FOTOT/ Motra seksi e Dua Lipër pozon për revistën e njohur britanike

12 Dhjetor 2021, 20:15Lifestyle TEMA
FOTOT/ Motra seksi e Dua Lipër pozon për revistën e njohur

Hapave të së motrës, Dua Lipës, duket se është nisur edhe Rina Lipa, veç se kjo e fundit me synime të tjera.
Rina, e cila tash e sa kohë ka nisur karrierën prej modeljeje, së fundmi ka pozuar për revistën e njohur britanike “Tatler”, në numrin që do të publikohet në muajin janar.

E veshur me një stil të veçantë me nuanca klasike dhe miksim me modën e viteve të fundit, Lipa, ka rezervuar kritikat më pozitive.

Ndërkaq, “Tatler” është një revistë britanike e botuar nga “Conde Nast Publications” që fokusohet në modën dhe stilin e jetës, si dhe mbulimin e shoqërisë së lartë dhe politikës.

Ajo u themelua në vitin 1901 nga Clement Shorter, ndërkaq që revista botohet edhe në Rusi.
Por, pozimi për “Tatler” nuk është suksesi i vetëm i arritur nga Rina, pasi që muaj më parë ajo kishte pozuar për një kampanjë të markës prestigjioze të pijeve – “Coca Cola”.

Reputacioni i Rinës është në rritje e sipër, ndërsa vetëm në llogarinë e saj zyrtare të Instagram-it, ajo numëron afro 1 milion ndjekës.
Gjithsesi, kur jemi tek sukseset, ditë më parë, ceremonia franceze e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards”, kishte shënuar edicionin rikthyes, ndërsa në mesin e fitueseve internacionalë ishte motra e Rinës, këngëtarja ikonike, Dua Lipa.
Madje, Lipa, ka fituar çmimin kryesor të artistëve të huaj, jo francezë, ndërsa ka triumfuar në kategorinë “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”, në edicionin e këtij viti të “NRJ Music Awards”.

3 komente në “FOTOT/ Motra seksi e Dua Lipër pozon për revistën e njohur britanike”

  1. Lloji says:

    Ky eshte lajm qe te le shije te mir pas “landfillit” te Air Albania siç thot z.Fantomas?

  2. Taulant says:

    seks bomb qenka! Por bombe nga ato shashkat qe vetem zhurme dhe tym bejne! hahahahahaha

  3. Duaje Familjen si Folene me te ngrohte says:

    Rina Rinush suksssssseeeeeeeeeeeeesesesesesesesesese. Nje familje vertete per tu admiruar . Mendoj se nuk e teproj ku them se femijet qe degjojne keshillat e prinderve behen akoma me te sukseshem . Urojme te ngitesh sa me lart shkallet e karrieres .lots of love from the other side of the world.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje