Na shet dëngla Amerika, me ca yçkla nga teknika

12 Dhjetor 2021, 11:33Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Paradoksi më i madh i takimit të Sali Berishës ishte: Ai ka të drejtë të mbajë Kuvend, ndërsa të tjerët jo.

Njeriu që ankohet për mungesë demokracie, që nuk pyet asnjë institucion të partisë, asnjë ligj apo Statut, që deklaron se Kuvendi mund të vetëmblidhet nëse ¼ i ka firmat, nuk pranon se Kuvendi i Partisë Demokratike mund të mblidhet në mënyrë ligjore, statuore dhe institucionale.

Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë.

Kjo është demokracia sipas tij.

Nga ky moment për ata që duan të vënë logjikën në punë, bie gjithçka.

Nëse pretendon se i ke firmat e mjaftueshme, është shumë e thjeshtë: prit edhe pak ditë, nëse kryetari nuk i ka firmat që pretendon, është automatikisht i vetëshkarkuar.

Ky nuk është problem se e thotë Berisha për PD-në. Problemi është se një njeri i tillë në qeverisje, këtë lloj modeli do të përçojë. Ky nuk është halli thjesht i demokratëve, por i të gjithë shqiptarëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ka akuzuar PD-në se merr vendime duke ngritur dorën kot, ndërkohë që vet i detyroi demokratët të ngrenë duart në një stadium. Në asnjë institucion, por në stadium.

Dhe, qershia mbi tortë, nga mospranimi i pasjes së një dosje ndaj tij nga DASH-i, kërkoi t’i hiqet “Non-Grata”, sepse Amerika ka gabuar me të, në të kundërtën do të tregojë muskujt.

Kjo të kujton kohën kur amerikanët sapo kishin shkuar në Hënë, kurse në një qytet jugor të Shqipërisë u mbajt festivali folklorik dhe, veç të tjerave, u kënduan edhe këto vargje:

“Na shet dëngla Amerika, me ca yçkla nga teknika”.

16 komente në “Na shet dëngla Amerika, me ca yçkla nga teknika”

  1. A says:

    Ha ha ha na dhive tu qesh. Idiot.

    1. vezhguesi says:

      A, Qe ta marrim vesh mire, kete fjalen e fundit qe ke shkruar “idjot”, e ke firmen apo emrin tend?

    2. Muzaka i Ri says:

      Por me qene se u dhjeve ,jepi nje te lepire qe te vetpastrohesh , keshtu mbase te pranon afer Tritan presshi per nje selfie.

  2. Like Espinoza= Tano Karidi La Piovra says:

    Bravo zoti Lapardhaja! Por ju flisni per ta qe duan te vene llogjiken ne pune,per shumicen derrmuese te shqiptareve ne vecanti,se keto qe me te drejte thoni ju,per disa qe i kane thene mendjes “ik p.rdhu” tutje si Nona,Paloka,Vokshi,Kellicaj,Bumci Bumci,Bylykbashi,Tritan Shehu,Bogdani etj etj keto qe thoni ju s’kane vlere.Ata thone s’ka fakte per Vicidolasin,kur s’ka nen te kodit penal qe nuk ka perdhosur,s’ka lene krim pa bere te njohur publikisht (pa folur per te tjera dane te ketij krimineli qe nuk jane bere publike)me te fundit vrasjen ne bulevard te 4 demonstruesve ne bulevard dhe me persekutimin e tipit mafioz te tij te doktorreshe Margarites e familjes se saj te bere publike nga Fiks Fare…! S’ka fakte! Sa naziste te pandjeshem qe jane ?! Ne nje kohe tjeter keta bandite me kollaro kushedi se c’mund te benin,por shyqyr qe nuk eshte koha e tyre sot!Si mund te jene politikane te tille njerez pa ndergjegje,pa ndjenja,pa moral e pa principe!Dhe te mendosh se keta persona vetequhen e vetereklarohen si demokrate dhe pretendojne se perfaqesojne popullin e vendin! Eshte per tu uluritur!

  3. Asd says:

    Ata qe ndjekin Berishen, nuk jane (te pakten nje pjese e tyre) as budallenj as njerez qe nuk kuptojne. Thjesht ndjekin kriminelin me shpresen qe mund te rrembejne poste ne parti e ne pushtet duke zevendesuar strukturen aktuale nderkohe qe e dine shume mire qe berisha do e thyej koken ne murin Nongrata te SHBAve. Disa deputete u larguan nga basha sepse thjeshte u bashkuan me te fortin. Pra ne PD eshte hapur lufta per pushtet. Keni vene re sa kandidatura jane hapur per kryeyrarin e PD? Aresyeja eshte sepse e dine fundin e nongrata-s.

  4. Shpjeguar thjesht says:

    Tema duhet te kuptojne se Mariza Lino nuk e rrezoi Berishen ne 97. Ishte populli qe humbi parate ne firmat piramidale. Benzine ishte derdhur. Mariza I vuri flaken. Sot situata eshte ndryshe. Demokratet e thjeshte apo shumica nuk e shohin Bashen Te afte Te rrezoje Ramen. Ata Kane mbetur pa pune e pa perspektive. Ndersa mbeshtesit e Bashes shpresojne ne ndonje favor nga SHBA populli qe ndjek Berishen nuk pret gje nga Yuri Kim. E vetmja shprese per ta eshte Berisha. Pra Yuri Kim mund te ndezi shkrepse sa te doje, nuk ka benzine qe ajo te vehe flaken. Ajo nuk e rrezon dot Berishen. Deklarimi pro apo anti amerikan nuk i jep asnje lek mbeshtesve te Berishes. Nuk ka asnje rendesi per ta. Basha do perfundoje si nje klloun I pavlere. Saliu ja dha celsat ai po ja merr.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Pjesën e pare e kishe mire. Ndersa se sa i Zoti eshte Saliu per prapaskena, kjo dihet.
      Por nuk ja mbajti bytha t’ja merrte çelesat Bashes me procedure dhe statut.
      Bëri nje kuvend paralel sepse Basha ja kishte hequr tullat pak nga pak murit Berisha. Hoqi ca tulla idiote si Bumçi, Ristani, Noka, Nishani, e të tjerë, dhe vuri ca idiote te tjere, por tani janë idiotët e tije, jo te Berishës.
      Ndaj, Berishës nuk ja mbajti bytha te perballej me procedure dhe procesverbal, por shkoi shurrtore më shurrtore neper qytete, detyroi me prove televizive ndjekesit qe te mblidheshin ne stadium bindi me hir e me pahir 5000 vete, dhe bëri Kuvendin Antiamerikan te Turpit. Per turpin e tij,dhe tonin.
      Ai kuvend me kujtoi Muslim Brotherhood ne Egjypt.
      Dhe besoj e mban mend se çfare i bëri Amerika Muslim Brotherhood.
      Edhe Berisha Brotherhood do perfundoje rrugeve dhe e paligjshme.
      Të fala Nokës dhe Palokës, nga Dajë Sami.

  5. serxho says:

    Ky shpellar ja ka kaluar Enverit….

  6. Nik says:

    Lapardhaja po per SPAK-un qe e mbron Sali Berishen ke ndonje shkrim?

  7. Kot po te pyes says:

    Kot po te pyes, po ty o Lapardhaja, te dhemb goja te permendesh Gjirokastren, prandaj thua ne nje qytet jugor u mbajt festivali folklorik. Hippokrit.

  8. Meleqmeleq says:

    Ah mor Namir! Si ka mundesi qe ju antigylenistet jeni bere me sorroistet?! E pra Gyleni quhet Sorrosi i orientit dhe armiku i Erdoganit. Po ty te mashtroi Basha sa deshi dhe ishe armik me te. Pa pritur u bere kundet Betishes. Dhe jo vetem ti. Por te gjithe ju erdoganistet antigyleniste u bete me bashen(sorrosin).

  9. Gjergj Kristo Frasheri says:

    Zoti Lapardhaja! Sa për atë “Vajtjen në hënë”(1969) është mirë të konsultoheni edhe një herë me dijet mbi mundësitë reale (vërtetë) të teknikës … njeriu në hënë nuk është “punë llogjike”, por takati të teknikës, që ajo ka arritur deri më sot për këtë punë …

    Ndërsa vargu popullor i përzgjedhur nga festivali folklorik, me të cilin keni mbyllur monologun e shkrimit tuaj poshtë, mjerisht prej vitit 1969 dhe deri më sot m’ë duket i gjetur, i vërtetë për nga rezultati, përsa i takon përrallës mbi “vajtjen e njeriut në hënë”! U mbushën 53 vjet qysh asokohe, po si nuk e mori malli dikë, të vinte edhe një herë atje?! Keni gjetur krahasim jo të saktë për atë që doni t’i thoni qytetarit, i nderuar!

  10. Velo says:

    Po Arbeni i SPAK-u është në Shqipëri? “

  11. koli says:

    Vokshi dakort, si ka dhene zoti nai bukuri, por ne krah te delfinit serb duekt si Jokeri batmanit.

  12. dikur says:

    Kete varg qe permend autori me duketvse e ka gabim sepse nuk eshte per Ameriken por per Kinen .
    Ja si e mbaj mend une kengen.
    E mori vesh mush s’e mori……….
    Pekini masken e çorri……
    Me s’i mbante pete lakrori …….
    Dhe gatuan tete pika …..
    Ne guzhine te Amerika ……
    Me ca yçkla nga teknika……
    Ngaterruam nje formule ….
    Jo se prishem nje valvule ……
    Pula veze e veza pule…..
    S’jane shkaqe por sebepe ……
    Turpin e paçin per vete …..
    Eeeee…….e……………

    1. Istor Jani says:

      @ dikur
      Eshte tamam si e ke shkruar. Madje e mbaj mend edhe “melodine”. Ka shume te ngjare te jete kenduar ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne 1978.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje