Anëtarja e Këshillit Kombëtar, shkrimtarja Flutura Açka, në fjalën e saj ka theksuar se duhet ndihmuar për të shëruar plagën që ka.
Ajo tha se në 30 vite demokraci ka votuar PD-në ndërsa sipas saj Berisha ka treguar dje se nuk e shëron dot plagën që ka.
“Kur kam ardhur në PD, mendova që dija shumë, por në fakt e kam mësuar në baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me kë je, me Bashën a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet të jenë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.” – ka thënë Açka.
Ndërkaq anëtari i KK-së, Albert avdyli ka pohuar se organizimi i Kuvendit të 18 dhjetorit do jetë i vështirë e për këtë anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të përqendrohen në terren.
“Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua të ndalem tek data 18. Na ka vënë përballë një vështirësie. Për shkak të thirrjes për referendum. Deputetët, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet të përqendrohen në terren. Në takimin e 11 dhjetorit dje ka patur demokratë, miqtë tanë. Është një marrëdhënie që do kujdes.” – ka thënë ai.
Kjo as mund ta besonte se do e merrnin nga asgjeja dhe do e zgjidhnin(caktonin) ne parlament. Kjo e di se e ka pare qe 80% e atyre qe e votuan ne prill sot se shohin me sy se jane ne anen tjeter. Shkerdhatokracia e Lulit.
Kjo ka pjerdhur bashkë me të gjithë ata që mbështesin plakun e rrjedhur.
Është dhe intelektuale pa le.Po ka patur ndonjëherë mëndje normale Sali Berisha?
Si ka mundësi nuk e kanë kuptuar ose pranuar qindra analistë zografë e shkrimtarë që Saliu është i shkalluar?Po si nuk kanë turp dhe i dalin akoma në mbrojtje një krimineli që pranon dhe vetë me gojën plot i çmenduri Sali?O Zot o Zot ç’na ka gjetur!
Vari trapin, si mund te jene kaq idiot kta njerez. Kam votuar 30 vjet salen, mjaft te ishte PD ne pushtet. O Zot kta jane jasht orbite, kta ven fatin e vendit ne zara sheshbeshi. Oj zonja shkrin-kare, votohet qe vendi te ece perpara e te zhvillohet, te ngrihen standartet e njerzit te ndjehen te kenaqur ne vendin e tyre… booo nuk e di logjiken e kesaj dhe te ketyre si kjo. Te jene valle te tere pedeistet, te tille qe fatet e vendit i shohin si ndeshje futbolli.. V.k