Koronavirus në Kosovë:10 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

11 Dhjetor 2021, 15:28Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur në raportimin ditor të rasteve se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast fatal. Sot janë shëruar 14 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 324.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje