VIDEO/ Basha fillon me ovacione mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD

12 Dhjetor 2021, 16:01Politika TEMA

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar ku prezentë janë 291 anëtarë nga 484.

Siç u bë e ditur edhe mbrëmjen e së shtunës pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë, në këtë mbledhje të sotme pritet që të votohet për shkarkimin e Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe katër sekretarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.

Rendi i ditës për sot, siç e njoftoi kreu Lulzim Basha të shtunën mbrëma është:

1.Diskutimi dhe miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria anti-statutore që dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2.Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve. Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.

“Nesër, me atributet e mia si kryetar i Partisë Demokratike do t’i njoftoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe vendimet e mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë,” tha Basha.

5 komente në “VIDEO/ Basha fillon me ovacione mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD”

  1. Sara says:

    bravo e paske mbushur nje salle me ne fund…

  2. Fundja kjo e bashes quhet mbledhje kurse ajo e berishes quhet miting,kaos,rremuje,si gjithmone.

  3. Landi says:

    mbas Saliut radhen e ka ky trapi si non grata Amerika ka dosjet e te dyve

  4. Mali says:

    I erdhi e keqja tek koka. Sali shpellari kerkon ta haje te gjalle. Te shpetojme PD, poshte antishqiptaret dhe antiamerikanet e Sali berishes! Mali

  5. Beni USA says:

    Hahaha mashtrues ordiner ku jane 291 antare keshilli pjesmares aty o qelbesira ordinere, ajo salle ka gjithesej 10 reshta me nga 13 -14 karige pra gjithesej 140 karige dhe nje pjese e mire e tyre jane bosh ,pra aty jane gjithesej 120 persona nga 291 qe trumetoni apo deshironi ju Lulush , dhe se sa jane antare te Keshillit ajo vlen per te deshiruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje