Zbardhen diskutimet mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD: Koha që Basha të drejtojë pa dualitet, ky është moment historik

12 Dhjetor 2021, 17:23Politika TEMA

Po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar e thirrur nga Kryesia e PD pas mbledhjes që u zhvillua ditën e djeshme pas vendimit të Kuvendit që shkarkoi atë dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Kryedemokrati Basha i është drejtuar me një fjalim anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

“Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit, është anti-amerikan”, është shprehur Basha sipas burimeve të Klan News. Të njëjtat burime kanë zbardhur të tjera diskutime që janë zhvilluar mes anëtarëve.

Lulzim Basha: Me një vendim të paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe Këshillin Kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata që përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara.

Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për të qene në një institucion legal të PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj në Kuvendin e parë të PD që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në Kryesi u kam thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë dhe deri sot nuk jam as në partine e Berishës, as Selamit, as Shehut, as Bashës. Jam në PD. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerë tek institucionet legale të PD. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD. Nuk po përjashtojmë ata që kanë shkuar ne stadium. Ata janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup me 29 anëtarë siç kemi bere në ‘97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 Nëntorit. Trupa e PD duhet të shtrihet në terren. Atje duhet ta bëjmë debatin.

Roland Bejko: Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado të ishin, megjithëse ishin më pak sesa duhen për të nxjerrë një deputet. Ata janë demokratë. Për shumicën mendoj se i kanë bashkuar interesat politike, të karrierës, apo nuk duan Lulzim Bashën. Interesat u kryqëzuan në këtë formë. Të mërzitur pas humbjes, të shqetësuar se nuk shikojnë perspektivë, me besim të thyer. Berisha i kuptoi interesat e tyre. Që duan një PD të mirëfilltë, të jetë meritokracia që bën përzgjedhje, të ketë perkohshmëri dhe jo përjetësi në poste. Atë që diskutojmë të gjithë. Dhe ua dha këtë. U thotë që këtë e bëj unë, megjithëse për 30 vjet nuk e bëri. E bëri për interes personal, që të marrë partinë. Më vjen keq që e shoh në këtë pozitë të vështirë. Për një burrë shteti interesi i përgjithshëm duhet të prevalojë mbi interesin personal. Kam mbajtur shënim gënjeshtrat. Ka thënë Edi Ramës i duhen 10 vjet të arrijë Lul Bashën. Dje u mor dhe me punët e bashkisë. Aty mendova që nuk ka më kuorum. Çfarë të bëjmë? Di që partia është formacion disipline. Morali është ombrella e të dobëtit, thotë Niçe, por PD nuk është pronë personale, është sakrifica e mijëra demokratëve. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm, është lider i forte, por nëse do të isha në vendin e tij, do të isha tërhequr për hir të sakrificave të demokratëve. Kush do ta mbajë partinë të bashkuar? I bie kryetari që është zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam të kalcifikoheni, të mbajmë parti të vogël. Nuk themi dot ne jemi më të mirët. Zoti Basha ju del detyrë të kapërceni Sali Berishën, të kapërceni veten. Kuvendi i 18 Dhjetorit është sfida juaj që je kryetar i vetëm, pa pengesë, me mbështetjen e Kryesisë, të Këshilli kombëtar dhe të Kuvendit. Qëndrimi juaj duhet të bindë ata demokratë që ju do të bëni një PD që të gjithë e duam. Do të jetë një Kuvend i vështirë, por është detyra juaj të jeni bindës, të krijoni një perspektive të qartë. Të ftojmë demokratët të jenë këtu me ne, të marrim sanksionet ndaj atyre anëtarëve të Kryesisë që nuk respektuan vendimin.

Agron Kapllanaj: PD është aset kombëtar, është shpresë për shqiptaret. Prandaj ky është moment historik. Nuk kam asgjë me atë pjesë të demokratëve që ishin dje aty në miting. Kanë qëllime. Por nuk mund të pajtohemi kurrë me ata që organizuan atë miting, ata që po kërkojnë ta përçajnë. Ne nuk shajmë, nuk fyejmë, ne do punojmë për këtë parti. Prandaj më 18 Dhjetor demokratët duhen të jenë në Kuvend dhe ta mbushin atë shesh. Nuk jemi në betejë për Lulzim Bashën, por për të ardhmen e PD, e cila është alternativë për të ardhmen e vendit.

Ferdinand Xhaferri: Ka zëra që thonë kryetari nuk bind. Po, e vërtetë, sepse mes nesh ka qenë dyshimi a kemi 1 kryetar apo kemi 2. Tani është koha që kryetari të drejtojë pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Për rezolutën propozoj të përfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi që ai dha ishte nisja e vizitës nga PD. Në lidhje me 18 Dhjetorin, dua të them që gjatë kësaj kohe e kanë mbajtur kryetaret e degëve. Deri në 18 peshën duhet ta mbajmë të gjithë për një Kuvend model.

Flutura Açka: Kur kam ardhur në PD, mendova që dija shumë, por në fakt e kam mësuar në bazë, me njerëz të ndershëm. Nuk është thjesht me kë je, me Bashën, a me Berishën? E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft që demokratët janë në pushtet. Berisha ka një plagë, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi që nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.

Pritet që Këshilli Kombëtar të marrë vendim për shkarkimin e kreut të saj, Edi Paloka si dhe të disa prej anëtarëve të Kryesisë që kanë marrë pjesë ditën e shtunë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Po ashtu siç njoftoi edhe një ditë më parë në një deklaratë Basha, Këshilli Kombëtarë do të dalë me një rezolutë në lidhje me situatën në PD

11 komente në “Zbardhen diskutimet mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD: Koha që Basha të drejtojë pa dualitet, ky është moment historik”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Pjesë e turpit te djeshem ne stadium u be edhe Agron Shehaj.
    Nga problemet qe ka me Bashën vajti dhe u shkerdhye me mullixhiun Sali.
    Tregon papjekuri dhe padurim feminor ne politike, a thua se po i merrnin copen e byrekut.
    Nuk priti dot sa te qetesoheshin ujrat. Kryeminister eshte Rama deri ne 2025. Nuk eshte se u bënë zgjedhjet dje. Debil.
    Tani i është mbyllur dera e PD-se legjitime.
    Dihet që Basha do t’i humbe edhe zgjedhjet e vitit 2025, edhe zgjedhjet lokale.
    Deri ne 2025, Agron Shehaj eshte deputet. Duke vazhduar te punojë me Bashën, vazhdon te ruaje legjimitetin dhe pergatit opinionin si udheheqes i ardhshem i PD-se.
    U tremb nga Berisha. Nga nje plak ne grahmat e fundit.
    Pse po flas per Agron Shehajn? Po sepse se moskane mbetur shume intelektualë ne PD. Ky ishte kandidat per te terhequr intelektualë te tjerë ne PD, dhe ta pastronte nga bufët, debilat, katunaret dhe gallofet që Berisha dhe Basha mblodhën ne PD.
    Por nuk e kapi momentin historik kur duhej mbeshtetur edhe nje medioker si Basha per te ardhmen e PD, dhe per t’u bere kryetar nenje ardhme te afert.
    Megjithatë nje gjë e sigurtë. Berisha mori fund. Bëri ndeshjen e fundit ne stadium kunder mullinjve te eres si Don Kishoti, dhe tani do mbetet ne çmendurine e tij antiamerikane.

  2. Asd says:

    Eshte e qarte, pastrimi ju beri mire. Besoj qe ne pak muaj 10 mijet e Berishes do katandisen 200, ndersa keni shancin te shendoshni organet e partise suaj tashme qe shkeputet kancerin. Urime PD!

  3. PD e shumepritur ♥️ says:

    Rrespekte Kryetar Basha, rrespekte Z Gjana, Z Bejko, Z Kapllanaj, Znj Açka, e NDERUAR KRYESI, PO mbani nje qendrim dhe PO beni nje DREJTIM perfekt ne kete situate te veshtire, te krijuar nga rremujaxhiu sali plaku dhe figurantet buratin paloka – shehu.
    Me te vertete qe kjo PD e diteve te fundit, me ka lene pa fjale, eshte kjo PD qe i ka munguar ketij vendi.
    Keto dite te veshtira do kalojn shpejt, fale jush!
    Bravo bravo!
    Shume shpejt do keni mendjen dhe zemrat e gjithe shqiptareve qe kane 30 vjet ne pritje per ringjallje kombetare!
    Z LULEZIM dhe te nderuar ANETARE rrespekte! ???

    1. ben says:

      PD e shumepritur-per cfare respekte flet more mik? Keta te gjithe jane pak me te mencur se sa ato idjotet e stadjumit dje ne nevojtoren e Berishes. Them pak me te mencur se e dine se po te ishin atje, mbrapa Berishes, do vulosnin fundin e tyre. Kush e kruan me bariun (USA) dihet se ku perfundon. Ajo qe kane te perbashket te gjithe keta te sotmit me ato te djeshmit, eshte se jane te perlyer ne llumin e korrupsionit, duke filluar nga humbesi Lulzim Basha, qe kurre nuk pati bythe te perballet me akuzat para nje gjykate, por ceshtjet ja mbyllnin me procedure mbeshtetur ne raporte mjekesore, gjygjtaret, ushtare te Berishes.
      Ata qe ishin dje ne nevojtoren e Berishes, e kane fundin me te afert, por e njejta gje i pret edhe Bashen me te tjeret per zullumet qe kane bere. Nje fjale e vjeter thote se Qeveria (SHBA-ja ne kete rast) e kap lepurin me qerre.
      Zotrote, me siguri do me kundershtoje per sa po shkruaj, por para se ta beje kete gje, me lejoni qe tu kujtoj se askush nuk e imagjinonte se do vinte dita dhe USA do godiste Salih qen Berishen. E njejta gje mendohej per Meten, por ja qe i pari e hengri Berishovici, qe cdo dite e me shume e shikkon se si i afrohet dites kur do kycet mbrapa hekurave, aty ku ka kohe qe duhet te kishte perfunduar, por e drejta vonon, por nuk harron-thote nje tjeter shprehje e vjeter e popullit tone. Meta do e ndjeke nga pas, menjehere sapo te iki nga karrikja e Presidentit.

  4. Qytetari says:

    Lulzim Basha eshte humbesi me i madh. Zero me
    Bisht

  5. Malo says:

    Lexoje qe keta komentuesit me duken si Servilat e Brigadierit njeher e nje moti,pa shije pa shprese.

  6. Pd drejte furneralit me lulon says:

    Luli eshte pjesa tjeter e nje muti qe u ndane dje,,
    Nqs nuk shkarkohet me dt 18 PD shkon drejt furneralit,,100%

  7. PD e shumepritur ♥️ says:

    Mik i dashur, po filluam ti bejme gjygjin Bashes, duhet t’ua bëjme te gjitheve, dhe Basha do dali me i vogli.
    Eshte ne kulturen e shqiptarit vjedhja, cublliku, dhe frikacake-ria.
    NE PERGJITHESI SKA BURRA, POR VETEM MINJ.
    Ajo qe vleresoj une, sot, ne PD eshte momenti historik, qe kryesia e pd PER HERE TE PARE NE JETEN E VET thekson dhe i jep rendesi dy gjerave:
    1 statutit te institucionit PD ( dmth rrespekto LIGJIN DHE LETRAT)
    2 demokrateve per bashkim
    berisha sa ishte, i mesoji demokratet me kaos e ligji jam une.
    kete vleresoj dhe bravo Bashes dhe kryesise.
    Lexoje Gjanen cfare ka theksuar, i papar bravo, i thjesht, konciz.
    JA sot ne PD pashe shqiptare te vertete.
    Te pakten personalisht, qendrimi dhe vendosshmeria e Kryetarit dhe Kryesise, me ka befasuar per mire! …..nuk u lëviz dot nje presje.
    Shume,….shume ndryshim per mire i pd.
    Sikur ta mbajne kete nivel qe kane shfaqur keto dite……shume shpejt fitojne ata dhe vendi.
    Te shohim.
    Per ata qe do me paragjykojne….u them se skam lidhje me asnje parti politike ne shqiperi,……..jam mijra km larg prej vitesh si shume te tjere.

  8. Koli says:

    Or ti PD e shumepritur.I ka thene Beni te gjitha,por po shtoj vetem pak gjera.Dihet qe Saliu si vrases dhe Kriminel qe eshte,po krijon nje tjeter PD me horra dhe kriminele qe i shkojne nga prapa.Por,po te them Por,edhe keto qe jane sot ne PD, jane maskarenjte e maskarenjve.Lulezim Basha,nje Horr qe ve gjoba Bosave te ndertimit,te cilet i japin parer Kunatit te tij,ka 4 vila me letra,i dha Grekut ne Bashkepunim me Salen me qindra km2,vjedhje ne shuma te medha ne Rrugen e Arbrit,si Minister qe ishte,Vrasjen e 4 vetave ne Bulevard,si Minister qe ishte,dhe shume te tjera.Si hapni gojen dhe thoni,tani PD do heci.Jane po ato Funderrima,ca iken me Salen,dhe keto qe jane me Lulin jane po bje Mut.Alibeaj burre i mire,Grida Kurva qe ndertonte pallate me dashnorin e pare,Salianji i denuar me Burg per mashtrim,te gjithe e dime Babalen,apo Roland Bejko nje mashtrues qe e njohin te gjithe,Dash Sula kur ishte Kryeprokuror ne Elbasan,ishte i lidhur koke e kembe me Kryebanditet e Elbasanit,dhe merrte leke ne shume marramendese per mos ti denuar kriminelet.Cfare te them me ,nuk kane te mbaruar,keshtu qe e mira eshte;Hengshi kokat nga te dyja anet e PD,qe populli per here te pare te kenaqet me Horrat e PD,qe do hane kokat e njeri -tjetrit.

  9. Koli says:

    Nese Lulka ben kongres te drejte, dmth te adresoj te gjitha pikat qe nxorri foltorja, kuptohet perjashto sali serbofil berishen, atehere i rregullohet profili.
    Lul mos u trem po hape partine.
    Ndryshoje statutin ku nese humb zgjedhjet, ti vodhen apo jo jep doreheqjen, prano fraksionet, liberalizo partine.
    keshtu mund te kesh nje shans te fitosh vet.
    ne te kunderten, do nglelesh si aleanca demokratike ne zgjedhjet e ardhshme e do shuhesh.

  10. Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:

    Thone qe Basha i ngjan QOFTELARGUT ne pamje,po i njgjan edhe ne veprime,( Nga FITORIA ne FITORIE) “PUSHKATON”shoket e ngushte pa ju dridhur dora.Qendrimi ndaj”OPEN BALLKAN”sot eshte gur prove per cdo patriot e cdo shqiptar.Qellimi numur nje i “HIRESISE”ishte percaria fetare, me krijimin e minilidhies ortodokse Serbi-Shqiperi -Maqedoni nepermjet” Klikes Vllaho-Ortodokse “te Tiranes percaria fetare eshte kercenim real kmbetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje