Berisha sulmon Shtetet e Bashkuara: Na kanë sjellë një ambasadore sovjetike që sillet si guvernatore, vijnë nga mafja e George Soros

11 Dhjetor 2021, 13:51Politika TEMA

Sali Berisha ka sulmuar nga Kuvendi i tij Shtetet e Bashkuara.

Ish kryetari i PD ka shigjetuar diplomaten e lartë amerikane në vendin tonë ku thotë se në Tiranë SHBA ka si ambasadore një person që sillet si guvernatore.

Ai i është rikthyer tezave të tij ku mendon se mafja e George Soros po e sulmon.

“Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij, për marrëveshjen me kreun e Meduzës, vendosi të sistemonte PD-në, ta shndërronte atë në një fasadë opozitë në një stojcë të narkoshtetit shqiptar. Ai përjashtoi drejtues të PD-së nga funksionet drejtuese pa asnjë konsultë, pa asnjë analizë. Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të denjë, FRPD-në dhe Lidhjen Demokratike të Gruas. Në 8 vite, Lulzim Basha partinë e vlera konservatore e spostoi majtas.

Me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë, por parimet e partive të majta, ishin pasioni dhe vullneti i tij.  Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhet të shkrihej dhe se mbaroi misionin e saj dhe se ajo është një forcë që nuk fiton dot. Për të gjitha këto arsye themelore, demokrate dhe demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën  e “Foltores” dhe ata vendosën që të rithemelojnë PD-në, që ne sot e bëjmë realitet. ‘Foltorja’ ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet. Ju kërkuat që PD të rithemelohet.

Kundër nesh peng-kryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por ne u përballëm me një ndërhyrje brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-ja. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’u them këtyre zyrtarëve se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pakkush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave nga lështësia deri sot. Bashkimi Sovjetik ashtu sikur e cilësoi Regan, ishte perandoria e së keqes, e degradimit të njeriut, e mjerimit, e dhunës, terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të. Perandoria e lirisë, e vlerave. Vendi i madhi lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se cdo vend tjetër në botë. Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA-sw të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë” tha ai.

16 komente në “Berisha sulmon Shtetet e Bashkuara: Na kanë sjellë një ambasadore sovjetike që sillet si guvernatore, vijnë nga mafja e George Soros”

  1. Prind says:

    Berisha po flet vec per ata qe shqyen torten e pavarsise,
    Ata qe mbushen lwgenat me torte i ke sot ne arenen e hajnise.

  2. nord.al says:

    Burre palaco, nuk ke asnje ndryshim nga Enver Hoxha.

  3. sek says:

    nejse luli iku, tani e ka rradhen ed palla

    1. Tetovari says:

      Bravo po i lexoj do komente majtiste kunder Berishes, edhe ai ka pak gabime, per shkak jo pervojes politike ne Demokraci, por per Kombin Shqiptar po mundohet me e forcue me e bashkue, kurse lul m….esht ber vazal i ramoviqit,vucic kriminelit.

  4. Pokeristi says:

    Nje demagogji foshnjore.Nje mashtrim i sperdredhur, qe s’vlen as per femijet e grupit te pare,te kopeshteve ndoshta dhe çerdheve.
    Eshtë e drejta e tij te mllaçitë ç’të dojē,por s’duhet të haroje atë shprehjen popullore:
    “Qenit kur i vjen ngordhja shkon e përmjer në derë të xhamisë.”

  5. Trump Won! says:

    Klika qe drejton sot Ameriken dhe qe erdhi pas vjedhjes masive te votave ne 3 Nentor 2020 nuk mundet ti zevendesoje zgjedhjet demokratike ne Shqiperi me emerime se kush do jete ne kuvend. Nese keta palaco kane fakte ke ti sjellin. Ata nuk perfaqesojne Ameriken por nje grup gangsteresh qe sponsorizohen nga shume korporata. Berisha qendro jo vetem per Shqiperine por edhe per Amerikanet qe sot udhehiqen nga plehurina. E verteta do dali shume shpejt.

    1. Ilirjan says:

      Fanari ndricues i demokracise sot ne bote… qendro edhe per boten, jo vetem per Ameriken, o i dyti Fanar i Shqiperise!

    2. Tetovari says:

      Te lumt vlla ???

  6. Sul Koburja says:

    Berisha në rrugën e tij plot krime sot kreu një krim të ri,kësaj rradhe ndaj shtetit amerikan.Qoftë i mallkuar për aktivitetin e tij anti kombëtar dhe antiamerikan.Drejtësia shqiptare duhet të veproje ndaj këtij monstre antishqiptare.

  7. Trotski says:

    Ky Delenxhi eshte Mallkim per Shqiperine! Po Drejtesia e Re duhet te veproje Urgjentisht . kete Zagar FiloSerb duhet ta lidhin me Zinxhira .Nuk ka Bo Vaki qe te lejohet nje Qen Serb te lehe kunder SHBA-ve. ,ne mes te Tiranes.

    1. ben. says:

      Qente serbe kunder amerikes lehen ne tirane per 50 vjet.
      Qente kur e kuptuan qe perandoria per te cilen lehnin ra , filluan te lehein ne krah te asaj qe sulmuam 50 vjet.
      Pune qensh.

    2. Tetovari says:

      E kur greket vjellin kunder Shqiptarve ju vjen mir, Amerika mbetet Amerik por ji sorosjanet ne USA sikurse edhe ne Shqipri.

  8. USA says:

    vrima e miut 500 grosh per malokun e vucidolit dhe ceceneve qe e duan

  9. Genti says:

    “Heroi” i demokratikasve e ngriti edhe njehere shpaten per situaten dhe i shpalli lufte te hapur SHBA-ve dhe Departamentit te Shtetit qe me ane te Eskobar e deklaroi hapur se qendrimi i DASH-it ishte institucinal dhe jo politik. Gje kjo qe deshmon se DASH ka prova dhe informacione ndaj z.Berisha dhe denimi i tij si “non grata” nuk ka qene politik. Berisha me “uraganin” e mbeshtetesve te tij qe ka ngritur prej mese dy muajsh vulosi sot krijimin e nje PD-je te Rithemeluar si dikur partite komuniste te rithemeluara tjesht antiamerikane dhe personale. Luftesse tij te shpallur ndaj DASH dhe SHBA-ve Berisha ju bashkoi edhe lukunine e mbeshtetesve te tij. Tani e tutje DASH dhe SHBA do kete nje armik te legjitimuar ne Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021. Po dridhet SHBA-ja nga ky “Hero” i shpallur nga militantet e tij qe u rreshtua perkrah Rusise,Kines,Korese se Veriut,Iranit dhe Kubes. Me kete “Kuvend” rithemelimi PD-ja sanksionoi percarjen ne dy grupime anti dhe pro-amerikane qe nuk do puthin me ne pushtet. Edhe ne rast se PD-ja legale e Bashes do shuhet vetvetiu ajo e rindertuara do kete nollen e antiamerikanizmit te shpallur per te vetmen arsye,mbrojtjen e pasurive,perfitimeve,gabimeve dhe krimeve kunder demokracise te klanit dhe familjes Berisha pergjate viteve qe pati pushtetin.

  10. Jam malok says:

    Bota e ka te fresket historine e “trimave” Sadam, Kadaf, Bin Laden etj qe ishin ku eku ne krasim me kete zagar te zggjebosur qe pshuret ne breke edhe nga nje polic bashkije. Ai ben sikur nuk e di qe secili nga ata qe e brohorasin sot kane brohoritur per cilindo qe mund ti hedhe nje kocke dhe jane gati tja shesin lekuren kujdo qe do ta blinte per nje çmim te majme, mjere ai qe kruhet me Ameriken..?Ata te buzeqeshin sikur i ke miq per koke por po ti shkeles ne kallo, e ke gishtin thelle ne b…..vetem se a ja vlen te meren me kermat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje