Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha do të jetë deputet, të reflektojë deri me datë 18

13 Dhjetor 2021, 13:58Politika TEMA

Sali Berisha ka mbërritur në selinë e partisë Demokratike i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ai tha se kishte ardhur të zhvillonte mbledhje dhe të diskutonte për problemet partiake.

Ndërsa sa i takon Lulzim Bashës ai e konsideroi si të shkarkuar nga posti.

“Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë.

Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë”, tha Berisha.

4 komente në “Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha do të jetë deputet, të reflektojë deri me datë 18”

  1. Zeni biri i qenit says:

    Kujton se duke e quajtur prokurorine te Bashes dhe te Rames nuk ka perendi qe e heton dhe gjykon per krimet e kryera dhe te provuara .
    I ka hy frika ne palce dhe po perdor strategjite e Hitlerit .(si tek drama me Arturo Ui)
    Per fat darra eshte ne dore te amerikaneve dhe koqet e Saliut jane ne ate darre per momentin.
    Te shohim se deri ku do shkoje shejtan budallalliku.

  2. Tomorri says:

    Dy kamber ne nje dere,njeri I pshurrur,tjetri I dhjere.

  3. Sonila says:

    exactly cfare ben telibanet ne Afganistan ate po bejne dhe berishistet ne seline blu.

  4. Tirona says:

    Po Ata qe themeluan PD a i nderova tek pllaka ku jane firmat e nismetareve te themelimit te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje