Dhjetë konkluzionet që solli Kuvendi i 11 dhjetorit. Berisha feston fitoren përballë Bashës, por dilema e madhe mbetet e ardhmja e PD-së. “Uragani” Berisha fshin kryetarin dhe mbështetësit e tij, por përballë SHBA-ve është një betejë që ka humbjen akoma pa u zhvilluar. Si shkoi deri në këtë pikë forca më e madhe aktuale opozitare që edhe pas 31 vitesh jetë nuk arrin të prodhojë një figurë të re politike.
Nga Roland Qafoku
Zëri i këngëtarit suedez Joey Tempest i bandës “Europe” u kthye pas 35 vjetësh në Shqipëri në kolonë zanore me këngën epike “The Final Countdown” teksa në orën 10.40 të së shtunës Sali Berisha hyri triumfues në stadiumin “Air Albania”. Një këngë e vitit të largët 1986, por që më 11 dhjetor 2021 ishte sfondi muzikor i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Një kuvend që vendimin kryesor kishte rithemelimin e kësaj partie ditë më ditë 31 vjet më pas nga hedhja e 343 firmave. Tabloja e dytë e kësaj partie ishte në selinë qendrore ku në të njëjtën orë disa zonja të dëshpëruara dhe disa të rinj anonimë kishin rrethuar kryetarin zyrtar Lulzim Basha teksa ai fliste në kujtim të ditës së madhe të 31 vjetorit të themelimit të PD. Në përfundim të një dite të gjatë kuptohej qartë që Sali Berisha doli shumë më i fortë, i mbështetur masivisht nga baza dhe tashmë është në start të një beteje që pritet të shoqërohet me shumë zhvillime të tjera përveç shkarkimit që i bëri Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit. Ndërkohë Lulzim Basha duket qartë që duket në dëshpërim të thellë dhe vendimi për shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve më shumë na kujton shkarkimin e disa byroistëve në fund të vitit 1990 nga Ramiz Alia kur regjimi komunist dukej që po binte se sa një vendim që tregton siguri.
Por prisni! Një hije e rëndë ndodhet në kokat e demokratëve pavarësisht uraganit të Berishës dhe dëshpërimit të Lulzim Bashës. Raporti i SHBA me Sali Berishën ka fuqinë dhe natyrën e një tërmeti që ka dhënë lëkundjen e parë të fortë atë të shpalljes non grata, por vijon me lëkundje të tjera inercie dhe askush nuk e di nëse vendimi non grata ishte lëkundja më e madhe apo pritet një akoma më e madhe. Kjo e bën Partinë Demoratike të ndodhet në një udhëkryq pavarësisht qartësisë se në çfarë pozicioni ndodhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Si njëri dhe tjetri po e përcaktojnë qartë fatin e tyre personal, por fati i Partisë Demokratike është i papërcaktuar. Shpesh duket si fati një jetimi që në pamje të parë të duket sikur jeton si të gjithë të tjerët por jo vetëm që i mungon kujdesj dhe mbështetja e prindërve por është i destinuar të bëjë një jetë plot gabime. Gjithsesi nga ajo që ndodhi dje një Kuvendin Kombëtar të PD, dalin 10 konkluzione që tregojnë në një farë mënyre edhe zhvillimet e mëdha që pritet të ndodhin jo vetëm në këtë parti por edhe në politikën shqiptare.
1.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 11 dhjetor tregoi se është ngjarja politike dhe lëvizja më e madhe në Shqipëri në vitet e fundit. Ai tronditi nga themeli jo vetëm Partinë Demokratike por të gjithë politikën shqiptare. Edhe kundërshtarët më të fortë ndaj Sali Berishës që e inicioi këtë lëvizje por dhe ndaj vetë PD nuk mund të mohojnë që ky kuvend solli atë që nuk e kishte sjellë për tetë vjet Lulzim Basha, i cilësuar si politikan që përfaqëson një brez të ri. Ai ka vlerën e një revolucioni jo vetëm se e artikuluan pjesmarrësit e tij por për mënyrën si nisi, me mbështetjen e madhe që u shoqërua ditë pas dite dhe impaktin që po sjell i gjithë ky aksion politik mbetet një revolucion në politikën shqiptare. Përtej emocioneve dhe ngarkesave personale, përcaktimi më i saktë i një demokrati për atë që ndodhi në “Air Albania” dje ishte ai i Jozefina Topallit e cila shkruajti në facebook: “Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”. Dhe koha i dha të drejtë Jozefina Topallit por edhe shumë të tjerëve që e kërkonin këtë revolucion.
2.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit tregoi se Sali Berisha ka mbështetje shumë herë më të madhe në anëtarësinë e Partisë Demokratike se sa Lulzim Basha. Kjo vjen edhe për faktin që një pjesë e madhe e anëtarësisë janë kundër Lulzim Bashës dhe jo domosdoshmërisht pro Sali Berishës. Por i vetmi që arriti ti afrojë, ti grumbullojë por edhe të bëjë një lloj bashkimi pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit ishte vetëm Sali Berisha. Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit anëtarësia e PD kaloi në dëshpërim të thellë dhe i vetmi që ndezi flakën e besimit dhe shpresës në radhët e PD u bë Sali Berisha. Sigurisht që Sali Berisha e nisi këtë aksion pas shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe kjo ka sjellë jo pak dyshime, debate dhe diskutime. Por fakti është që ky aksion i kaloi përmasat e një sipërmarrje personale politike dhe tani Sali Berisha rezulton t’i jenë rritur kuotat politike jo vetëm brenda PD.
3.Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit tregoi se Lulzim Basha ndodhet në dëshpërim të thellë dhe ka mbështetje shumë të ulët në radhët e PD. Jo vetëm për faktin se shkarkimi i tij si kryetar u bë nga 4446 delegatë të Kuvendit por se ajo që po ndodh tashmë në selinë qendrore të PD i ngjan një funerali politik. Gratë që e rrethonin Lulzim Bashën mesditën e të shtunës dhe përpjekjet e tij teksa pyeste me sy dhe mimikë përse aty kaq pak njerëz ishin shenja se ai jo vetëm është në minorancë, por se është në një dilemë të madhe se çfarë vendimi personal duhet të marrë në ditët në vijim: Duhet të vazhdojë një luftë që duket që e ka të humbur apo të largohet nga zyra e kryetarit të shkarkuar nga kuvendi? Deklarata e tij se nga kjo situatë PD do dalë më e bashkuar i ngjan stonaturave që ai bënte rregullisht kur këndonte himnin kombëtar pas protestave dhe habia ishte se e provonte përsëri. Shkarkimi që kuvendi i 11 dhjetorit i bëri atij nuk mund të barazohet me asnjë vendim të tij për shkarkime masive të disa kryetarë degësh, as shkarkimin e Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar. Vërtetë dukej sikur Basha më në fund po bënte betejën e jetës, por po aq e dukshme është se edhe këtë betejë do ta lërë në mes.
4.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit solli konkluzionin se vërtetë kjo ishte një betejë mes Berishës dhe Bashës por fati i PD mbetet jetim. Tashmë partia më e madhe opozitare ka dy parti me dy struktura, me dy vula, me dy logo dhe shumë shpejt do ketë edhe dy kryetarë. Nëse kjo situatë do vijojë në këtë dualizëm, do jetë një problem shumë i rëndë për këtë parti. Nëse vijohet me këtë linjë zgjidhja e kësaj përplasje do përfundojë në gjykatë. Jo vetëm kalvari i procesit, por fakti që partia që ka qenë 13 vjet në pushtetin qendror, që ka nxjerrë nga radhët e saj 2 kryeministra, 4 presidentë të republikës, dhjetra ministra, qindra kryetarë bashkish e komunash dhe qindra e mijëra zyrtarë, të përfundojë në një proces gjyqësor të këtij lloji lë një shije mjaft të keqe. Ajo jo vetëm e dëmton imazhin e kësaj partie por e vendos anëtarësinë në një udhëkryq në të cilin nuk do dijë kë rrugë të zgjedhë. Nëse nuk arrihet një kompromis vërtetë fati i Partisë Demokratike është jetim.
5.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit tregoi se përplasja e Sali Berishës me SHBA u thellua edhe më tej. Nëse atë që ndodhi të shtunën e quajmë një kuvend antiamerikan kjo është lëvizja e dytë më e madhe kundër SHBA-së pas protestave kundër armëve kimike të nëntorit të vitit 2013. Ka edhe një detaj që bëri përshtypje në opinionin publik. Mungesa e një flamuri të SHBA në stadium ishte një shenjë jo e mirë. Në traditën e PD ka qenë që në çdo miting, në çdo protestë dhe në çdo tubim në këto 31 vjet PD nuk e ka ndarë flamurin e SHBA në krah të atij shqiptar. Vetëm nëse kujtojmë se jo vetëm kur u themelua por edhe në mitingjet dhe protestat më të mëdha në këto 31 vjet flamuri amerikan ka qenë krah atij shqiptar, kjo në kuvendin e PD la një përshtypje jo të mirë. Megjithatë simboli i flamurit amerikan ishte shumë pak përballë atyre që u thanë në kuvend. Sali Berisha jo vetëm nuk i ndërpreu por i shtoi sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim teksa tha:
“Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore, përfaqësuese të vlerave, të kombit të tij të madh. Por çfarë ndodh në këto vite, e paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të lirisë pëgëzon policinë për luftën kundër drogës. Në kulmin e korrupsionit përfaqësuesi i vendit të madh ligjëratë në mbështetje të narko qeverisë, dhe merret nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën dhe qëndrimet e saj”.
anë fjalë të rënda në adresë të ambasadores a thua se ajo nuk përfaqëson SHBA por veten e vet. Për më tepër zëvëndësndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar ishte akoma më i ashpër gjatë vizitës së tij në Tiranë teksa tha se SHBA do ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse Berisha do zgjidhet kryetar i PD. Se si mund të funksionojë një PD me një kryetar non grata dhe pa marrëdhënie me SHBA vetëm Berisha e di.
6.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit solli një perceptim që mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës asnjë politikan tjetër nuk ka asnjë ambicje e as synimin, as staturën për të qenë lider i ri i PD. Kjo ka sjellë një dilemë jo të vogël. Si ka mundësi që këtë lëvizje politike brenda PD ta bëjë sërish ai që e drejtoi atë parti për dekada me radhë? Si ka mundësi që shpëtimtari i kësaj partie bëhet përsëri ai politikan që e dominoi por edhe e drejtoi atë me të mirat dhe gabimet për 31 vjet? Si ka mundësi që Partia Demokratike nuk nxori një lider të ri që të përfaqësojë brezin e ri? Si ka mundësi që të gjithë ankohen se “nuk i kanë lënë” ndërkohë që nuk bëjnë tentativën më të vogël për tu farkëtuar si lider? Vërtetë kjo është e trishtueshme për një parti që në këto 31 vjet ka nxjerrë vërtetë presidentë, kryeministra e ministra por nuk arriti kurrë të nxjerrë një grup drejtuesish që të merrnin në dorë fatet e PD pasi Sali Berisha po dilte nga skena politike. Justifikime të tipit “nuk të lë njeri” janë për dembelët dhe të pazotët. Kush e kundërshton këtë fakt, të shkojë të flejë gjumë dhe të vazhdojë të mendojë se ashtu rritet.
7.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit solli konkluzionin se këtë lëvizje politike e kanë mbështetur edhe ata që janë kundër edhe ndaj Lulzim Bashës dhe ndaj Sali Berishës por çuditërisht janë shumë të paktë në numër. Fatbardh Kadilli, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi e të tjerë kanë dalë hapur edhe në Kuvend kundër të dyve dhe kjo ishte pjesë më interesante e Kuvendit pavarësisht se në stadium u dëgjuan më pak. Ky pozicionim i ka bërë ata vërtetë të veçantë dhe media u ka lënë jo pak hapësirë por ata kurrë nuk arritën të sjellin vlera të tilla që të mbështeten masivisht.
8.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit solli për një pjesë politikanësh se janë ende në dilemën se me kë të pozicionohen: Me Berishën apo me Bashën? Këta politikanë, që fatkeqësisht një pjesë e tyre janë edhe deputetë, kanë treguar se mungesa e karakterit nuk i bën kurrë ata të mëdhenj. Në këtë furtunë që ka përfshirë PD-në ata kanë zgjedhur stilin e strukjes për të parë më vonë se çdo ndodhë dhe nga do anojë peshorja. Por nuk e dinë se në politikë është më mirë të humbasësh se sa të mos bësh betejë. Ata thjesht kanë dalë nga loja dhe një ditë do dalin edhe nga politika. Për këta lloj politikanësh politika shqitare nuk ka kurrë nevojë. Sigurisht as ata që i kanë vendosur aty ku janë.
9.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit solli konkluzionin që jo vetëm nuk ka liderë të rinj por as forca të reja politike. Është e habitshme se si në një boshllëk të tillë politik nuk ka ansjë lëvizje të re për ta plotësuar. As individë e as grupime nuk duken gjëkundi por vetëm rrinë e vështrojnë se çdo të ndodhë në PD. Ata që inicuan dhe themeluan parti të tjera dy vitet e fundit nuk arritën të marrin as votat e lagjes ku banojnë. Habia shkon edhe për ata të rinj që me diploma amerikane dhe britanike në xhep u krekosën në studio televizive si shpëtimtarë të Shqipërisë së keqe politike duke u vetëshpallur si e ardhmja por në zgjedhjet parlamentare nuk arritën të marrin as votat e familjes së tyre. Kjo është një e vërtetë e trishtueshme. Dhe pastaj ankohemi se të vjetrit nuk i lënë të rinjtë të bëhen faktorë në politikë.
10.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit tregoi se ujrat e qeta në Partinë Socialiste mund të turbullohen një ditë me të njëtën natyrë dhe stil siç po ndodh në PD. Ky kuvend solli konkluzionin se kryetari i një partie nuk caktohet, as emërohet dhe apo post nuk lihet as trashëgim. Partia fitohet duke bërë beteja jo duke bërë djalin e mirë që e ka mirë me kryetarin që pritet të largohet. Edhe kundërshtarët më të fortë ia japin meritën Edi Ramës që luftoi dhe bëri betejë për ta marrë drejtimin e Partisë Socialiste dhe pasi e fitoi bëri beteja për ta mbajtur atë. Kështu duhet të ndodhë edhe me pasardhësin e Edi Ramës. Modeli Basha dështoi me shumë sukses.
Landi mer garuzhden e shperndaj ndonje pjate pilaf, mos u mer me politike te madhe.
Choisir entre la peste et le choléra … trop cest trop bolle Berrisha Basha Berrisha Basha se pa dashur po beni lojen e tyre po i gorifikoni .
Ka shume per te shkruar per ta per krimet e tyre e jo per taktikat e tyre si ti shpetojne drejtesis
O Landi,o provincial gomar,aty eshte e keqja pra,qe PD-ja,antaret, kane shprese tek Sali Berisha akoma,xhakete e kthyme 3-4 here mbrapsht dhe i shpallur non grata nga USA,qe nuk ben me hajer kurre.Sala, e tha dhe vete,me hiqni qe te stopoj foltoren a levizjen.Sales,nuk po i plas as per Pd-en e per Shqiperine,por per veten dhe familjen, o Landi.Sa per Lulin dihet,ai prej kohesh e ka marre licensen e budallait.
o babuc po ketu drejtohet me force jo me koke. cfare te marre i riu kur mund te humbase dhe koken? ketu drejtohen turma vandalesh jo votues, kete gje e ke kuptuar?
Analize e vaket.Nuk eshte e veshtire qe Saliu te mbledhi ne miting aq sa ishin ne stadium.Per delegatet nuk pati trasparence numri i tyre,te presim dt 18 dhe pastaj gjykohet.Deputetet qe ishin ne stadium ishin pergjegjes elektoral ne qarqe dhe dolen humbes,keshtu qe kane pergjegjesi po sa Luli per humbjen.Keshilli kombetar qe u mblodh ishte transparente dhe kishte shume me teper se gjysmen e anetareve.Saliu e nxori arsyen e vertete te ketyre manovrave kur beri kerkese per ti hequr dekoraten qe i kane dhene.Qafoku dardha e ka bishtin prapa,te shofim
Ai mbiemri tënd qafoku,d.m.th një njeri me qafë të shtrembër e të shkurtër,qenka një meteforë që të ri sh.mirë si karakter dhe si formim!
Po si o gjoja analist egzaltohesh nga një lëvizje regresiste qesharake e nja 5000 vetave që u bën dasëm mendja me në krye një të rrjedhur se do tërheqin zvarë 3000 shqiptarë?!
Po kur të përfundojnë si mutqeni të gjithë,ç’do na thuash pastaj o mender analist,që na citon edhe një histerike dhe kriminele si Jozefina Topalli?
Pikaaa..që s’të bie o kokë bosh!
Or zoti gazetar,ti thua qe Berisha ka mbeshtetje te madhe?! Une ta bej nje pyetje te thjeshte: po si eshte e mundur qe Berisha ka muaj qe del neper foltore dhe kur vjen puna as 10 % e stadiumit nuk mushet me mbeshtetes te tij. Ku e sheh ti mbeshtetjen dhe si e matè?
Modeli Basha triumfoi mbi bajraktarizmin kriptokomunist.
Askush nga trimat nuk fitoi kunder diktatorit komunist Enver Hoxha;
fitoi i urti Ramiz Alia qe beri te mundur kalimin ne sistemin demokratik.
Askush nga trimat nuk fitoi kunder bajraktarit kriptokomunist,
fitoi i urti Lulzim Basha, i cili po rilind Partine Demokratike qe enderronim kur ishim te rinj.
hera e pare qe me dukesh burre pa qafe. burri pa qafe fjalet i nxjerr nga goja pa i kontrollue ne tru. thjeshte foltorja eshte nje hic. psh saliu i yt dhe i albana vokshit beri 30 foltore, ne cdo foltore ne salla te mbyllura kane marre pjese nga 1000 vete. 30 shumzue me 1000 bejne 30000. ne stadium moren pjese 10000 per qefin tend. pd-ja ka rreth 600000 votues. nuk besoj alba, kokokokolari e flamur noka etj si ata perfaqesojne 600000. me pelqeve vetem, qe citove nje “personaltet”, bile edhe kjo nuk mori pjese. e kam fjalen per “dezintoren” cila eshte arsya qe ke rene kaq posht more burre. po ku ishin ppersonalitet ne kete kuvend, cilet ishin njerezit e ditur, kishte historiane, shkenctare, ekonomiste, kishte intelegjence. me thuaj. turp roland qafa. je shite shume lir. e cojne perpara shqiperine albana vokshi, flamur noka, aldo bumci, gaqo nesho. keni harruar te promendni nje inegzistente kokokokokolari qe me shume si e ndare nga burri e i ben karshllek ish burrit. keq u shit roland qafoku e u be ROLAND QAFA. ata qe ishin ne stadium ishin llum, vertete llum pa asnje vlere. na rrofte “dezinztorja”e flamur noka
Shume komentues shajne Mero Bazen si lake te Edi Rames, sepse sulmon vazhdimisht Berishen ne artikujt e tij. Por Merua ka meriten e tij qe boton ne gazeten artikujte tille si ky i Qafokut, etj. Ai e le hapur mundesine qe pothuajse kushdo te shkruaje ate qe mendon, paçka se eshte kunder Meros. Ne fund te ketij artikulli ka 9 komente, te shkurtera, qe kane me shume brume se ky artikull me 10 pika. Komenti i fundit (qafoku) jep me shume te verteta se artikulli i Qafokut te vertete. Nqs do te shkruash per te shkruar, atehere eshte tjeter gje. Nuk e di perkatesine politike te ketij Qafokut, porse duhet te kujtoje edhe nje here qe 4000 ose 5000 vete nuk jane asgje, krahasuar me turmat qe u ngriten ne kembe ne shkurt te vitit 1991, si dhe per votimet e vitetve ’91 dhe ’92. Sa here qe kane qene zgjedhjet, votimet jane bere per PD. Dhe nuk kane qene kunder Bashes si person, por kunder Berishes. Po i shtroj pyetjen: Perse rezultatet e referendumit te vitit 1994 ishin kundra? Sepse u votua kundra Berishes. Njerezit jane ende te frikësuar nga klani i Berishes.
Nuk lihet gje pa thene kundra Rames. Por korrupsionin e futen njerezit e Berishes. Sistemin e drejtesise e shkaterroi Berisha me shoke. Po ju jap nje ngjarje te vogel. Ne vitet 1996-97, bisedoja me nje te ri qe ishte gjykates ne nje rreth te vogel. E pyeta lidhur me denimet me vdekje dhe pse shume kriminela nuk denoheshin. Pergjigja e tij ishte: “Ne i denojme me vdekje, kurse presidenti (Berisha) u fal jeten. Ne kete mes te keqinjte jemi ne. Atehere ndryshuam taktike!” Me kete me la te kuptoja qe ata kishin filluar te merrnin lek dhe i zbusnin vendimet e tyre. Komisionet e kthimit te pronave kane marre rryshfete dhe kane demtuar me mijera njerez te thjeshte. Ne vitet 1993-1994, filloi 10% ne komisionet e bankave qe jepnin kredi. Ne banken Bujqesore, po ne keto vite nuk jepnin kredi per fermat megjithese kishte organizma qe benin plane biznesi te niveleve teper cilesore per to, porse jepnin kredi (me 10% e komisioneve te bankave) per te blere kafe ose makina personale, me plan biznese ne letra “hallvaxhiu”. Ironia arrinte deri aty, sa punonjesit e kesaj banke u thonin kredimarreseve qe “…mos e çani koken, sepse s’keni per ta kthyer kurre kredine!?” E keto beheshin ne kohen e Berishes. Pra nuk ishte Edi Rama qe i instaloi keto “rregulla”, porse ishin njerezite e Berishes (PD). Berisha mund ta marri PD-ne, porse do te shikoni reaksionin qe do te vije nga njerezit e thjeshte. Dhe e fundit: per gati 50 vjet njerezit u mesuan te brohorasin per Enverin. Gjate kesaj kohe ndodhie edhe mutacioni i tyre (siç ndodhin per viruset) e keta njerez nuk mund ta kuptojne nje tubim pa bertitur emrin e kryetarit. A ka njeri qe mund te na japi nje rast te tille nga vendet europiane perendimore, ose te SHBA (nqs nuk gaboj). E vetmja gje qe ju beni mne keto lloj artikujsh eshte qe riinstaloni friken tek grupe te veçanta te popullates, qe kane vuajtur dhe vazhdojne te vuajne nga padrejtesite.