Berisha: Basha është njeriu i karrigeve, unë jam i pasionit

13 Dhjetor 2021, 14:54Politika TEMA

Pasi u rikthye në selinë e PD, Sali Berisha mbajti një fjalim në ambientet e brendshme të saj, ndërsa Lulzim Basha mbante një tjetër mbledhje në një sallë paralele.

Berisha u shpreh se pas kuvendit kombëtar të së shtunës, ka marrë mbështetjen e konservatorëve në Europë dhe në botë.

“Jehona e këtij kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij, është e jashtëzakonshme në çdo zemër shqiptari, te të gjithë atyre që duan liri. Ju informoj me kënaqësi se personalitetet më të respektuara të krahut konservator në Europë dhe në botë përgëzimi për demokratët shqiptarë. Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtësisht me PD-në e rithemeluar në kuvendin e jashtëzakonshëm në të saj, në mënyrë që PD të përmbushë misionin e saj të madh. Basha është njeriu i karrigeve, unë jam i pasionit”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje