Prangosja e Kokës, Basha: Nuk është peshku i madh, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës?

14 Dhjetor 2021, 14:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se arrestimi i Lefter Kokës me urdhër të SPAK, i akuzuar për disa vepra penale për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, provon që akuzat e opozitës ndaj tij janë të vërteta.

“Në shkurt 2018, nisëm procesin e denoncimeve për mbi 480 milionë euro që u janë zhvatur shqiptarëve. Arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta, denoncimet tona të bazuara”, tha Basha.

Ai shtoi se SPAK tani duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere. “Nuk ka qytetar që ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie në një ditë nuk i nxirrte dot një ministër. Emrat kryesorë janë të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt, etj. Ndaj sa kohë nuk ka vendim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë, për këtë aferë të tmerrshme korruptive. Nuk mund të themi se sot është ditë triumfi për drejtësinë. Ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa i dhënë përgjigje se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës?”.

Basha tha se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit dëshmon vlerën e komisionit hetimor për inceneratorët dhe këmbënguljen e socialistëve për mos ta ngritur atë. “Po tregohet qartë që refuzimi për t’u përgjigjur në kohë, fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit. Kjo betejë do të vazhdojë, pavarësisht vullnetit të plotë apo jo të drejtësisë. Deputetët tanë do të vijojnë betejën në komision për zbardhjen e kësaj skeme gjigante kriminale. Nxis drejtësinë, kur ka hedhur këtë hap të parë, të mos ndalet me kaq, por të shkojë menjëherë tek autorët”, tha Basha.

6 komente në “Prangosja e Kokës, Basha: Nuk është peshku i madh, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës?”

  1. Roberto says:

    Ore Luli tu ngjallen krimbat ty??? Je bere si Pinxho Kapella debil. Parate e sat’eme po pastron Lefteri. Lere SPAK ta gjeje se ca pastron ai. Ti shiko parate e tua se kush ti pastron dhe kush ti administron dhe mos e hiq vemendjen nga problemet madhore qe ke ne parti. Shiko rrugen Shaqo Bregu se gremisesh pastaj.

    1. vezhguesi says:

      Roberto-Lulushka harroi bemat e tija ne sherbim te Salihut dhe po shikon ato te pozites. Eshte bere per ti qare hallin, kur si hajdut therret kapeni hajdutin. Lefter Koka nuk ka qene ministri i Rames, por i Ilir Metes. Ne se ka pastruar para, i ka bere ato per Meten dhe jo per Ramen.
      Harroi ky idjot me kollare se si u kap Meta me ze e me figure duke i kerkuar Priftit te leshonte licensa ne kembim te perqindjeve te parave. Keto ndodhen gjate qeverisjes se PD-se, ku Lulushka iste pjese e qeverise. Perse nuk e ngriti zerin atehere ky idjot, por u kujtua sot. Po per vjedhjet e veta ne rrugen e kombit, a ka ndonje gje per te thene Basha?
      E fundit; Lefter Koka eshte pjese e familjes kriminale Koka, qe e njeh i gjithe Durresi.

      1. Taulant says:

        Rama e kandidoi per deputet ne Partin Socialiste.

        1. Roberto says:

          Taulant Lefter Koka ka qene qe ne kohen e Fatos Nanos por edhe ne se e ka kandiduar Rama nuk do te thote ndonje gje per te shkulur floket oor une me teper e kisha me Lulin sepse fryhet si gjel tani nga qe ka mbeshtetjen e faktorit nderkombetar vetem per te eleminuar Berishen politikisht se per ndryshe Luli nuk ka ndonje vlere te madhe. Kuahdo qofte nese ka abuzuar me parate tona te kalbet ne burg se prandaj Shqiperia vazhdon prej 30 vitesh ne “tranzicion” prej ketyre horrave.

    2. Kosovari says:

      Prit se ke dhe ti pun kucke Hollande.

  2. xhoxhi says:

    Po ky për kryetar është mos aman.Sadota mbrojnë të huajt votat hidhen nga shqiptarët.Ky është njeri nul fare.Die e dëgjova se vrasjet e 21 janarit i ka bërë ky me urdhër të Saliu.Atëhere pse nuk e tha këtë gjë kur duhej në gjykatë?Për rrugën e kombit flitet për 200 milion dhe nuk shkonte në gjykat.Po lobimin rus?Ja pra që të huajt nuk duhet ta mbështetin sepse edhe ky është një bajgë e thatë.Duke mos dhënë dorëheqjen ky idiot po shkatëron partinë demokratike dhe do ta shikoni pas 18 dhjetorit ku nuk do protestohet kundër Ramës po kundër Bashës.Ku i ka njerzit Basha?Ditën kur Berisha mblodhi 10 mijë në stadium ky trim para selisë mblodhi më pak se 50 vetë që të festonte krijimin e partisë që ishte një turp dhe kamerat nuk na tregonin sa ishin.Vetë është për në burg dhe thëret për Kokën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje