​Osmani: Serbia kishe qëllim zhdukjen e popullit tonë, ne nuk harrojmë

10 Dhjetor 2021, 13:00Rajoni TEMA

9 dhjetori, dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, ishte për presidentin e e Kosovës, Vjosa Osmani një moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kanë kaluar dhe çmimi i lartë që paguan për lirinë. Nuk mund t`i kthejmë shpinën të kaluarës sonë, ka shkruar ajo në Facebook.

“Parandalimi ka parakusht drejtësinë. Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës. Janë mbi 13 mijë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, për të cilët sot ndjejmë dhimbje, para të cilëve përkulemi dhe të cilët do të kujtohen përherë”, u shpreh ajo.

Osmani tha më tej se viktimat janë dëshmi e krimit të gjenocidit dhe e qëllimit të qartë të Serbisë për t’i  zhdukur shqiptarët.

“Një nga shumë rastet që dëshmon këtë qëllim shfarosës është masakra e Poklekut. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi”.

Kjo, sipas saj, u bë me qëllimin që trupat të mos identifikoheshin, e ata ta fshihnin krimin mizor.

“Ky krim kishte një qëllim të qartë: zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Shfarosje e qëllimshme që përbën elementin kryesor të gjenocidit. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajsh e deri në 17 vjeç. Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë”, ka shkruar  Osmani.

6 komente në “​Osmani: Serbia kishe qëllim zhdukjen e popullit tonë, ne nuk harrojmë”

  1. dardan says:

    Sa e zgjuar eshte Lopa Osmani, kujdes se mos pushtoni Serbine se kush do ti mbai me buke….

    1. tenis says:

      po ty kush te mban me buke mor darlesh?

  2. Zaho says:

    Ti mor pis je derman dardaneve ju rruan koqet

    1. Daka says:

      Lopa osmani ,e prune ne pushtet ata qe quan ne Hage clirimtaret,ata qe per pozita djegin cka u del perpara.Te tille ka shume Kosova!

  3. Fatosi-kosove says:

    Dhe pjese e atij qellimi ishte edhe baba i osmankes,ai ishte sherbetor i millosheviqit ashtu siq eshte edhe sot vet osmanka, shqiptaret kete e dijne dhe sdo e harrojne kurre,edhe pse kjo mender presednike mundohet qe me deklarata pompiste ta pastron edhe te kaluaren e babait te saj por JO shqiptaret nuk harrojne, shifni deklaraten e osmankes dhe te sivllaut te saj vulin magjupit thuajse nuk dallojne aspak, vetem gjuha eshte tjeter, prandaj shqiptaret albanci si osmanka nuk do harrojne kurre asnje nga poshtersite qe Kane ber nder shekuj sherbetoret e vulin magjupit.

  4. Detari says:

    Harroni dhe shume fare, ne keto 30 vitet e fundit vendin e shnderruate ne arabi (ashtu si dhe shiptaret e allbanise).

    Ne cfare gjendje e keni cuar shtetin e ri? zero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje