Çfarë u tha Escobar tre kryediplomatëve shqiptarë në Londër?

13 Dhjetor 2021, 16:36Politika TEMA

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka biseduar sot me tre kryediplomatët shqiptarë në Londër, raporton Gazeta Express.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar shihet duke folur me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Kjo fotografi është publikuar në Twitter nga kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, e cila njoftoi për një diskutim lidhur me bashkëpunimin e ngushtë që duhet të ndodhë në të ardhmen për ta avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin.

Të tre kryediplomatët duken shumë të vëmendshëm teksa dëgjojnë se çfarë po u thotë zyrtari amerikan.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss i ka pritur sot ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në një takim.

Ky takim pasoi diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool të Britanisë së Madhe, e ku u përfshi edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme rë Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, Kryetare e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-ës, thuhet se i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa./ Gazeta Ekspres

2 komente në “Çfarë u tha Escobar tre kryediplomatëve shqiptarë në Londër?”

  1. Sara says:

    Pm u jep udhezimet e Washingtonit per te gjithe shqiptaret ne gadishullin ilirik, epoka e ndarjes se tyre nga Fuqite e medha ka marre fund!

    1. Franci says:

      Gadishulli Ilirik ??? Kamarjer , edhe nje dopjo raki per Saren ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje