Berisha e akuzoi se u ka marrë kartat anëtarëve, Basha: Kam harruar se ku kam kartën time, votova me pasaportë

13 Dhjetor 2021, 17:33Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili tha se ka vjedhur kartat e anëtarësisë.

Këtë akuzë, Basha e konsideroi si qesharake.

‘Unë u kam marrë kartat anëtarëve dhe s’u kam dhënë kartat? Shiko kryetari i PD-së nuk merret me kartat. Tani që ma kujtove duhet të kujtoj se ku e kam kartën time.

Çdo anëtar identifikohet edhe me kartën e identitetit. Unë kam votuar me pasaportë dje.’- tha Basha.

2 komente në “Berisha e akuzoi se u ka marrë kartat anëtarëve, Basha: Kam harruar se ku kam kartën time, votova me pasaportë”

  1. Shefqet Cela says:

    Ankohen se i kanë vjedhur kartat?
    Pome se votuan tek Arena? Si i identifikuan?

  2. ida says:

    “Kur ben dashuri dhe i biri tetos”…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje