Shqiptari vari veten me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë greke, i vëllai: Neglizhencë e gardianëve! Dua me çdo kusht përgjigjen e autopsies
Adem Rusi është i burgosuri shqiptar i cili sipas policisë greke pak ditë më parë u vetëvar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë, teksa po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut famëkeq të Malandrinos.
Familjaret e tij përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes se 40-vjeçarit duke theksuar se rezultatet e autopsisë që do të bëhen në Shqipëri do të zbulojnë të vërtetën.
Vëllai i tij, Shkëlqimi, ka folur për mediat dhe ka treguar se kërkon me çdo kusht që vëllait t’i bëhet autopsia, e për të zbuluar shkakun e vdekjes së 38-vjeçarit.
“Në Prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta.
Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.
Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”
Kena degjuar varje ne peme ,ne ballkon ,ne shtepi ,kudo qofte por brenda ne makine dhe te policise madje per here te pare degjojme.Mos ka qene autobus se makinat e policise as 1.2 m.nuk kane lartesi.Ngushullime vella i te ndjerit. Je i varfer , se po te ishe si Tom Ndoka apo tjeter emer me peshe e ,,,pasuri p.sh. do te conte grupin hetimor atje ne Greqi qe te kryente autopsine e kontrollin e duhur.Zoti ju dhente kurajo e shendet !
Vrasja e Shqipetarit gjate Transportit,ose “Vetevarje me Lidhese Kepucesh”.. sikur se Deklarojne greket eshte me te Vertet Poshtersi…..
1-Ate e kane Vrare Greket,duket me pare se ta Hipnin ne Furgonin e Policise…..
2-Shqipetari nuk kishte pse te “Vriste” Veten,dhe ky eshte nje Problem qe duhet te Nderhyje Shteti Shqipetare…ku c´do vite na VRITEN Shqipetare ne Burgjet Greke ose Stacjonet Policore…
Ngushellime Familjes,dhe Kurajo….shume Emigrante jane Prane Jushe ne ketto dite te Veshtira….lol
E kan var greket.policat.dhe e shesin vetvarje.
Vellai i viktimes do te ishte mire te kaperdinte helmin dhe hidherimin per humbjen e te vellait , shpresat e tije se nje dite do te gjej te verteten jan ndjenjat e cuditshme dhe vine ne menyre spontane kur dikush iken dhe skthehet me kurre , kur dikush iken ne menyre te papritur …kot e ke mor vella , jane kohe te keqia , ku askush nuk jep asnje cenktez per te verteten ……
Do te desha shume te besoja se nje dite vellai i viktimes do ta gjeje te drejten , sinqerisht e them , vec ajo eshte peralle , dhe perallat nuk besohen ….thjesht kaperdin hidherimin , mesohesh dhe jeton me te per sa kohe te ka mbetur ne kete jete dhe shikon perpara …….
Justifikimi per humbjen e jetes ne makinen e policise eshte teper banal.Ky apel vertet nuk do ta rikthej ne jete ate djale por kerkon qe shteti Shqiptar te dije se cfar pesojne shtetasit e tij ne bote.Kacifa u vra me arme ne dore kunder policise Shqiptare dhe shteti Grek “me te drejte” kerkoj sqarimet e nevojshme dhe per cdo vit i ben perkujtimore.Po shteti yne pse nuk reagon dhe te zbardhet e verteta?
Popull pa zot.
Greket jane ata qe jane , rracite e te paudhe, por mos te shkojne bubat tane ne greqi e te bejne vjedhe, droge e vrasje, ketu seshte faji i grekeve. Mbuloni koken edhe qani nen gune.