Dje lindi “partia” berishiste dhe anti-amerikane, nuk u rrëzua Basha

12 Dhjetor 2021, 15:29Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj 

Po. Kjo është vërtetë, e djeshmja që një ditë historike 31 vjet me pas, themelimit të forcës së parë pro-amerikane dhe euro-atlantike-Partisë Demokratike! Dje lindi “partia” berishiste-“partia” anti-amerikane dhe anti-euro-atlantike!

Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit iken! Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan për fat të keq.

Tashmë Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON-grata nga SHBA; jo vetëm një famlilje politike NON-grata, por edhe një organizate politike anti-amerikane që siç ka thënë përfaqësuesi i Departamentit të Dhtetit do të jetë së shpejti non-grata.

Fakti, që 24 orë pas paralajmërimeve të forta të përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qartë qëllimin e tij: strukturimin e një force politike anti-amerikane.

Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro-amerikane të 11 dhjetorit 90′, organizata berishiste anti-amerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte më vend në PD-në e idealeve të dhjetorit, në partinë studentëve, ai i ndërrroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta këtë tjetër.

Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30-vjeçare në këtë vend: po në Shqipëri tashmë ka lider, familje dhe organizate politike anti-amerikan. Ç’ka është legjitime për të gjitha ata që ndajnë këto ndjenja, qëllime dhe interesa anti- amerikane. Përfaqësimi politik anti-amerikan nga sot është jo vetëm tendencë, vullnet por edhe një organizate politike.

Në këtë kontekst thashë mbrëmë që sado të mundohesh nuk jua ndryshon rrjedhën kur duan të bëhen të tillë, nuk janë si fëmijët që mësojnë.

Kjo e plotëson hartën e liderve dhe formacioneve poliitike anti- amerikane në Ballkan dhe ky është një realitet me të cilin, bashkë me aleatet tanë amerikane duhet të merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqëri gjithashtu.

Ç’është e vërteta ky është produkt i përpjekjeve dhe motivimit personal të Sali Berishës, që pas 31 vjetësh doli hapur në misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbështetur fort nga trekëndëshi i Bermudës.

Jam sigurisht mirëkuptues dhe aspak i lënduar nga disa qindra demokrate që duke bashkë me Sali Berishës, arsyet e tyre reale të pakënaqësisë ndaj Lulzim Bashës dhe PD, i janë bashkuar dje themelimit te asaj organizate. Ata janë demokrate, pro- perëndimore dhe pro- amerikane dhe janë aleatet e mi, aleatët e PD n ë një mision te madh: Mbrëmë  e kisha dhe sot e kam atë shqetësim, për mua edhe 100 demokratë janë shume dhe duhet ndjekur çdo rrugë për t’i ripatur dhe s’ka rëndësi kush ndihet me i forte ku padyshim janë forcat pro-perendimore.

Nuk mundem të mos shfaq shqetësim e mërzi, dilema kur duhet te votoj për të marrë vendime për koleget e mi. Por kur nuk ke shteg tjetër aty do kalosh. Nuk do të rresht asnjë çast për të theksuar nevojën jetike për dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha të cilin e kam mbështetur edhe në mënyrë kritike por pa ekuivok në këtë beteje mes Lindjes dhe Perëndimit. Demokratet duan rrëzimin e Edi Ramës dhe janë kundër çdo organizate anti- amerikane te Sali Berishës dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin ne histori, sepse çdo anti- amerikan, aq me tepër anti-amerikanizmi i strukturuar i Sali Berishës janë thjesht dhe pastër ANTI- SHQIPTARIZEM!

Me datë 18 në Kuvendin e saj Kombëtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj properendimor të vetin dhe të shumicës së shqiptarëve.

24 komente në “Dje lindi “partia” berishiste dhe anti-amerikane, nuk u rrëzua Basha”

  1. Ρrushi ! says:

    Dakord per aq sa thua… por dhe ju levizni dockat dhe kembet.
    Kur nje i sapo ndodhur ne mes te lumit filloj te kerkoje ndihme ne Zot dhe kudo qe ta shpetonin, Zoti e degjoi dhe i thote:
    Dakord, une do te ndihmoj, por dhe ti duhet te levizesh kembe e duart qe te dalesh ndane ketij lumit.
    Edhe ti me Bashen e kompani. Ende jeni ne mes te lumit dhe mos kujtoni se zoti do ju ndihmoje te mos mbyteni.
    Levizni se vorbulla do ju marre.

  2. Ladi says:

    Po kur flet mire nga nje here ky budalli i Mark Gjekajve.

  3. Olimpia says:

    U qartesove sot Agron.
    Sigurisht ke shkruar ne kishe dhe te erdhen mente.

  4. Me zemër të thyer, të jap të drejtë, says:

    Më bukur, s’ka si thuhet .

  5. Julian says:

    ka perdor njeqind here fjalen anti_amerikanizem duket qe ju ka hyre frika si parti ketyre ceceneve

  6. LG says:

    Primitivi Sali,manipulator perfekt i turmave,mblodhi gjithë salinistët dhe salibanët sepse ka një hall.

  7. Koli says:

    Ere,cope mishi,ere.Qe eshte partia e Sali Berishes Antiamerikane,e di dhe Bufi,qe shumica e anetareve atje jane femijet e spiunave dhe ish komunistave te djeshem,e di dhe Bufi,por cfare do beni ju te pastertit e demokracise ne Shqiperi,si Luli,Alibeaj,Grida Suma,Salianji i denuar per mashtrim,etj,etj,kur Baca Kriminel Sali do jua marri cdo dite te gjithe anetaret qe ju kane ngelur.Oh sa qyfyre,do hani kokat te gjithe njeri me tjetrin,i fituari eshte Edi,qe me ate rast,eshte ku e ku me i mire se ju Kriminelet e PD.Te ishte kohe tjeter Sala do ju digjte te gjalle ne PD,por ka frike se Amerika po e run cfare do beje.Tung,Profesor Leshi,do ishte me mire te beje doreheqje si shku juaj Mark Marku,qe si Loqe qe eshte ama e kuptoji ku do ikte ky muhabet.Tung trimat e PD,dhe Byth te forta,do qeshum shume me ju tani,cfare do nxirrni nga goja per njeri -tjetrin.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duke e njohur se kush është Berisha,ai do tregonte karakter të “fortë” antiamerikane, për të mbrojtur interesat e tij.
    Detyruar kryesore e PD do jetë distancimi nga PD Rindërtuar. Shumë shpejt do përjashtohet nga Unioni Evropian i PP,partia e Berishës.
    Demokratëve do t’ju duhet shumë energji e besim për të vazhduar luftën për të mbajtur në opozitë partinë antiamerikane, por me mbështetjen ndërkombëtare do lehtësohet kjo betejë.

  9. Artan says:

    Me ne fund e kuptove o Agron kush eshte Saliu, komunisti fanatik per 25 vjet rrjesht. E ka futur ne gen intrigen, mungesen e demokracise dhe antiamerikanizmin.

  10. Une says:

    Agron Gjekmarkaj me siguri te plote eshte katolik, dhe po te jete katolik i vertete (jo progresiv e modernist), i bie qe te jete edhe antiamerikan – SHBA jane krijuar si shtet masonik e si te tilla jane thelbesisht ne kundershtim me parimet e pastra te Kishes Katolike…..Ajo qe eshte edhe ironike per kete njeri eshte se sot eshte dita e Our Lady of Guadalupe qe terheq vemendjen per vigjilence perkundrejt ketij fakti. E mor Gjekmarkaj, dridhe ketej, dridhe andej, do vije dita qe gjithcka do te qartesohet po si do pozicionohesh ti pastaj??!!!…….

  11. Xhahil Bilbili says:

    Ja pra si perseritet historia.Nje kategori e caktuar njerezish pa asnje norme morale , bindjeje apo ideje ( dhe ka, ka patur e do te kete te tille) por per interesat e tyre korruptive , ne momente te caktuara te historise dalin kunder misionit historik dhe rrjedhimisht edhe kunder atyre qe e mbartin kete mision.Ashtu si dolen ne luften e dyte boterore kunder antifashisteve , per te ruajtur e per te shtuar privilegjet e pasurine,pra kunder aleances nazi fashiste.edhe sot per te ruajtur pasurimin e tyre galopant ne emer (dje te antikomunizmit) sot, ne emer te sovranizmit,dalin kunder amerikaneve.Dhe kur koha di denoje dhe historia ti tregoje, te tille, po thone e do te thone se na kishin fajin dje komunistet , sot, sorrosistet. O MEDET GJITHMON ME KETE RRACE KUNDRAVERSE DO MERREMI.

  12. selo plumbi says:

    je futur ne rrugen eintelektualit te vertete. Kush ndjek Berishen jo vetem qe eshte anadollak e i verber por edhe antiamerikan me ose padashje.

  13. Ha I akoma ka te cmendura qe ju shkojne nga mbrapa Krimineleve. ! says:

    Ore ata qe ju shkojne nga mbrapa ketij Kriminelit.!
    Ha e dine se sa Jane vrare nga 97 e deri me sote. ! Ato Depot e Armeve me urdherin e UDB qe te hapen,, ha u ndeshkua njeri. !
    Qe akoma po vriten cdo dite. !
    Pastaj ka dhe shume e shume te zeza te tjera. ! qe KY Popull I mban mbi kuriz. !

  14. REÇ says:

    Partia e Saliut do quhet “Partia Demokrate e Varkarit te Liljanes” antiusa i terbuar e lebetitur

  15. Dardan says:

    Me ne fund Berisha i beri nje nder te madh SHISH-it: i zbuloi anetaret e agjentures antiamerikane ne Shqiperi,
    qe mbahen me parate e sherbimeve te fshehata serbo-ruse.

  16. doni says:

    doni te shisni antiamerikanizmin qe te dukeni mire ,ti qelbesh ere mor burre
    spo themi qe saliu kushedi cfare
    po ju jeni komplet te tredhur ,ju trajton amerika si kukulla …..keni ndopak respekt per veten apo vari lesht…..
    Kur te thote amerika mbytuni cdo beni do hidheni????
    Berisha sigurisht qe eshte i korruptuar(edhe basha qe cke me te)
    po ai vendi qe quhet usa thote rendom ,nuk ka rendesi cfare di por cfare mund te provosh ne nje salle gjyqi…..keshtu qe nxirrni provat dhe futeni ne burg ose ndryshe ameria shpif or plak ….ka mbaruar koha e inferioritet ndaj te huajit o mjerane …

    1. SPAKU says:

      Provat i ke ne VKM-ra o bole. Me VKM kane favorizuar veten, familjet e tyre dhe miqt e tyre te pasurohen ne kurriz te shqiptareve.

      1. Doni says:

        njeriu denohet me proces o bole ,ne gjykate o bole ,me prova o bole ,ndryshe o bole sjemi gje tjeter vecse shoqeri kafshesh si puna jote qe sdi te ndash urrejtjen qe ke per saliun nga fakti qe duhet denuar nga gjykata …dakord o bole?

  17. Asd says:

    Gjekmarkaj keni te drejte. Kur jeni te sinqerte ju degjojme dhe ju besojme. Mos e humbni kete linje te dialogut te sinqerte dhe do beni per vete demokratet e humbur.

  18. AF says:

    E shoh Gjekmarkajn me kembe ne toke, jo per faktin qe mbeshteti pjesen zyrtare te formacionit,por po tregon karakter dhe guxim per te bojkotuar nje nisme qe ne dukje na kujton vitet e shpreses 90, por qe ajo shprese siç rezulton tashti mbeti e rreme dhe thjesht ne foltore propagandistike. Mos qeverite perendimore e njihnin Berishen si nje ish sekretar partie,gje qe populli shqiptar se mori vesht shume vone,vetem para 5-6 vitesh qe ja nxoren teresen e partise ne media, apo akoma me keq,nderkohe ky merre pjese ne gezimet familare te enver hoxhes,megjithese ne media pas 90 ai shprehte urrejtje te semure ndaj tij. Athua eshte strategji e tij edhe kjo foltore,apo siç moren edhe vendime, gjoja lejimin e fraksione,thjesht nje mashtrim alla Katovice, per te treguar ne moshen 76 vjeçare se tani ai do ribeje PD, me cilet? me te gjithe ato te superkonsumuarit, asnje figur e re, te gjithe te superperlyer. Eshte fakt se nje nder arsyet e ardhjes ne pushtet ne 2005 ishte perçarja dhe konsmimi i PS me hajdude qe me vone bashkepuni, dhe propaganda qe beri me KOPIN, disa prej te cileve i shmangu shpejt, me duket nese e kujtoi i largoi si agjente te PENTAGONIT a CIAS. Pjesen e sigurimit e njihte mjaft mire. Prandaj une mendoj se per te miren e shqiperise dhe te shqiptareve Z.Berisha duhet te largohet sa seshte vone nga politika dhe te beje nje jete te qete familjare, as enver hoxha nuk e trashegoi pushtetin dhe nese ai person ka patur ndonje pike vlere, eshte pikerisht kjo. Mos te mbaje halle se jeta eshte e shkurter,ti dhimset sado pak populli, nuk besoj se i bjen kush ne qafe,por jte mos behet faktor negativ per vendin. Faktet tregojne se nuk i ka sjelle asgje te mire vendit, qytetet shqiptare jane katandisur nga rromuja urbane e zaptimeve qe lejoi ai. Dhe qe te rregullohet duhet te prishet me pare. Prandak mendoj se Gjekmarkaj eshte ne rrugen e duhur dhe duhet me teper guxim perderisa i jeni futur kesaj rruge.

  19. Ragip says:

    Bravo Agron po shum mire e ke le ta formojne kete parti berishiste antiamerikane bile disa analist kcejshin ne media qe mos te ndegjohet Amerika prandaj sdihet ndoshta ata e kan mire e le te plotsohet deshira e tyre por mos te thojne neser nuk e kena dite se asht parti antiamerikane dhe siq thua edhe antishqiptare sepse shqiptaret cdoher kan pasur kesi haxhiqamilla ahmaka.

  20. Gent-Teuta says:

    Ne shtator GjKM-ja deklaronte “Basha s’kishte rruge tjeter dhe si lider i madh e mori vete vendimin ta pezulluar Berishen se nk mund ti dilte kunder Amerikes”, ndersa pardje ne kryesi deklaronte: “Basha beri shume gabim qe e perjashtoi Berishen, duhet t’ia kishte lene vendimmarrjen ne dore anetaresise edhe sikur vendimi te ishte ne kundershtim me Ameriken”… Ndersa dje pasi mori “koromanen” nga Basha shkruan kete artikull. Njeri i peshtire. Provokon demokratet qe pse nuk hyjn me force ne seli. Ja jezuiti i ndyre provokator. Tipik si ata te inkuizicionit te mesjetes, fix si sgurimsat e Enverit. Demokratet nuk duhet te bien pre e provokimeve te ketij GjKM-s per te hyre forcerisht ne seli sepse nuk kan nevoje per force, por duhet ti hyne me force ndonje dite vete ketij GjKM-s qe ti njohe me mire demokratet.

  21. TAFIL TERFILI says:

    ouuu tani e kuptove kush esht BIRISHA…..kalova lumin t dhjefsha kalin….o ish idhtar i berishes….berisha eshte e keqja e ketij vendi….hordhite cecene e TOKE E XANUN…mund ti shkojn mrapa….nga kamza ..bathorja …e deri ne tropoje….po edhe ata do e kuptojne qe sia vlen barra qirane te rrezikosh per nje kufome politike.SALI BIRISHA….eshte njesoj si ENVER HOXHA….e vetmja gje me shume qe ka…diploma e universitetit…pastaj…hakmarres…anadollak..paranojak…injorant…karrierist…dhe i ha shoket e tij sic i hante QOFTELARGU…azem hajdari kryetar i perjetshem…HIPOKRIZIA ME E MADHE QE NJE VRASES MUND TI BEJE VIKTIMES SE TIJ…yyyyyyyyyy…..BAGETI E BUJQESI….ME FAL O NAIM FRASHERI…..BERISHA NE REC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje