Vuçiç: Askush nuk do të mund të luajë "maca me miun" me Serbinë

11 Dhjetor 2021, 14:31Rajoni TEMA

“Askush nuk do të mund të luajë maca me miun më me Serbinë”, ka thënë presidenti serb, Aleksander Vuçiç, teksa ka vizituar kazermën ushtarake në Nish dhe është takuar me ministrin e mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se situata e sigurisë është e komplikuar në të gjithë botën, “por edhe në rajonin tonë” dhe se “Serbia duhet të zhvillohet dhe forcohet më tej, sa i përket kapaciteteve ushtarake”.

“Në mënyrë që të jemi pengesë e mjaftueshme për çdo agresor të mundshëm në territorin e Serbisë”, pohoi ai.

Ai ka shpalosur edhe plane të tjera për ushtrinë, duke thënë se po bëhen gati qindra miliona euro investime, derisa shtoi se nga Rusia po presin armë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Vuçiç gjatë gjithë fjalimit u ka treguar ushtarëve se si zhvillimet në botë e rajon e kanë detyruara atë të mendojë më shumë për forcimin e ushtrisë dhe përmirësimin e standardit të tyre, në mënyrë që të jenë gati për gjithçka.

Kjo është dita e dytë që Vuçiç, bashkë me ministrin e tij, po përcjellë demonstrimet ushtarake dhe simulimet e ushtrisë serbe.

Kjo vizitë e tij në kazermë vjen në kohën e pakënaqësive të mëdha dhe protestave në Serbi, porse Vuçiç ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve për protestën, duke thënë se tashmë ua ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe ka përfunduar si çështje.

2 komente në “Vuçiç: Askush nuk do të mund të luajë “maca me miun” me Serbinë”

  1. Titi says:

    “Dhi e zgjebosur e bishti perpjete!”, kjo sprehje eshte perfekte per te pershkruar shtetin serb dhe udheheqesit e saj.

  2. cris says:

    Shqiperia nuk trembet se militantet e foltores do ti spallin lufte USA dhe jo me Serbise. Rrofte foltorja e Berishes, me mbeshtetjen e nipit te shokut Hysni, (Andi Bushati) nipin e Tefta Camit (Andi Betja) e te tjere komuniste. Me falni se harrova pijanecin Arben Ristanin

    Fshatare Komuniste te te gjitheve qyteteve dhe fshatrave bashkohuni rreth Foltores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje