“Situatë kritike nga moti i keq", Meta: Nuk u njoftua popullata në zonat me risk të lartë

12 Dhjetor 2021, 12:32Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta mesditën e kësaj të diele ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të angazhohen për sigurinë e jetës dhe të pronës në zonat problematike. Ai thekson se autoritetet duhet të kishin njoftuar banorët në zonat me risk më të lartë.

“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kritike të krijuar, si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura dhe të bllokura nga reshjet e borës.

Jam informuar se situata paraqitet më problematike në Qarkut e Fierit, sidomos në njësinë administrative Levan, fshatin Ferras, ku janë evakuuar 15 familje dhe qindra hektarë tokë bujqësore, ndodhen nën ujë.

Përmbytje të shumta ka edhe në Qarkun e Vlorës, sidomos në zonën e Mifolit ku sipërfaqja e përmbytur e tokës bujqësore i kalon mbi 1200 hektarë, ndërkohë që shumë fshatra në Lumin e Vlorës rezultojnë të izoluara.

Gjithashtu në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit shumë zona rezultojnë sot të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.

Problematik është fakti se ashtu si në të kaluarën, autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë, lidhur me parashikimin e hershëm sipas IGJEUM, që prej ditesh ka njoftuar autoritetet shtetërore në lidhje me parashikimin e motit.

Duke u solidarizuar me banorët e prekur nga pasojat e motit të keq, u bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse shtetërore të angazhohen maksimalisht për sigurinë e jetës dhe të pronës”, shkruan Meta.

7 komente në ““Situatë kritike nga moti i keq”, Meta: Nuk u njoftua popullata në zonat me risk të lartë”

  1. Populli says:

    Gjalle je ti pusht akoma?

  2. Tinzari mendon se manipulon shqiptaret me te tilla brockulla per medien ,
    duke u munduar te mashtroje vehetn dhe ju duk vetja ala si president?

    Shko e perballu me drejtesine o ta shkerdhefte Afrika faren tate te ndyre ,
    pa shqiptaret ta njohin mir surratit tat prej shkerdhate ne politike . shko e merrja ne goje janullatosit per Krishtelindje
    se kushedi gjen Shpetim o Rropsi Cepani

  3. Angjelini says:

    Nga po e ndjek situaten e rende o hajdut president? Nga Lalezi apo nga breket e Monikes? Familje e degjeneruar. Te dhemb shum per shqiptart ty. Ptu u shuft rrace e juaj.

  4. Ladi says:

    Pse nuk i njoftove ti – apo ashu kishe i pun…
    Pftu fare e keqe

  5. Opinion says:

    Kur po përgatitej pushtimi i Shqipërisë nga Italia e Duçes në 1939,i ashtuquajturi mbret i deklaronte popullit se do mbath opingat për të mbrojtur vëndin,gjë të cilën nuk e bëri por kërciti dhe iku.Ti nuk i mbath opingat për tu kthyer në Çepan sepse nuk ke kohë. Koha jote sot i është dedikuar maçokut (dhe Saliut). Vetëm për popullin mos fol se atë e ka në “objektiv” Monika më LSI.
    Populli im ku je,të mbytën delenxhinjtë dhe hajdutët!

  6. valon says:

    Like floriri eshte NON GRATA 2….Kjo eshte e sigurt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje