Pas “shuplakës” që i dha Berishës dje në Kuvend, Kadilli i kundërvihet Bashës: Hap rrugë

12 Dhjetor 2021, 13:33Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadailli ishte njëri prej 2 zërave të vetëm kundër në Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha dje, i cili në fjalën e tij kërkoi që si Basha, ashtu edhe Berisha të përjashtohen nga gara për t’u zgjedhur në krye të PD-së.

Me anë të një shënimi në Facebook, Kadilli i bëri thirrje Lulzim Bashës të hapë rrugë për zgjedhje të lira brenda PD-së pasi sipas tij vetëm gara e ndershme e nxjerr nga kjo situatë.

“Ka vetëm një zgjidhje që ndalon luftën për pushtet që po zhvillohet dhe mban PD-në e bashkuar: VOTA E ANËTARËVE. Përplasjet dhe alternativat e ndryshme duhet t’i zgjidhin anëtarët. Basha nuk e ka betejën vetëm me Berishën e as Berisha vetëm me Bashën. Të dy e kanë edhe me ne: ata që duan një drejtim të ri dhe vizion të ri të PD-së. Basha duhet të hapë rrugën menjëherë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha nuk mund ta mbajë pushtetin me zor. Shiheni këtë foto: me ndonjë përjashtim, asnjë nga pozuesit nuk ka kontribut në PD, nuk ka ndikim në publik, nuk ka vota. A mund të përjashtojnë këta kryetarët e degëve të zgjedhur mga anëtarësia? A mund të vendosin këta që në PD nuk duhet të ketë garë?

Dua t’u bëj thirrje pozuesve në këtë foto dhe në atë që do bëhet në Këshillin Kombëtar: Ndalni shkatërrimin e PD-së me përjashtime dhe mbyllje! Ndalni marrëzinë e mbajtjes së karrikes kundër vullnetit të shumicës së anëtarëve. Lejoni garën, lejoni anëtarët të vendosin. Kjo e shpëton PD-në. Kjo është demokracia. Kjo është qasja amerikane”, shkruan Kadilli.

6 komente në “Pas “shuplakës” që i dha Berishës dje në Kuvend, Kadilli i kundërvihet Bashës: Hap rrugë”

  1. Ari says:

    Kandill, mendoj se ke ide te qarta. Por, ti tani erdhe ne PD qe po flet? Tani i pe “prapesite” psh, pse nuk fole sa here eshte zgjedhur Luli, apo kur garoi me Olldashin?

  2. Tahipi says:

    Ok Fatbardh, munde Berishen. Jepi. Mos valle pret qe ndokush te te dhuroje karrigen e kryetarit? Hajde bujrum ne shesh edhe ti provoje sa vlen. Betejat fitohen ne fushe jo nga maja e fikut.

  3. Sul Koburja says:

    Kadill PDnuk është Parti politike,është një grumbull njerëzish tifozë të Saliut.Skanë as kulturë politike e as kulturë të përgjithshme.Duhet një forcë e re politike me qytetare me mënd e dinjitozë.Nëse je i zoti themelore.PD e tregoi që skishte asnje karakteristikë Partie politike thjesht tifozë “O Sali o hero”,grupim tifozësh.

  4. Opinion says:

    Sh.mirë e ke o Kadill,Berisha e Basha duhet të ikin por ti qëndro fort për të parin se ai është kockë e fortë.Basha është skërbythje bie menjëherë po iku Saliu.E kundërta nuk ndodh ikën Basha por nuk shkulet Saliu.Rezultati,ti dhe të tjerët që aspironi për kryetar mbeteni pa gjë!

  5. pjeter says:

    Fiks Sul Koburja,ke qellu ne shenje,por Kadilli deri tani akoma nuk eshte i qarte se çfare do,tamam si Patozi,as e kap as e leshon.
    Lulushi ka mbeshtetjen e SHBA- ve,dhe kjo u pa qarte,ne deklaraten e Escobar.
    Per mendimin tim Kadilli,Patozi e te tjere si keta, sot duhet te marrin pozicion kunder “puçit” berishian,ai duhet te lihet me vetem ata pacavuret qe i rrijne pas.
    Kush ka ne zemer Shqiperine sot duhet te distancohet nga katrahura e shqiptareve,Luli eshte problemi qe duhet te pasoje,por pa u zgjidhur perfundimisht problemi kryesor,c’do iniciative tjeter ne ate parti,çon uje ne mullirin e spiunit te indoktrinuar ne bllok.

  6. Pipiruqi says:

    Edhe ty te pame, edhe si keshilltarte Berishes. Ik o Kadill se i njejtes CORBE je dhe ti.
    Qerrohu se na e shpifet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje