Cila është pasuria e Lefter Kokës?

14 Dhjetor 2021, 17:41Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

SPAK akuzon ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 4.6 milionë USD në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Krahas arrestimit, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Lefter Kokës, për të kompensuar një pjesë të ryshfetit. Konkretisht SPAK ka njoftuar se kanë nisur proceduar për sekuestrimin e pjesshme të “Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku Lefter Koka ka 88 % të aksioneve.

Kantina e Pijeve rezulton me një kapital me vlerë rreth 3.4 milionë USD. Por, SPAK thekson se vlera e aksioneve të Kokës korrespondon vetëm në vlerën 442.972 lekë, ndonëse në vitin 2009 Koka e ka deklaruar vlerën e aksioneve 2.2 milionë USD. Masave për bllokimin e aksioneve të Lefter Kokës është zbatuar sot nga Policia e Shtetit.

Po cila është pasuria e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka? Pasuria e ish ministrit ka një vlerë miliona euro. Krahas Kantinës së Pijeve, Koka ka në pronësi pistën e njohur mbi det në Durrës, ku ofrohen shërbime të ndryshme, me sipërfaqe 3.3 mijë m2, me vlerë 1 672 400 euro. Koka ka në pronësi edhe 1347 m2 sipërfaqe apartamentesh. Ka në pronësi 15 parcela vresht me sipërfaqe 33 hektarë, me vlerë rreth 2.2 milionë USD, apartament 3+1 dhe garazh me vlerë 6 milionë lekë, aksioner në kompaninë ‘OERT’ dhe ‘Media99’, makinë Benz 44 mijë USD dhe makinë BMW 105 mijë euro.

Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.

Ish ministri Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD. Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë,

Ndërsa bashkëshortja e tij Brunilda Koka deklaron dyqan në Durrës me vlerë 242 mijë euro, godinë 5 kate mbi një truall  330 m2, apartament me sipërfaqe 428 m2 me vlerë 120 mijë USD, makinë OPEL 31 mijë euro dhe llogari rrjedhëse 31 mijë euro. Zonja Koka deklaron gjithashtu 3.6 mijë m2 apartamente, apartament 60 m2 me vlerë 4.4 mijë lekë, dyqan 57 m2 me vlerë 145 mijë euro, truall 330 m2 dhe ndërtesë 154 m2, para cash 73 mijë USD, 3 500 m2 ambient banimi dhe 2 516 m2 ambient shërbimesh.

Brundilda Koka deklaron 800 mijë euro të ardhura nga sipërfaqja ndërtimore 2 mijë m2 dhënë shoqërisë Jedas shpk, ka në pronësi truall 231 m2 ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera 4.1 milionë lekë, 403 m2 truall në Kavajë, ndërtesë në Golem 93 m2 etj. Çifti deklaron edhe disa pasuri të përbashkëta, pasuri në emër të fëmijëve dhe qindra mijëra euro të ardhura nga kompanitë dhe shitja e apartamenteve.(Shqiptarja.com)

27 komente në “Cila është pasuria e Lefter Kokës?”

    1. ksamil says:

      Eshte miku i rames ai,i duhet dhe pak sepse kane ca trafiqe per te bere bashke pastaj i fut dhe atij gishtin rama,eshte specialist per kto pune ai,ndersa kta pranojne qe te perdoren dhe t’jau fuse edvini,se kane problem

    2. 100% e vertete says:

      Shqiptaret duket se jane pak si ziliqar. Xhelozia e skiptarit ska fund, vete e bene te pasur dhe tani i nxjerrin fleterrufe ne Tema.
      =
      Sa i pasur eshte Edi i Surrelit?…ai nje piktor i rendomte ishte…ku i gjeti milionat vellai i tij?
      =
      lol

  1. qytetar says:

    ketyre duhet nje nate dimri me u numrue pasurIte .
    imagjino sa muej dimri duhet per ish KM !!!!!!!!?????

  2. ZHEJI koke pa lari says:

    Ky paska pasur nje mal me para vetem prona prona prona miliona miliona me vjene keq shoku po e pake hallall burgun nuk ke ditur te vjedhesh

  3. 19 says:

    Qija rropt lodhesh ti lexosh hajdutet e mutit e ropen kte popull dere ne palc mos i hengshi ishalla vdekshi.

  4. DESU says:

    Turp!!!! Si ky ka me qindra ne shqiperi hajduta injorante

  5. Angjelini says:

    Sheiket e te plagosures Shqiperi pa punuar nje dite te vetme. Ligji duhet te veproj sepse nuk mban me!

  6. Plaku says:

    Hahaa, ky ja paska kalu Trumpit e paska lën ne bisht.

    1. Tetovari2 says:

      Unë jam më modest:JA KA KALU EDHE ENVER
      HOXHËS!

      1. Taulant says:

        O TETOKARI,
        PO ÇFARE PRONA TE VETAT KA PATUR ENVER HOXHA, O TRUPESHK.

  7. Beni says:

    Qyqja, gjithe kjo pasuri! Mos i gezofte!

  8. spartak says:

    Pa ju heq krimit e korrupsionit , kriminelave të çdo kallupi a ngjyre ( ma të rrezikshëm janë ato lart, që urdhëruan edhe vrasjen e Gani Malushit ) nuk do ketë PROKURORI , SPAK , FBI e GJYKATE, që të mos zbythet e frikësohet , sikur edhe seicilin prej tyre e familjarët e tyre t’i ruash me nga një taborr me policë . Lene se çfarë përrallis Kimi . Deklaratat e saj , veç sa i gudulisin kriminelat , se po qe për t’i prek , e merr vesht ne ajo se si përfundon .
    Po këta politikanë pranuan dhe sajuan edhe Ligjin e VETTINGU
    VETTING LESHI .
    Me bo sikur po ecën reforma , dhe se do rregullohen gjërat . Ka fillu ka katër vjet , dhe po punojnë, që ta zgjasin dhe katërmbëdhjetë të tjera . Kujt I bohet vonë ..Pse ? S’do as mend e as kalem . Paguan POPULLI miljona euro çdo muaj . Si e kan nis e po punojnë këta do rrijmë edhe 100 vjet me VETTING nëpër duar e nëpër këmbë , kështu që, politikanëve e PUSHT-TETAREVE askurrë nuk do ju vijë radha as për 50 vjet .
    Merre me men . Bojnë ballafaqime , verifikime, debate e gjygje veç për një gjykatës a prokuror, që po zgjat , jo me muaj por me vite . E për çfarë : Se nuk justifikon pasuritë, që ka VETEDEKLARU .
    Shife . Ai është I krimbur në pare e prona dhe as VETEDEKLARIMIN e tij nuk mbron dot .
    Këto pasuni e prona që ka numru SPAK-u janë vetëm maja e ajzbergut.
    Vaj medet sikur ti deklarojë sipas këtij NENI shtesë :
    Do ti dalin si prona minimum 4 fishi i ketyre që numërohen ma lart . Dhe njerëzve të thjeshtë, me të vërtetë punëtorë, që kanë ndershmëri, dinjitet, nivel e intelekt disa herë ma lart se: kallëpi Koka & Co , anëtarëve të Sitemit të Pa Drejtësisë , aradhës së dhunshme të Policisë dhe Administratës së tejmbushur me militantë nga më të rëndomtit e abuzuesit prej gati 30 vitesh , nuk ju vjen çudi , por një mllef e përbuzje e justifikueshme .
    Ama kërkojnë që, veprimit të drejtësisë dhe goditjes ndaj e abuzimit marramendës dhjetra vjeçar ti shkohet deri në fund një më një .
    Dy llafe ndajnë dynjonë .
    Pasunia reale tregon saktë abuzimin e kujtdo 100 % .
    Ligjit Limonatë të VETTINGUT duhet me i miratu si shtesë NENI-n e mëposhtëm :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave, që i nënshtrohen proçesit të Vettingut , u sekuestrohet, përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Populli i thjeshtë i din edhe lugët e vjedhme dhe abuzueme, sepse ju nka vjedh prona , ju kanb nvra e sakatu fëmijët e të afërmit , dhe pasunitë e pa drejtësisë mbi gjakun e pronat e shqiptarëve janë realizu .
    Sepse , do rrijmë 40 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë kjo Drogë e këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .

  9. Emigranti says:

    Edi e di se car ministri pati? .E propozoi prap per Deputet. Eshte Rama ai qe mbulon keta. Mendoni sa eshte pasuria e rames! Ky zagari me gjithe keto pasuri prap vazhdonte te vidhte.

  10. Loni pe Kolkondasi says:

    Allah, Allah! Çfarë bëhet kështu? Po ky është edhe me LSI-në, or të keqen Loni tyja! Këta janë dhe socialistë, mor aman, ditë dhe natë mendojnë vetëm për triumfin e idealeve socialiste, ku në shoqëri të sundoj ligji dhe barazia sociale! Po çfarë paska qënë ky? Po nuk kishte sy të shikonte ky njeri sa jetë të thjeshtë bënte shoqja Monika dhe bashkëshorti i saj Shkëlqesia e Tij shoku Ilir Meta, presidenti ynë i nderuar? Po s’do mënd, kështu është kur e ke modelin e sjelljes qytetare para syve dhe nuk arrin t’a shikosh. Miop, nuk ke ç’i thua tjetër. Partia t’a kish dhënë modelin e sjelljes që duhet të kishe, mor i uruar i Perëndisë, ajo duket qartë në fytyrat e çiftit Meta, kurse ti vete dhe e shpërdoron këtë mundësi!!! Vallahi, kësaj nuk di çfarë emri ti vësh!….

  11. Jeta mbi parat says:

    Ka vjedh aq shume sa nuk di sa ka dhe ku i ka. Si mund ti manaxhoje ky koke lope gjithe ato prona dhe perse i duhen aq shume? Tani ti dorezoje te beje burg dhe te bredh si qen rrugeve te durresit.

  12. sapa says:

    Shqiperia nuk behet te pakten per nja njeqind vjet per te mos thene qe nuk behet FARE!Duhet te jesh i huaj qe te besosh perrallen e berjes se shtetit ne shqiperi ,biles eshte te huajt i njohen se kush jane shqiptaret dhe e mesuan sa te afte jane ata per ta realizuar kete gje!Te hezitosh te arrestosh te korruptuarit e panumert te ketij vendi kur te gjithe e dine se cfare pasurish kane bere me postet zyrtare kjo eshte tallje per cdo shqiptar te ndershem!Me ameriken mbi koke dhe prape nuk duan tja dine fare!

  13. Skrapari says:

    O spaki ! E bëne që e bëne dorēn “pis” por rrase edhe një çik më thellë në atë sqollë e mbërthe nonj cop të madhe , nonjë president a kryeministër a nonjë ish-kryeministë e ish-president a…boll u more me “kokla” !.

  14. taso kume says:

    PO pse ky vetem eshte ? si mundet te behet gjithkjo pasuri vetem ,ne SHQIPERI bastuni i te pasurve eshte bere me mut nga te gjitha anet nuk ke nga e kap,kurse vetingu eshte gjueti shtrigash ,bije nje klan te fitoj klani tjeter.

  15. Sulo Pepja says:

    A ka SPAK qe mund ti hetoje dhe ti fute ne burg keta superhajdute te shqiptareve. Si ky ka me qindra ne mos me mijra
    SPAK ju ruan bishtin ketyre! E blejne edhe SPAK-un keta!

  16. Jai-i9 says:

    Nuk ka politikan dhe kryebashkiak në Shqipëri pa 1 milion dollarë pasuri minimum secili. Kanë rrëmbyer pronat e shtetit dhe pronat e të vobektëve dhe kanë bashkëpunuar me mafien.
    Pastaj kryeministri dhe ISH kryeministrat ,presidenti , ministrat dhe ISH ministrat kanë mbi 100 milionë dollarë minimum secili.

  17. Agel says:

    O popull lur ka keto pasuri ly zotri qe ls qene nje minister i LSI,po xha saliu& Compani,?????
    E ju o popull akoma meruni me Enverin
    Ujku ujku thote xha saliu, e cakejt po bejne kerdine,meruni 30 vite me pasurine e Enverit,se dhe vila qe kishte ishte prone e shtetit,kurse ketyre u duhen nete dimri ti numerosh pronat.

  18. Hako says:

    Me gjithe keto prona dhe pasuri dhe punoi minister per 1000€?????.

  19. Bledi says:

    Kaq shume shifra?
    Ne Shqiptareve s na pelqejne ekuacionet se na ngatërrohet mendimi.
    Ne duam te dime Totalin
    Psh mijra metra katror sip banimi.
    4 vreshta
    Etc etc
    Ore gazetar ore prokuror ore kush dreqin merret me dosjet e ketyre
    Na thoni sa eshte totali me vleren e tregut te aksioneve lekeve valutes bizhuterit makinat etc
    Ta dime dhe ne sa peshonte ky peshku I vogel
    40 milion dollare me pak apo me shume totali ekzakt me ekspertize jo terci e verci
    Jemi popull kureshtare jo revolucionar

  20. Ideali says:

    Ndaj populli shqiptar vazhdion te jete i varfer. Zoti vonon por nuk harron. Bandityet ordinere, horrat, imoralet pa skrupull, i kane transmetuar keto vese edhe tek femijet. Ec Dako tani. O burra xhuxh. Fortunali te shembi lungomarenketo dite. Frut i idiotizmit ten dhe i babezise.

  21. Shqiptari says:

    “Tetovar2”, e kuptoj qe e ke then me ironi,megjithate sa per kujtes: Enveri nuk kishte as shpi te veten e lere me ndonje pasuri tjeter. Çfarè kohe te piste po jetojme. Politikan te pangopur qe shkatrruan gjithçka te mire.

  22. gallata says:

    ilir metes po i firojn nxensit e vjeter .si duket kjo esht arsyeja qe do te kthehet ne partin e lsi qe te krijoj nje kontigjent te ri hajdutesh mjer populli nga kta te babzitur …………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje