“Ora më e errët është ajo para agimit”, mesazhi i Bashës: PD ka rrëzuar kultin e individit, më 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen

14 Dhjetor 2021, 09:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër mesazh mëngjesin e sotëm për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen  e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.

 

3 komente në ““Ora më e errët është ajo para agimit”, mesazhi i Bashës: PD ka rrëzuar kultin e individit, më 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen”

  1. 19 says:

    Hiqni dhe meten dhe ramen kurven dhe zgjidh djem te rinj nga diaspora mis u mer me kta hajdutet ktu dhe rugacet e lagjeve qe i mbani si shoqerusa,se te gjithe problematik jan .bej nje gje te mire .po qe se ke tamam perkrahjen e USA..

  2. genti says:

    i paskan keshilluar Thomas Fullerin bashes hahahahha ,njeri me fromim gjysmak pa asnje lloj bagazhi ,tipiku i politikanit te paafte qe ka ardhur te mbushe xhepat asgje me shume
    ben sikur i dhimbset populli ,yeah right

  3. Tirana says:

    Basha e pastroi PD nga gomeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje