngjan kjo ngjarje në historinë tonë?

Tani nuk besoj se ka mbetur as nam as nishan nga reliktet e Haxhi Qamilit: As mjekra e lëshuar, as kapelja gjysmë ushtarake e gjysmë fushore, as opingat me çorape pluhuri… E vështroj atë foto të rrallë dhe më duket se e kanë trilluar ‘babën’; nuk ka më asnjë shenjë…

Por ka mbetur vesi.

Nesër në një ambient shumë luksoz, të konsideruar si ‘diamanti i kuq i Tiranës’, (Arena Air Albania) mblidhet një kuvend i vjetër, i vjetër sa koha e pakthyeshme. Aty do të thërritet e njëjta thirrje që u lëshua në vitet 1914-15, me zërin e Haxhi Qamilit. Do të lëshohet thirrja se ‘nuk e dum Amerikën, as Perëndimin’. Dje, dita më e fundit e ardhjes së një përfaqësuesi të lartë të qeverisë amerikane, Escobar, ishte edhe dita e zërit më të lartë të ‘Kuvendit’ kundër Shteteve të Bashkuara.

Dje i thanë se ‘ti nuk je Escobar, por je bar’, dje i thanë se ‘i ke punët në Amerikë, ne kemi punët tona’. Dje edhe vetë kryetari i ‘Kuvendit’, i shpallur ‘non grata’ për aleatin më të madh, i tha se ‘Amerika nuk ka asnjë të drejtë mbi mua, përderisa Amerikën e kam hedhur në gjyq në Amerikë’. Haxhi Qamili deklaronte se ‘unë dhe Perëndimi jemi në luftë, por unë më i fortë’.

Vesi shkatërrimtar i sulmit kundër Perëndimit, deri më sot, kishte mbetur varur në një këmbëz pushke të Haxhi Qamilit; por nesër shfaqet në stadiumin modern të Tiranës pas 106 vjetësh. Në datë 8 qershor 1915 prijësi i verbërisë anti- perëndimore, u var diku në rrethinat e Qukësit, prandaj edhe kjo datë shënon fundin e asaj ‘historie’ të padenjë për kombin tonë. Që atëherë kanë kaluar 106 vjet.

Haxhi Qamili kishte hoqi flamurin shqiptar të ngritur në Nëntor 1912 në Vlorë, sulmoi Princ Vidin dhe deklaroi se nuk do të lejonte tjetërkënd përveçse ‘princ turk’, ngriti një ushtri kundër institucioneve të shtetit që deri atëherë kishin orientin oksidentin…

Arriti të grumbullojë një ushtri të rrezikshme e të verbër, derisa edhe e fitoi një copë tokë si disa fshatra në Tiranë. Vrau kundërshtarë, kërcënoi popullatën, ndoqi edhe princ Vidin duke i thënë se ‘shiko punët e tua, punët tona i dimë vetë’.

Pas kësa, kurrëmë deri në 11 dhjetor 2021, kombi shqiptar nuk ngriti ushtri e kuvende kundër Perëndimit. Amerika garantoi paprekshmërinë e kombit dhe të territoreve, dy herë.

… Çfarë është ‘nesër’ e krahasuar me një ditë si ‘dikur’, për shembull me vitin 2015 të Haxhi Qamilit?

Nesër është e qartë: Nesër nis Kuvendi i parë post- Qamilist, Kuvendi i parë anti- amerikan i disa shqiptarëve që vetëquhen politikanë. Në shenjën e parë dhe të fundit të Kuvendit do të jetë goditja mbi Amerikën. Do të jetë në ajër edhe një shantazh kundër fuqive të Perëndimit: Evropa do të konsiderohet ‘mike’, sepse aty Berisha ‘për gjasme’ bën gjyqin kundër Amerikës, dhe me këtë rast do të provojë të bëjë diversion mes dy fuqive të mëdha perëndimore.

Tani, edhe këta, njësoj si shteti Islamik etj., luftën kundër Amerikës e quajnë ‘luftë për të arritur në demokraci’. Ata që rrethojnë ‘mareshalin e Kuvendit’, mendojnë se do të fitojnë të mbajnë të paprekura ato para që kanë fituar me korrupsion; ata do të thërrasin me gishta në vesh dhe do të frymëzojnë doktorin Marshall.

Nesër është dita e fillimit të ushtrisë ‘Qamiliste’. Sulmin e parë do ta bëjnë kundër ‘shtëpisë së tyre’, që quajnë selinë e PD. Aty do të kapin Lulin të gjallë- siç ëndërrojnë dhe me këtë rast do të marrin fuqinë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

‘Me Peqinin dhe me Rrogozhinën pushtoj Evropën!’, pat thënë Haxhi Qamili. ‘Me 400 vetë nga Mamurrasi unë marr qeverinë!’, pat deklaruar ca vite të shkuara Dr. Berisha. Tani është momenti për të provuar edhe një herë se ‘koha dhe vdekja kthehen’.

Në këtë jetë, çdo gjë e paska një përvjetor; si e mira edhe e keqja. Ja ku është, nesër, 106 vjetori i Kuvendit kundër Amerikës.

21 komente në ““Me 400 vetë nga Mamurrasi unë marr Qeverinë”, tani është koha ta provosh Sali”

  1. diti says:

    He ty te lumte ajo goj o Frrok Llulla. Kjo bote per spiunet e sigurimit paska kene.

    1. YU says:

      @diti
      Mos haro “penicilinen”.

      1. I.Hoti says:

        ‘diti’ ‘yu’ …”ilir salehi” Jeni i njenjti person tru shperlare e tru thare..mjerane e i krisur zvarranik-ushtare i verber,,,kush tjeter e ploteson portretin ????? i Saleh komunist Kriminel Sigurimasi …

    2. Mamluku says:

      Edhe sikur të ham bar,
      Prapa “Babës” shkojmë në varr.

    3. Jack says:

      Idiot koke palare

  2. ilir says:

    Miredita o Frrok Miredita. Sa t’kena ty ne kry s’ka me rane miti i sigurimit te shtetit. Ndize nanj ” llulle” o frrok Llulla.

    1. Spiro says:

      O ilir or trap shqiptar,
      Ketu nuk eshte fjala per Frokun, por per Salen.
      Une nuk e shaj Salen se ishte spiun i sigurimit, por sepse ishte dhe eshte agjent i serbit. Une bile nuk e kam inat se eshte kunder Amerikes, por te furnizosh tanket serbe me nafte kur NATO lufton ne Kosove per te mbrojtur shqiptaret, nuk eshte gje tjeter vetem tradheti dhe urretje kunder shqiptareve. Ai or Ilir te urren edhe ty po qe se je vertet shqiptar(sic ke vene emrin). Sali Berisha eshte me genin e se jemes qe eshte serbe nga Mali i Zi dhe serbet denbabaden i kane komanduar shqiptaret e Kosoves me dhenduret e vet. Ti or Ilir jo vetem qe je koqe nga trute, por edhe inferior si shqiptar, sepse admiron serbet.

    2. I.Hoti says:

      ‘diti’ ‘yu’ …”ilir salehi” Jeni i njenjti person tru shperlare e tru thare..mjerane e i krisur zvarranik-ushtare i verber,,,kush tjeter e ploteson portretin ????? i Saleh komunist Kriminel Sigurimasi …

      1. YU says:

        I dashur I.Hoti,
        Pseudinimi “penicilina” ka qene pseudonimi i Sali Berishes ne arshivat e sigurimit, ku ai raportonte kunder shokeve te vet….
        Me nderime
        YU

  3. 19 says:

    Frokun e keni me te mencurin e krahines por ju jeni vemie dhe injorante me shumice .

    1. Landi says:

      Po qe se te gjithe te “mencurit” i keni spiuna vaj medet. Po une i njoh mireditoret dhe kane 50 vjete qendrese ndak komunizmit. Ishin e jane me fe e me bese.

  4. Teli says:

    Rojtari I varreve paska dale me enderren e rradhes.

  5. asd says:

    Neser Sala do ta haje m… me kova para gjithe shqiptareve.

  6. Sul Koburja says:

    Njoftim, hordhise qe do mblidhet neser ne mbeshtetje te antishqiptarit te pashoq Sali Ram Berisha do ti ndalohet per 10 vite hyrja ne vendet evropiane dhe Amerike.
    Saliun do ta cojne se shpejti ne USA,por te arrestuar.

  7. sit back and relaks says:

    Ku arrestimi saliut?

  8. sit back and relaks says:

    Ku arrestimi saliut??

  9. selam says:

    E madhe kjo, rojtari i varreve . ke e ke gjetur,shume e goditur.

  10. Frroka says:

    Hahah kur e shoh kete fantazmë trembem, si nuk vdiq ky spiuni ore..e kam pasur poshtë pallatit sigurimsin …

  11. E Verteta says:

    Froku eshte nga ata burra qe JA KA HEQUR BREKET NGA KOKA Sali Berishes.

  12. Nje mergimtar says:

    Froku ka te drejte por,shtei yne i administruar keto vite ka qene inegzistent.Saliu duhet ta kish gjtur me kohe “vendin’.Po pse ky Froku eshte kunder Saliut e shpures se tij dhe behet pale me Lulin?A jane nje pjese e bemave te Saliut edhe te Lulit?(qe nga prishja e mbikalimit tek Zogu i Zi e deri tek bojkoti zgjedhjeve vendore)?A ishte Luli qe kur u dekretuan zgjedhjet e 25-prillit qe beri bashkefajtore per humbjen edhe Ameriken?Luli nuk ka asnje ndryshim nga mentori tij por, eshte me frikacak e me zvaranik.Qendrimi i tij apo i Berishes ne krye te PD-s nuk do te sjellin asgje te ndryshme ne mbreterimin e Z.Rama.Gjithmone ka pasur e do te kete “nostalgjike”!

  13. Poli says:

    Frrok na genjeve….the do e arrestojne ne daten 9…..je mashtrues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje