Lulzim Basha ka shperthyer ne akuza te forta ndaj Sali Berishes.
Kryetari i PD-së, u shpreh sot se Berisha u fut në selinë blu në përpjekje për t’ju fshehur shpalljes “non grata”.
Ai tha se Berisha është ish-komunist pa burrëri dhe bashkë me njerëzit që ka mbledhur rreth tij janë llumi i PD-së që tashmë është vetëpastruar. Lideri i PD-së deklaroi se nuk reagoi për të rënë pre e provokimit të Sali Berishës në momentin që u fut brenda selisë.
“Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Deri sot nuk ka ekzistuar një organizatë amerikane. Pa SHBA-në ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe.
Ne mund ti fajësojmë sa të duam për gabimet tona, por cdo popull ka qeverinë që meriton. Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit.
Vetëm ai e ka frikë. Të gjithë demokratët po presin që bashkimi i madh ti japë një përgjigje të qartë të së shkuarës dhe një mesazh shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë, e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull për të çarë pengesat.
Ne do ta bëjmë këtë së bashku, ne do ta shpalosim këtë në një kuvend që do të jetë një kuvend demokrat. Në përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratas, Berisha po përpiqet që të fshihet brenda PD-së. Ne ishim në një takim të qetë, të grupi të punës për rininë dhe lidhjen demokratike të gruas me praninë e anëtarëve të grupit të punës dhe kryesisë së PD-së.
Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse e para është Shqipëria. Kjo që ka parë cdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili mungohet të shfaqet si fitimtar. Humbja e tij është pa kthim, rruga që ai ka zgjedhur. Berisha si ish-komunist i vjetër, nuk ka burrëri” tha ai.
Ki kujdes Berisha eshte mjeshter i kurtheve.Gati eshte te inskenoj nje 2 prill
U desh kjo qe me ne fund te pranoni qe 1997 e ka bere Berisha dhe jo PS>
Plehr je nje gjeneral pa ushtar.
Jep doreheqjen e largohu .
Kur nuk te voton me njeri c’kerkon?
Pasi i QIU Argiten mire e mire????,i mori PARTINE????,tani po shkerdhen Salin???
Bravo Basha po ben burreri te pa shoq .mos i le ruge malokut dhe kujdes se ai eshte vrases gjakftot dhe burre i pishter te vret ne gjume ku te te gjeje.
Basha, nënë fund po tregohet burrrrl.
Bcerisha sot ka një ditë të zezë.
Sapo hyri në seli, mori lajmin e kobshëm për të: vegla e pështirë e tij Llalla, i prangos në Itali.
Pastë këmbën e mbarë!
Mire qe i pranoi sot Lulushja, bemat e Berishes. Po ku ka qene me pare qe nuk i ka thene keto gjera?
Me kete zhevahir qe paska thene, e tregoi edhe nje here se PD-ja eshte nje cerdhe e krimit dhe duhet zhdukur me rrenje.
Tani do shohim Qyfyre.Kuli po hap gojen,me se fundi per Kriminelin Sali.Sala do bej shume te keqija sic ka bere,por tani eshte ndryshe:Nuk ka me nje Amerike qe e mbronte,por e ka Armike,eshte Non Grata.E kupton or Taulanti apo jo,tani gjerat jane ndryshe,dhe koha nuk flet per Salken,per 3 vjet mbush 80.Yp Xhixhi Sali.
Ik Lulush pa te dale ndonje defekt me frenat w makines ne kthese.