Balla: Grupi PS do të rrëzojë dekretin e presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2022

13 Dhjetor 2021, 18:29Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se grupi i PS se do të rrëzojë dekretin e presidentit për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.

Sipas Ballës, buxheti i shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin  e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje