Berisha një ditë pas Kuvendit: Kohët e fundit kanë qenë të vështira për PD, por tani është koha e veprimit

12 Dhjetor 2021, 12:15Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pasi Kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur prej tij, vendosi shkarkimin e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, vendime të cilat sipas selisë blu janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë.

Berisha shkruan në “Facebook” se nuk është më koha e dyshimit, por është koha e veprimit.

“Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.

Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.

Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.

Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur”, shkruan Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

4 komente në “Berisha një ditë pas Kuvendit: Kohët e fundit kanë qenë të vështira për PD, por tani është koha e veprimit”

  1. andi says:

    Lo ik mor car shko ne shpi, ti ka kohe qe je pensionist mor loqe. Po ik o injorant se nuk eshte me ‘91 kur kishte njerez qe mashtroheshin nga britmat e tua histerike.
    Shko o palle gezoji edhe ato dite qe te ka lene perendia, e boll na cave trapin. Po sa i trashe paske qene a derezi, me shume se trapojanet!!

  2. Ladi says:

    Tani eshte pikerisht momenti qe shteti ligjor demokrat ti tregoj vendin ketij vandali te çakerdisur, armik i betuar i te ardhmes te ketij vendi.

  3. Sul Koburja says:

    E dashura jote Shqipëria.Uau ,Saliu te çudit,bën shumë shaka.

  4. A.G. says:

    Po pse merreni akoma cim-mic me Bashën? Basha është masha. Merr 200 petrita-lule nga Mamurrasi dhe shko në Uashington. Qite për zhelesh jashtë atë Bajdenin. Bëja fytyrën të zezë si këpuca.

    Ose të paktën, shkoni dhe digjeni atë guvernator-ambasadën. Serbët e dogjën Ambasadën Amerikane në Beograd para ca vjetësh. Pse më pak trima se serbët jeni ju? Çfarë kanë serbët më shumë se ju? Na qenka më trim Miloradi se Berisha ynë?

    Po të rrini urtë do ua marrin për dobësi. Do thonë që nuk ua mban. Do tallet Rama me ju sa të jeni gjallë. Digjni e vrisni siç keni bërë gjithmonë dhe do ju respektojë Amerika dhe Europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje