Përplasjet në PD, Rama shpërndan thënien e koduar: Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithë dy të marrë

13 Dhjetor 2021, 20:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një thënie të Samuel Beckett ku duket një mesazh i koduar për përplasjen në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur”-poston Rama.

Rama duket komod me situatën në PD ku partia më e madhe opozitare i ka hyrë një lufte të brendshme duke e lënë qeverinë të pashqetësuar.

Ditën e sotme përplasja në PD nga shkarkimet e ndërsjella kaloi në një përplasje pothuaj fizike për marrjen e zyrave të selisë blu.

2 komente në “Përplasjet në PD, Rama shpërndan thënien e koduar: Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithë dy të marrë”

  1. xhoxhi says:

    Pleqtë e vjetër në fshat i dëgjoja shpesh që theshin:”dy të marë në një derë njeri pjerth tjetri mba erë”…..

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Të lumtë ty or vëlla, ti punë quan vetëm ndonjë fjali fyese për opozitën në Facebook dhe kjo është e gjitha. Vallahi, shërbim të madh po i bënë vëndit dhe demokracisë, kur dhe në këtë situatë kaq dramatike për opozitën, ti shikon çfarë përfitimi mund të kesh. Bravo, vallahi, goxha burrë dhe patriot je!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje