Regjistrohen shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

12 Dhjetor 2021, 16:46Rajoni TEMA

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus pas testimit të, 1.011 mostrave.

Autoritetet bëjnë të ditur gjithashtu se nuk është regjistruar asnjë viktimë

Po ashtu sipas raportit të këtij instituti, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 10 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 965 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars të këtij viti, në gjithë vendin janë dhënë, 1.644.35 doza të vaksinës.

Deri të dielën më 12 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë, 772.388 qytetarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje