Drejtuesi i grupimit “Dhjetor 90” denoncon nga selia blu: Na kyçën brenda që të mos përballemi me Bashën

13 Dhjetor 2021, 11:47Politika TEMA

Drejtuesi i grupimit “Dhjetor ’90” Bislim Ahmetaj denoncoi sot nga selia blu mbylljen e derës zë zyrës, që sipas tij është marrë pasi ky grupim përshëndeti Kuvendin e mbajtur nga Berisha më 11 dhjetor.

Ahmetaj thotë se atyre iu desh të shpërthenin derën e jashtme për të dalë, ndërsa thekson se referendumi i 18 dhjetorit do t’i jap fund dilemës së mbajtjes së çelsave në PD.

“Jemi para jush për një ngjarje të pazakontë. Kisha thirrur në Kryesinë e grupimit “Dhjetor 90” për një takim në zyrën tonë në selinë e PD, zyrë që e kemi që prej 25 vitesh. Sot u gjetëm para një ngjarje të njerëzve të vegjël, ishin mbyllur dyert. Ne u futëm brenda nga selia kryesore, dhe u mbyll edhe dera e brendshme.

Na mbyllën dyert dhe na lanë brenda në zyrë, i kishin ndërruar dy bravat e dyerve të tjera. E quaj gjest të ulët. Mora në telefon njerëzit e shërbimit dhe më thanë nuk dimë gjë. Është diçka e sajuar jashtë personelit të shërbimit. E ul akoma më shumë vlerën dhe atë minimum reputacioni që mund të ketë një njeri i zakonshëm. Sapo Basha u ngjit lart na u mbyll dera.  Mledhja e fundit në PD, ka qenë para 10 ditësh.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte për ta përshëndetur Kuvendin e jashtëzakonshëm të Kuvendit të 11 dhjetorit që na pranoi si organizatë partnere. Referendumi u jep fund dilemave të mbajtjes së çelsave. Të mbash çelsat do të thotë të bësh veprime të ulëta u ka hije vetëm njerëzve që qëndrojnë prapa hekurave”, tha ai.

 

2 komente në “Drejtuesi i grupimit “Dhjetor 90” denoncon nga selia blu: Na kyçën brenda që të mos përballemi me Bashën”

  1. Bimi says:

    Po nuk shpetoi PD njehere e mire nga keta plehrat e Trpojes nuk ka per tu bere kurre parti po do ngelet bande rrugaçesh.

  2. Suksese te metejshme says:

    Faj kane ata qe ju lane te dini nga dhoma. Ju duhet te mbaheni mbyllur se per te prishur pune jene…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje